Bordi i AGK-së diskuton planet dhe projektet për tremujorin e fundit të këtij viti

0
119

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot  mbajti mbledhjen e radhës, ku prezent fillimisht ishin 7 nga 9 anëtarët.

Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, i njoftoi anëtarët më në detaje për takimet e zhvilluara me ambasadorë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, memorandumet e nënshkruara me Kolegjin AAB dhe forumZFD.

Në takim u diskutua për aktivitetet që parashihen të zbatohen në muajt në vazhdim, si dhe u ngrit nevoja që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët të kenë një akreditim të vetëm institucional, për të kryer më lehtë detyrat e tyre.