Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha merr pjesë në takimin vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve- EFJ

0
107

Në takimin vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka përfaqësuar kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha.

Rexha ka qenë panelist në diskutimin “Gazetarët nën presion në Ballkanin Perëndimor”, ku e ka paraqitur Indeksin e fundit të sigurisë për gazetarët në Kosovë, i cili u përpilua nga AGK në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists.

Ai gjithashtu ka folur për gjendjen e përgjithshme të lirisë së medias në Kosovë, efektet e pandemisë COVID-19 në punën dhe mirëqenien e gazetarëve kosovarë, si dhe nevojën për monitorim dhe transparencë në procesin e rëndësishëm për zgjedhjen e Bordit të ri të transmetuesit publik, RTK dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KPM-së.