Platforma Rajonale: Ndaloni sulmet ndaj gazetarëve

Safe Journalists

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, kërkon që policia dhe prokurorët malazezë të ndalojnë arrestimin e gazetarëve në shtetin e tyre me pretekstin e përhapjes së panikut duke publikuar lajme të rreme. Në të njëjtën kohë, Platforma Rajonale dënon sulmin fizik dhe veprimet ndaj ekipit të arbresh.info në Kosovë, nga personi që shoqëroi Simiq, që sipas gazetares ishte personeli tij.

Gjatë fundjavës së fundit, gazetarët Drazen Zivkovic dhe Gojko Raicevic u arrestuan për shkak se ata publikuan shpërthimin në vilën zyrtare shtetërore “Gorica” në Podgoricë. Policia më vonë e mohoi këtë, duke deklaruar se nuk kishte shpërthim, por disa dështime në instalime elektrike. Policia dhe prokuroria malazeze pretendojnë se Raicevic dhe Zivkovic, të cilët u lanë të lirë pas seancës dëgjimore, shkaktuan panik përmes atij artikulli. Portalet në të cilat ata janë redaktorë (In4S dhe Borba) menjëherë përcollën mohimin e policisë për lajmet e diskutueshme.

“Pasi gazetarja Andjela Djikanoviç u arrestua disa ditë më parë me të njëjtat akuza, policia dhe prokuroria bënë të njëjtën gjë të papranueshme. Ne e dënojmë fuqishëm këtë qëndrim ndaj gazetarëve dhe i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë që të ndalojnë këtë praktikë. Mali i Zi nuk po bën mjaftueshëm kur bëhet fjalë për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve, dhe ky është vetëm një hap i madh mbrapa”, tha Marijana Camovic, Presidente e Sindikatës së Medias së Malit të Zi.

Në të njëjtën kohë, ekipi Arbresh.info nga Prishtina u sulmua fizikisht gjatë raportimit të tyre për vizitën e Zëvendëskryetarit të Kuvendit të Kosovës edhe nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simic, në fshatin Prilluzha, Komuna e Vushtrrisë.

Sipas raportimeve të arbresh.info, Simic vizitoi një shkollë të mesme dhe më vonë të ashtuquajturën komunë paralele të Prilluzhës. Ekipit arbresh.info iu mohua hyrja në takime, ndërsa mediet serbe u lejuan të ishin të pranishme.

Sipas deklaratës së gazetares Elmedina Ballazhi, ajo u sulmua nga personeli i Simic, duke e goditur atë me bërryl në gjoks dhe duke i mbyllur derën asaj dhe kameramanit. Pas dy takimesh, Simic përsëri nuk pranoi të intervistohej nga gazetarja Ballazhi, dhe mohoi përmes një përgjigje me shkrim për arbresh.info se personi që sulmoi gazetaren është pjesë e personelit të tij.

“Sulmet duhet të ndalen. Për më tepër, zyrtarët shtetërorë duhet të ndihmojnë të gjithë gazetarët në raportim të drejtë dhe të paanshëm” tha Gentiana Begolli Pustina – kryetare e bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve mbështet kolegët e Sindikatës së Medieve të Malit të Zi dhe të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në përpjekjet tyre për të përballuar presionin e paparë mbi profesionin që po vjen nga organet shtetërore ose zyrtarët publik dhe ata bashkohen me kërkesat për të ndaluar arrestimin e gazetarëve.

Kujtojmë që çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Platforma do të informojë të gjitha institucionet evropiane për këto incidente dhe do të kërkojë ndërhyrjen e tyre në fushën e sigurisë së gazetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 14.01.2020.

 

Shoqata e Gazetarëve të BH

Sindikata e Medieve të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Vushtrri, 14/01/2020