Platforma rajonale: Ne dënojmë kërcënimet dhe fyerjet ndaj grave gazetareve në Maqedoninë Veriore

    0
    162

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon fuqishëm kërcënimet dhe fyerjet e Emil Jakimovski ndaj gazetareve Meri Jordanovska, redaktore në A1on.mk dhe redaktores Iskra Koroveshovska në TV Alfa.

    Dy gazetaret morën mesazhe kërcënuese përmes internetit nga Jakimovski javën e kaluar dhe kjo u raportua në polici. Sipas mesazheve të publikuara nga Jordanovska, ai e kërcënoi atë duke thënë që ” do të krijojë një funeral për të” e quajti atë “Sorospija” dhe përdori fjalime të tjera për diskriminimin gjinor ndaj saj. Siç u tha nga Koroveshovska, kërcënime dhe ofendime të ngjashme iu dërguan edhe asaj.

    Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë, Mladen Chadikovski i dënoi këto kërcënime dhe u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë rastin. “Ne komunikuam me Ministrinë e Brendshme dhe ata premtuan që do të hetojnë këto kërcënime kundër dy gazetareve. Unë i bëj thirrje Prokurorisë Publike të luajë një rol aktiv në hetimin e shpejtë të këtyre kërcënimeve në mënyrë që të parandalojnë rastet të ngjashme në të ardhmen.” – tha Chadikovski.

    “Fakt shqetësues në të dyja rastet është se këto kërcënime përmbajnë elemente të diskriminimit gjinor.” – tha Chadikovski dhe shtoi se një presion i tillë ndaj grave gazetare është një pengesë serioze për lirinë e shprehjes, lirinë e medieve dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar.

    Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Mbrojtjen e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve mbështet AJM në përpjekjet e tyre për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e fjalës dhe dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj dy gazetareve. Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë në mënyrë adekuate dhe të dënojnë qartë kërcënimet e gazetareve Jordanovska dhe Koroveshovska. Platforma do t’u dërgojë letra shqetësimi të gjitha autoriteteve përkatëse në Maqedoninë Veriore, duke u kërkuar atyre që të hetojnë urgjentisht dhe në mënyrë të plotë të gjitha faktet në lidhje me këto raste dhe të fillojnë të veprojnë në përputhje me rrethanat.

    Sulmi dhe kërcënimi i gazetarëve është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

     

    Shkup – Beograd – Podgorica – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 14.01.2020.

    Asociacioni i  Gazetarëve të BH

    Sindikata e Media e Malit të Zi

    Asociacioni i  Gazetarëve Kroatë

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

    Asociacioni i  Gazetarëve të Pavarur të Serbisë