Mbahet sesioni i dytë i trajnimit të studentëve të gazetarisë e gazetarëve të rinj, për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet

0
37

23 gazetarë e studentë të gazetarisë, kanë marrë pjesë në sesionin e dytë të trajnimit “Antigjipsizmi në Kosovë – raportimi i përgjegjshëm dhe etik për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”.

Pjesëmarrësit nën mentorimin e gazetarit, Lendrit Qeli, u njoftuan për kontekstin historik e social të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, të kuptuarit e antigjipsizmit, mediet sociale dhe rrjedhjen e racizmit, pesha e gjuhës së përdorur, si dhe punuan në grupe me shembuj të raportimit nga mediet qendrore e lokale, kështu duke i praktikuar njohuritë e fituara në trajnim.

Gazetarët dhe studentët e gazetarisë nga universitetet private dhe atij publik, në fund të trajnimit u certifikuan për pjesëmarrje nga Terre des hommes – Kosovo dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Ky trajnim u organizua si pjesë e projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga organizatat partnere Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe HEKS/EPER.