Deklarata e Rrjetit SafeJournalists për Votimin e Ardhshëm në Komisionin Special për Dezinformimin në Shqipëri

    0
    79

    Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë përgatitet të votojë Projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”, Rrjeti SafeJournalists sjell në vëmendje qëndrimin e shprehur në letrën e hapur të datës 9 prill 2024.

    Ne i bëjmë thirrje Kuvendit të sigurojë që komisioni të funksionojë në mënyrë transparente, me raportim të qartë publik për aktivitetet dhe vendimet e tij dhe të përfshijë në mënyrë aktive një gamë të ndryshme të palëve të interesuara në proceset e tij të konsultimeve dhe vendimmarrjes. U kujtojmë palëve të interesuara se lufta efektive e dezinformimit kërkon kontribut nga të gjithë sektorët e shoqërisë dhe konsultim me bazë të gjerë. Ne i bëjmë thirrje komitetit që të angazhohet në konsultime gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët përkatës për të zhvilluar strategji dhe politika që janë të balancuara dhe efektive. Është thelbësore që komiteti të funksionojë në mënyrë jopartiake, duke siguruar që veprimet e tij të mos ndikohen nga palet politike.

    Ne presim me padurim një dialog konstruktiv dhe urojmë të shohim Kuvendin e Shqipërisë të miratojë një qasje që balancon luftën kundër dezinformimit me synimin për të mbështetur lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.