SafeJournalists: E papranueshme fushata ndaj të përjavshmes Novosti në Kroaci

    0
    24
    photo: canva

    Gazeta e përjavshme “Novosti” prej disa kohësh po përballet me kërcënime, të cilat nisën pas një fushate të rrezikshme nga partia politike “Domovinski pokret” (PD) për ndërprerjen e financimit të Novostit.

    Pasi partia PD njoftoi në programin e tyre zgjedhor dhe gjatë fushatës se do të ndërpresë financimin për të përjavshmen e pakicës serbe “Novosti”, dhe vazhdoi ta shtyjë këtë agjendë pas zgjedhjeve, redaksia e Novostit dhe gazetarët e saj morën kërcënime të shumta. Disa nga këto kërcënime iu drejtuan edhe Shoqatës së Gazetarëve Kroatë (CJA), e cila mori telefonata të shumta, letra dhe emaile që kërcënonin si udhëheqësinë ashtu edhe shumë gazetarë që janë anëtarë të saj. Policia ka kryer menjëherë hetimet dhe intervistat në terren. Novosti është një gazetë javore për pakicën kombëtare serbe, që mbulon të gjitha temat relevante për shoqërinë kroate, duke iu përmbajtur etikës dhe parimeve gazetareske siç përshkruhet në Kodin e Gazetarëve Kroatë.

    Prej disa kohësh ka vijuar fushata për mbylljen e Novostit, e udhëhequr nga PD, të cilën partia e ka promovuar në të gjitha deklaratat e saj publike në media dhe rrjete sociale. Situata tashmë është bërë më e rëndë për shkak se PD është pjesë e qeverisë. Veprime të tilla nga PD jo vetëm që targetojnë të përjavshmen Novosti, por kërcënojnë seriozisht lirinë e medias dhe të drejtat e garantuara me kushtetutë të pakicave kombëtare. Novosti, si mediat e tjera të pakicave, financohet nga të ardhura të ndara për autonominë kulturore nga Këshilli për Pakicat Kombëtare, një organ shtetëror i krijuar me Ligjin Kushtetues për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. PD pretendon se Novosti nuk e përmbush rolin e saj si media e pakicës sepse nuk mbulon ekskluzivisht çështjet e pakicave. Megjithatë, kjo kritikë tregon një ndarje serioze të minoriteteve, pasi çdo media ka të drejtë të trajtojë të gjitha temat që i konsideron të rëndësishme.

    Hrvoje Zovko, president i CJA, tha: “Shoqata e Gazetarëve Kroatë qëndron fuqishëm me kolegët tanë nga Novosti. Nëse do t’u ndodhë diçka, do të mbajmë përgjegjës drejtuesit e PD-së, të cilët tashmë janë shqetësimi i kryeministrit Andrej Plenkoviç. Kërcënimet dhe fyerjet janë të turpshme dhe të papranueshme. Sulmi ndaj Novosti është një sulm ndaj gjithë komunitetit gazetaresk. Kohë të vështira janë përpara, por ne do të luftojmë. Ne nuk do të pengohemi”, përfundoi Zovko.

    Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson profesionistët e medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij CJA duke u bërë thirrje përfaqësuesve të qeverisë që të dërgojnë një mesazh të qartë duke dënuar kërcënimet dhe fushatën negative kundër të përjavshmes Novosti, duke kërkuar për de-përshkallëzimin e tensioneve dhe ndërprerjen e narrativë negative në media dhe në rrjetet sociale. Kërkojmë hetime urgjente dhe ndjekje penale të individëve që kërcënuan gazetarët.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 22.05.2024

    Association of Journalists of Kosovo

    Association of Journalists of Macedonia

    BH Journalists Association

    Croatian Journalists’ Association

    Independent Journalists’ Association of Serbia

    Media Union of Montenegro