SafeJournalists: Kërcënime me vdekje për gazetarin nga Daily Danas në Serbi

    0
    97
    photo: canva

    Gazetari i të përditshmes Danas, Vojin Radovanoviç, ka marrë një kërcënim me vdekje në Instagram.

    Radovanoviç mori një koment në një postim në Instagram, në të cilën ai publikoi një deklaratë nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (JAS) për sulmin ndaj tij nga një person i panjohur që ndodhi në fund të qershorit. Në deklaratën e JAS thuhet se ka kaluar një muaj nga sulmi dhe policia nuk e ka marr ne pyetje dëshmitarin e dyshuar. Si reagim ndaj kësaj historie, Radovanoviqit iu dërgua mesazh nga llogaria e selidbeiprevozz: “Duhet të vritesh për shembull, shikoje veten”. Kërcënimi u raportua menjëherë në Prokurorinë për Krimet e Teknologjisë së Lartë.

    Vojin Radovanoviç i tha rrjetit SafeJournalists se që nga shkolla e mesme, kur filloi podcast-in e tij, ai ka marrë shumë ofendime, shumë prej të cilave ishin gjuhë urrejtjeje. “E kam ndërtuar në vetvete që t’i marr të gjitha me një “Edhe çfarë”. Pas sulmit fizik, e humba plotësisht iluzionin e vogël se siguria e gazetarëve në Serbi ekziston. E kam kuptuar shumë kohë më parë se sulme dhe kërcënime të këtij lloji do të ndodhin në një moment. I prisja. Kërcënimi ka ardhur nga llogaria e biznesit të nje kompanie që ofron shërbim shpërngulje, aty është edhe numri i telefonit, ndaj nuk mendoj se do ta ketë të vështirë prokurorinë të gjejë se kush më ka kërcënuar me “vrasje si shembull për të tjerët”. Prokuroria është këtu për të vënë para drejtësisë ata që kërcënojnë dhe sulmojnë si shembull për të tjerët që kanë të njëjtat qëllime. Duke mos reaguar dhe duke mos i sanksionuar këta njerëz vetëm inkurajohen”, ka përfunduar Radovanoviq.

    Avokati i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), Rade Duric, thotë se ende kemi një problem të madh me kërcënimet online. “Një sasi e madhe e këtyre kërcënimeve mbeten jashtë procesit sepse nuk ka prova adekuate që janë evidentuar kërcënime të drejtpërdrejta. Nga ana tjetër, ata që i kryejne mbeten të paarritshëm sepse identiteti i tyre është shumë i vështirë për t’u identifikuar”, theksoi Duric.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Prokurorisë për Krimin e Teknologjisë së Lartë që të gjejë shpejt personin që i ka dërguar gazetarit kërcënime me vdekje dhe ta ndëshkojë atë në mënyrë adekuate. Rrjeti apelon tek institucionet që t’i marrin seriozisht këto lloj kërcënimesh dhe t’u përgjigjen menjëherë.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 02.08.2023

     

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BiH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi