SafeJournalists: Lufta për lirinë e medias është luftë për demokraci

    0
    26
    photo: canva

    Rrjeti SafeJournalists, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, 3 Maj, i bën thirrje publikut të mbështesë gazetarët që e bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe i rezistojnë shtypjes së lirisë së medias, sepse pa media të lira nuk ka demokraci.

    Gazetarët janë të ekspozuar ndaj presioneve, kërcënimeve dhe fushatave të ndryshme shpifëse. Ata që duan të cenojne lirinë e mendimit dhe të shprehjes sot bëjnë thirrje hapur për linçimin e gazetarëve dhe të gjithë të tjerëve që nuk mendojnë si ata. Gazetarët e kanë kundërshtuar për një kohë të gjatë, por është e nevojshme një mbështetje e gjerë publike dhe një luftë e përbashkët për media të lirë. Gazetarët duhet të raportojnë në interes të qytetarëve dhe për ta kryer punën e tyre në mënyrë profesionale është e nevojshme media e lirë.

    Prandaj ne vazhdojmë luftën për të drejtën e informimit dhe ftojmë qytetarët të na bashkohen duke mbështetur gazetarinë e lirë dhe profesionale.

    Meqenëse një numër i madh i kërcënimeve dhe madje edhe sulmeve ndaj gazetarëve mbeten të pandëshkuar, Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje institucioneve që të reagojnë në mënyrë më efektive, të mbrojnë gazetarët dhe të sanksionojnë autorët.

    Është e qartë se shumë njerëz të dhunshëm mbeten jashtë mundësive të ligjit, kështu që trendi i kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave vazhdoi edhe këtë vit.

    Në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i vitit 2024, ka pasur dy raste sulmi ndaj një gazetari, Furkan Saliu. Njëri ishte sulm fizik nga ekzekutori, ndërsa tjetri arrestimi nga policia dhe fillimi i procedurës penale kundër tij, siç e ka regjistruar Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.

    Në Shqipëri këtë vit janë regjistruar 7 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe mediave. Gazetari Ardit Hoxha është sulmuar nga Garda e Republikës në Kuvendin e Shqipërisë. Kërcënime me e-mail ka marrë gazetari Isa Myzyraj. Kërcënime ka marrë edhe gazetarja Klodiana Lala. Një fushatë shpifjeje është zhvilluar ndaj gazetares Ola Xama nga media dhe personazhe publike. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka pranuar t’i përgjigjet pyetjes së gazetares Ambrozia Meta dhe me atë rast e ka ofenduar atë dhe ka tentuar ta prekë në faqe. Redaksia e Citizen Channel u përball me sulme hakerash. Kryeministri Rama i quajti disa media shqiptare “tuba kanalizimesh” në lidhje me programin investigativ ne RAI3.

    Në Mal të Zi, Sindikata e Mediave të Malit të Zi ka regjistruar 9 raste kundër gazetarëve. Këto ishin sulme, kërcënime dhe incidente të tjera. Katër nga zyrtarë, tre nga politikanë dhe një nga një biznesmen përmes kompanisë së tij, dy raste kërcënimesh, një sulm, një kallëzim penal nga një tjetër media dhe një kallëzim në polici për të zbuluar burimin.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 9 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Në dy raste janë kërcënuar me jetë gazetarët, gazetari Korab Rexhepi dhe redaksia e KALLXO. Gjithashtu, ka pasur edhe pesë raste të kërcënimeve, është bërë fushata e poshtërimit të gazetarit Sarandi Ramaj dhe KTV-së. Frikësohet gazetari Lirim Mehmetaj, po ashtu edhe gazetarët e medias QIKA, Lajmi.net. Fyerje dhe kërcënime janë adresuar edhe ndaj gazetarit Lorik Gashi. Kërcënime ka marrë edhe portali Periskop. Sulm fizik ka pasur edhe ndaj gazetarëve të Lajmi.net.

     Kroaci, Shoqata e Gazetarëve Kroatë regjistroi 5 sulme ndaj gazetarëve. Këto ishin dy kërcënime ndaj gazetarëve, një sulm në Radio Rojc nga Pula, dhe kërcënime u bënë edhe ndaj mediave dhe vetë shoqates.

    Deri në fund të prillit të këtij viti, Shoqata e Gazetarëve të BH regjistroi 12 raste të kërcënimeve, sulmeve dhe rreziqeve të tjera të sigurisë për gazetarët dhe profesionistët e medias në Bosnje dhe Hercegovinë. Veçanërisht shqetësues është fakti se një pjesë e konsiderueshme e kërcënimeve kanë ardhur nga zyrtarë publikë dhe persona në poste të rëndësishme në pushtetin ekzekutiv shtetëror. Gjithashtu, ngacmimi në internet dhe gjuha e urrejtjes vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, pa masa ligjore gjithëpërfshirëse të shtetit për të sanksionuar dhunën kibernetike.

    Në Serbi është regjistruar numri më i madh i kërcënimeve për vdekje dhe sigurinë fizike të gazetarëve, gjithsej 32 raste. Kanë ndodhur 3 sulme fizike, 1 sulm ndaj mediave dhe shoqatave dhe tre raste që trajtohen si kërcënime të tjera. Kështu, Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë ka regjistruar gjithsej 39 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve nga janari deri në fund të prillit 2024.