Fushatë denigruese ndaj gazetares Saranda Ramaj dhe KTV-së, Prishtinë, 10.02.2024

    0
    50
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Saranda Ramaj
    Gjini Femër
    Data 10/02/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari Komuna e Prishtines / Perparim Rama / Doruntine Maloku
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias KTV
    Burimi Facebook & Media
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Komuna e Prishtines / Perparim Rama / Doruntine Maloku
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim fushatën e orkestruar nga udhëheqja e Komunës së Prishtinës kundër gazetares Saranda Ramaj, dhe televizionit KTV, pas publikimit të serisë së raporteve për këmbimin e tokave.

    Kryetari Përparim Rama në një sërë intervistash e ka akuzuar KOHA-n për “dezinformim”, kurse akuza të rënda ka bërë edhe Drejtoresha për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, Doruntina Maloku.

    Në seancën e anulimit të vendimit Maloku disa herë e ka sulmuar grupin KOHA, duke thënë mes tjerash: “A nënkupton kjo që ka pasur interes të kalojë kjo pikë apo vetëm pasi kjo u bë publike nga media të caktuara për qëllime krejtësisht që i shërbejnë interesave politike grupore e biznesore:”

    Ndërkohë, disa llogari në Facebook, të hapura së fundi kanë postuar statuse denigruese për gazetaren Ramaj, duke e mbrojtur Ramën dhe Komunën e Prishtinës.

    Këto sulme dhe kjo gjuhë janë të papranueshme, dhe AGK-ja e fton Komunën e Prishtinës që të distancohet, e të ofrojë përgjigje zyrtare e institucionale për të gjitha pretendimet e ngritura.