Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 08.04.2022

    0
    121
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 08/04/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Ramush Haradinaj
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Ramush Haradinaj
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.

    Kryetari i AAK-së njëherësh deputeti, Ramush Haradinaj, ka sulmuar sot mediat në Shqipëri dhe Kosovë duke i quajtur “mercenarë” dhe “të shitur”, pas pretendimeve të tij se ato kanë raportuar se mund të konsiderohet si kandidat për President të Shqipërisë. Për më tepër, Haradinaj i ka akuzuar mediat se punojnë “kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës”.

    Një gjuhë e tillë është kërcënuese, denigruese, e papranueshme dhe që rrezikon sigurinë e gazetarëve.

    AGK-ja e fton zotin Haradinaj dhe të gjithë akterët politikë që ankesat e tyre për raportimet t’i drejtojnë në organet vetërregulluese, dhe të përmbahen nga gjuha fyese dhe kërcënuese.