Pengim në kryerjen e detyrës, Prishtinë, 05.04.2022

    0
    144
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur)
    Data 05/04/2022
    Qyteti Prishtina
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Nga zyrtarët publik
    Shkelësi / i dyshuari FFK
    Burimi FFK
    Emri i shkelësit / të dyshuarit FFK
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë vendim dhe se vlerëson se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik. AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për të mbyllur punimet e Kuvendit zgjedhor për gazetarë dhe media, kuvend ky që është paraparë të mbahet më 6 prill.

    Sipas njoftimit të FFK-së, vetëm një transmetues do të lejohet në atë hapësirë, por asnjë gazetar.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë vendim dhe se vlerëson se arsyetimi i hapësirës është i paqëndrueshëm, pasi që ngjarje të ngjashme janë mbuluar edhe në të kaluarën nga të gjitha mediat e interesuara. Një mbyllje e tillë pamundëson raportimin profesional nga vendi i ngjarjes, për një ngjarje të rëndësishme dhe me interes publik.

    AGK-ja kërkon nga FFK-ja të rishqyrtojë vendimin dhe të lejojë gazetarët dhe mediat të kryejnë punën e tyre duke mos u penguar.