Intimidim ndaj gazetares, Blerta Foniqi Kabashi, Prishtinë, 03.05.2024

    0
    28
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Blerta Foniqi Kabashi
    Gjini Femër
    Data 03/05/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Dimal Basha
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias RTK
    Burimi RTK
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Dimal Basha
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit. Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.

    Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti.

    Deputeti Dimal Basha e ka krahasuar Transmetuesin Publik, RTK me televizionin shtetëror serb, RTS kur është pyetur nga gazetarja Blerta Foniqi Kabashi për kushtin e Asociacionit për anëtarësim e Kosovës, në Këshillin e Evropës.

    Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin . Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni…A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me ba Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha.

    AGK-ja, e përgëzon kolegen Foniqi Kabashi për profesionalizimin e treguar në intervistën me deputetin Basha përkundër sjellës së papërshtatshme të deputetit.

    Basha në këtë intervistë e ka sulmuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për punën që e bën në mbrojtje të gazetarëve dhe medieve.