Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarit Lorik Gashi, 25.04.2024

    0
    24
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Lorik Gashi
    Gjini Mashkull
    Data 25/04/2024
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Muhedin Ferati
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Kanal10
    Burimi Lorik Gashi
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Muhedin Ferati
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin. Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit. Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi.

    Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur.

    “Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve.

    AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.

    Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit.

    Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.