Kërcënim dhe pengim ndaj ekipit të Lajmi.net, Prizren, 04.04.2024

    0
    30
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Selim Miftari dhe Përparim Tufa
    Data 04/04/2024
    Qyteti Prizren
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Lajmi.net
    Burimi Lajmi.net
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, e dënon kërcënimin që është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar.

    Një ekip i portalit online, Lajmi.net i përbërë nga gazetari Selim Miftari dhe kameramani Përparim Tufa, janë penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht. Incidenti ka ndodhur gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren.

    Sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H ka e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet.

    Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët “ule qeta”, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të lajmi.net me fjalët: “Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu…”

    AGK-ja, e dënon kërcënimin që është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve. AGK-ja, kërkon nga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar.