Kërcënim me jetë ndaj gazetarit Fatlum Berisha, Prishtinë, 14.12.2023

    0
    46
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Fatlum Berisha
    Gjini Mashkull
    Data 14/12/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Emri i Medias Shenjester.net
    Burimi Email
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie. Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme. I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Gazetari Fatlum Berisha ka pranuar kërcënime me jetë në rrjetin social Tik Tok.

    Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, shihen komentet e lëna nga një llogari në videot e gazetarit me përmbajtje si “31 plumba t’i kisha dhanë”. Njëherësh, thuhet se rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me kërcënimet në drejtim të gazetarit Berisha, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të marrë hapat e nevojshëm për identifikimin e personit/personave që fshihen prapa kësaj llogarie.

    Për AGK-në, kërcënimet e këtij lloji janë tërësisht të papranueshme dhe dënueshme. I bëjmë thirrje të gjithë kolegëve që t’i raportojnë rastet e kërcënimeve online, në mënyrë që të mos kalojnë pa u ndëshkuar nga organet kompetente.