Kërcënim ndaj gazetarit Burim Pacolli, Prishtinë, 14.12.2023

    0
    48
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Burim Pacolli
    Gjini Mashkull
    Data 14/12/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Nacionale
    Burimi Email
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? AGK-ja, është e shqetësuar me trendin në rritje të kërcënimeve online në drejtim të gazetarëve dhe medieve, kaq lehtësisht nga qytetarët. Për AGK-në, kërcënimi ndaj Pacollit është i papranueshëm dhe dënueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Burim Pacolli – gazetar në Nacionale ka pranuar kërcënime nga një person përmes rrjetit social Instagram.

    Personi me nofkën “Edon Edon”, fillimisht e ka kërcënuar në komente gazetarin, e më pastaj në profilin e tij, ka kërkuar t’ia gjejnë adresën e banimit të Pacollit, me arsyetimin se po i duhet.

    Në njoftimin dërguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Pacolli ka bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

    AGK-ja, është e shqetësuar me trendin në rritje të kërcënimeve online në drejtim të gazetarëve dhe medieve, kaq lehtësisht nga qytetarët. Për AGK-në, kërcënimi ndaj Pacollit është i papranueshëm dhe dënueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës.