Pengim në punën e gazetares Behare Bajraktari, Prishtinë, 01.12.2023

    0
    61
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Behare Bajraktari
    Gjini Femër
    Data 01/12/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Shkelësi / i dyshuari Menaxhmenti i Radio Kosoves
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias Radio Kosova
    Burimi Behare Bajraktari
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Menaxhmenti i Radio Kosoves
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti është raportuar në polici

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e ka pranuar me shqetësim denoncimin që gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka bërë në një njoftim për organizatën rreth situatës së saj të punës në radion publike.

    Bajraktari ka shkruar se asaj këtë javë i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit në Radio Kosova.

    Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka ndryshuar përmbajtje si pjesë e skemës së re programore.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik.