Kërcënim ndaj gazetareve Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, Prishtinë, 30.11.2023

    0
    48
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli
    Data 30/11/2023
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Në gazetarë nga qytetarët
    Lloji i medias: Elektronike
    Emri i Medias KIKS Kosova / Klan Kosova
    Burimi KIKS Kosova
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Kërcënimet e tilla drejtuar gazetarëve janë tejet shqetësuese për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi që fshihet prapa këtij profili të rremë të mbahet përgjegjës.
    A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? Rasti nuk është raportuar në polici

    Autoret e emisionit KIKS Kosova, Ardiana Thaçi Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, pas një hulumtimi të bërë në lidhje me këngëtarin Eroll Murati, i cili sipas raportimeve është i përfshirë në mashtrimet me pasaportat sllovene, fajde, si dhe shitjen e makinave të cilat i kishte marrë me qira.

    Në një email drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gazetaret tregojnë që kanë marrë kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, nga një profil i sapo hapur në rrjetin social Facebook.

    Fjalët e përdorura janë tejet shqetësuese meqë përveç ofendimeve dhe gjuhës degraduese, ka përdorur edhe kërcënime të llojit: pak e ki, krejt t rrethekum me evlad kan me ti kall me cka ke…”, thuhet ndër të tjera në emailin e dërguar, ku bëhet e ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

    Gjithashtu, bëhet e ditur se pas përfundimit të emisionit ku është shfaqur ky hulumtim, ka reaguar edhe vetë personi i apostrofuar në të, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook.

    Kërcënimet e tilla drejtuar gazetarëve janë tejet shqetësuese për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet, dhe ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që personi që fshihet prapa këtij profili të rremë të mbahet përgjegjës.