Kërcënim ndaj gazetarëve të Front Online, Prishtinë, 10.04.2022

    0
    122
    Shteti KO
    Gjini Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu
    Data 10/04/2022
    Qyteti Prishtine
    Lloj i incidentit Kërcënime tjera ndaj gazetarëve
    Nga kush Nga personat publik
    Shkelësi / i dyshuari Asdren Gjikolli - Gjiko
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias FrontOnline
    Burimi FrontOnline
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Asdren Gjikolli - Gjiko
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Dyshimet për dhunim të një të miture, nga një figurë e njohur publike, përbëjnë temë me interes publik dhe mediat kanë obligim që të informojnë publikun kur akuza të tilla ngriten nga prokuroria. Po ashtu, gazetarët, mediat, shoqëria civile dhe qytetarët kanë të drejtë që të diskutojnë publikisht këto akuza sepse janë temë me interes publik. Përdorimi i padive për shpifje si strategji për të mos lejuar askënd që të diskutojnë këtë temë janë përpjekje të kota që do të rezultojnë të passukseshme. Ne besojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë do të trajtojë këto padi në mënyrë profesionale dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

    Menjëherë pas publikimit të një pjese të aktakuzës me të cilën Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon këngëtarin Asdren Gjikolli, të njohur si Gjiko, ky i fundit ka paditur për shpifje gazetarët e portalit “Front Online”, kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu, duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook. Postimet ndërlidhen me raportimet e tyre në FrontOnline.

    Gjiko ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prishtinës ta urdhërojë Hamidin dhe Veliun që të fshijnë postimet dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 5,100 euro nga secili. Paditë janë përgatitur nga shoqëria e avokatëve “Kërveshi & Partners”.

    AGK konsideron që paditë dhe kërkesat për masë të përkohshme përmbajnë elemente të Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP), padi këto që nuk kanë për qëllim të fitohen në gjykatë, por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko.

    Dyshimet për dhunim të një të miture, nga një figurë e njohur publike, përbëjnë temë me interes publik dhe mediat kanë obligim që të informojnë publikun kur akuza të tilla ngriten nga prokuroria. Po ashtu, gazetarët, mediat, shoqëria civile dhe qytetarët kanë të drejtë që të diskutojnë publikisht këto akuza sepse janë temë me interes publik.

    Përdorimi i padive për shpifje si strategji për të mos lejuar askënd që të diskutojnë këtë temë janë përpjekje të kota që do të rezultojnë të passukseshme.

    Ne besojmë që Gjykata Themelore në Prishtinë do të trajtojë këto padi në mënyrë profesionale dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.