Gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti, Prishtinë, 15.04.2022

    0
    122
    Shteti KO
    Emri dhe mbiemri Besarta Hoti
    Gjini Femër
    Data 15/04/2022
    Qyteti Prishtina
    Lloj i incidentit Kërcënime kundër jetës dhe lëndimeve trupore të gazetarëve
    Nga kush Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë
    Shkelësi / i dyshuari Xhelal Svecla
    Lloji i medias: Online
    Emri i Medias Periskopi
    Burimi Periskopi
    Emri i shkelësit / të dyshuarit Xhelal Svecla
    A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? Po
    Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren. AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave.

    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot në një konferencë shtypi sot ka përdorur gjuhë nënçmuese ndaj gazetares Besarta Hoti.

    Gazetarja Hoti e ka pyetur ministrin për punësimin e motrës së tij, në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, teksa, Sveçla i ka quajtur “budallallëqe” pyetjet e gazetares,

    Sjellja e ministrit Sveçla është joprofesionale për postin që mbanë dhe gjithashtu ka konotacione seksiste. Përgjigja e tij ka nxitur një varg reagimesh linçuese online që e kanë targetuar gazetaren.

    AGK-ja konsideron se gazetarët janë të lirë të pyesin çdo lloj pyetje në interes publik, pavarësisht temës qendrore të konferencës. Për më tepër, MPB-ja sikurse ministri të tjera të qeverisë nuk kthejnë përgjigje shumicën e kohës në pyetjet e mediave.