Platforma rajonale: NDAL presioneve politike ndaj gazetarëve

platforma-700x525


Beograd, 23.08.2018. – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë fuqimisht dënon sulmin e turpshëm dhe në plotëni të paarsyeshëm të kryetarit të Republika Sërpskës, Milorad Dodik ndaj kryeredaktorit të Qendrës për Gazetari Hulumtuese (CINS), Dino Jahic.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS) vlerëson se thirrjet publike ofenduese të Dodikut ndaj kryeredaktorit  të CINS-it përfaqësojnë presionin më të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së gazetarëve dhe medieve, por edhe të sigurisë personale të Dino Jahicit dhe kolegëve të tij në redaksinë e CINS-it.

Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve përkrah Dino Jahic dhe redaksinë e CINS-it, e cila përkundër presioneve dhe kërcënimeve të mëdha, do të vazhdojë të hulumtojë politikanët, funksionerët, biznismenët dhe njerëzit e afërt me pushtetin, me argumente dhe në respektim të të drejtave profesionale dhe etike të gazetarisë.

Kryetari i Republikës Serbe në konferencën për medie e mbajtur më 21 gusht ka sulmuar kryeredaktorin Jahic, duke e akuzuar se ai udhëheq qendrën e cila me financa të organizatave ndërkombëtare shkatërron strukturën politike në rajon. Duke mos ofruar asnjë dëshmi për akuzat e tij të rrezikshme, Dodik ka folur edhe në mënyrë ofenduese për kryeredaktorin e CINS-it.

Sulmin e Dodikut ndaj CINS-it dhe Jahicit e ka paraprirë fushata e ndyrë nëpër disa portale që ka filluar më 21 gusht, vetëm disa orë para konferencës për shtyp nga kryetari i RS-së. Fushata ka filluar në portalin Infosrpska.ba me publikimin e tekstit në të cilën, ndër gënjeshtra të tjera, është theksuar se CINS “ka fonde nga Britania e Madhe, ShBA-ja dhe Arabia Saudite” për projektin “Zhvillimi i gazetarisë hulumtuese në rajon në gjithsej 38 milionë dollarë”. Akuza kryesore është që “detyra kryesore e CINS-it që me kriminalizim të shkatërrojë qeverinë të cilat nuk janë në vijë me sponsorisuesit e mëdhenj të qendrës”.

Rikujtojmë se kjo është një ndër sulmet e Dodikut. Më 22 gusht Dodik ka kryer edhe një presion politik në CIN të Bosnje e Hercegovinës. Publikisht i ka akuzuar për publikim të dokumenteve të tij pronësore.

Sulmi dhe presioni ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes dhe në të drejtën e qytetarëve që të jenë të informuar.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokraci dhe të drejtën e gjithë qytetarëve.


, , 23/08/2018