Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 23/07/2024 |
Qyteti | Prishtine |
Lloj i incidentit | Sulmet ndaj mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Deklaratat agresive publike nga zyrtarët shtetërorë |
Shkelësi / i dyshuari | Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtesise |
Lloji i medias: | Online |
Emri i Medias | Nacionale, Periskopi |
Burimi | Konference per Media |
Emri i shkelësit / të dyshuarit | Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtesise |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve. |
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me deklaratat e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për “dorëzimin e lajmit”, në Prokurori për akuzat ndaj dy portaleve kosovare.
Zonja Haxhiu ka thënë pas përfundimit të një interviste në Prokurori se: “Ju e keni parë një lajm në RTK, ku në këtë rast është përmendur Nacionalja dhe Periskopi, u publikua në RTK, unë i kam dhënë informacione edhe Prokurorisë në lidhje me këtë lajm. Kjo është media kredibile. Unë i kam ofruar para prokurorisë ato që i kam parë edhe vetë.” Nëpërmjet kësaj deklarate skandaloze, zonja Haxhiu, ka sulmuar përnjëherë mediat dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
AGK-ja, e fton zonjën Haxhiu që të përmbahet nga deklarata të tilla, dhe nga partia e saj të ndalë fushatën e rrezikshme akuzuese kundër gazetarëve.