Shteti | KO |
Gjini | Grup (emëro anëtarët nëse është e mundur) |
Data | 25/07/2024 |
Qyteti | Mitrovice |
Lloj i incidentit | Kërcënimet kundër mediave dhe organizatave mediale |
Nga kush | Në gazetarë nga qytetarët |
Lloji i medias: | Online |
Emri i Medias | Mitropol |
Burimi | Mitropol |
A është njoftuar asociacioni i gazetarëve? | Po |
Cili ishte reagimi i asociacionit të gazetarëve? | Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie. Gazetarët, kudo në Kosovë, duhet të jenë në gjendje që punën e tyre në interes të publikut, ta bëjnë pa u penguar. |
A është raportuar incidenti tek policia/autoritetet ? | Rasti është raportuar në polici |
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar për dy kërcënime që ka marrë në 24 orët e fundit, media “Mitropol”, nga Mitrovica.
I pari ka të bëjë me një raportim nga Vushtrria për vendosjen e një mini-parku argëtues në shesh, kurse kërcënimi i dytë, ka ardhur e bashkuar me një video, që pretendon se “Wagneri është në Kosovë”.
Për AGK-në, këto kërcënime janë shqetësuese dhe të papranueshme, dhe i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës t’i hetojë ato, duke bashkëpunuar në denoncimin e kësaj medie.
Gazetarët, kudo në Kosovë, duhet të jenë në gjendje që punën e tyre në interes të publikut, ta bëjnë pa u penguar.