AGK dhe OSBE mbajtën tryezën përmbyllëse për “Rolin e medieve në raportimin e dhunës në familje”

0
145

PRISHTINË 29.11.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur tryezën përmbyllëse mbi “Rolin e medieve në raportimin e dhunës në familje”.

Kjo tryezë kishte për qëllim që të vlerësoi dhe diskutoi rolin e medieve dhe gazetarëve në lidhje me raportimin e dhunës në familje, ndikimit të cilin e kanë përmes raportimit dhe informimit në sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit në luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.

Në këtë tryezë u prezantua edhe udhëzuesi për gazetarë “Raportimi për dhunën në familje”, i botuar nga OSBE-ja, me ç’rast ambasadori Braathu, shprehi kënaqësinë që në kuadër të 16 ditëve të aktivitet kundër dhunës në familje, po prezantohet ky udhëzues, i cili, sipas tij, do t’iu vije në ndihëm të gjithë gazetarëve, të cilët, përmes punës së tyre do mund të ndërgjegjësojnë shoqërinë në parandalimin e kësaj dukurie.

Ambasadori i OSBE-së, tha se e Kosova është një vend i vogël për të pasur një numër kaq të madh të dhunës, dhe vlerësoj rolin që kanë mediet në luftimin e kësaj të keqeje sociale.

“Për rastet e dhunës në familje kemi mësuar nga mediet, sikur ju mos të kishit raportuar nuk do ishin raportuar fare, ndoshta OSBE-ja do ta dinte, por njerëzit në Kosovë duhet ta dinë dhe duhet të reagojnë, prandaj mediet kanë një rol shumë të rëndësishëm. Ne në OSBE duam të ju mbështesim ju për të raportuar në këto raste mjaft të vështira. 1128 raste janë raportuar në Policinë e Kosovës për dhunën në familje, dhe ky është një numër i madh për një vend kaq të vogël si Kosova”, tha ndër të tjera ambasadori i Braathu.

Ndërsa, në fjalën e saj, kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli – Pustina, tha se OSBE-ja ka qenë gjithmonë kontribuuese përkrahë medieve, për të ndihmuar në raportimin e dhunës në familje.

“Një ndër fushat ku OSBE-ja, ka qenë gjithmonë kontribuuese dhe përkrahëse e pazëvendësueshme është edhe zhvillimi i medieve të lira dhe lirisë së të shprehurit, si dhe promovimi i të drejtave dhe i barazisë gjinore në përgjithësi, e me theks të veçantë angazhimin dhe luftimin e dhunës në familje. Si rezultat i kësaj pune dhe kontributi shumë të rëndësishëm për në po e mbajmë sot edhe këtë punëtori fokus i së cilës është roli i medieve në raportimin e dhunës në familje”.

Në anën tjetër, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve serb në Kosovë, Budimir Nicic, foli për punëtorinë që organizata e tij e ka mbajtur në Graçanicë për gazetarët e komunitetit serb dhe rëndësinë e raportimit të dhunës në familje.

Në panelin diskutuese të kësaj tryeze ishin edhe gazetarët e dy televizioneve nacionale, Kaltrina Rexhepi-Dragusha nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Dije Bikliqi nga Kohavision (KTV), ku edhe prezantuan skoriet e tyre në lidhje me dhunë në familje, ato theksuan rëndësinë e madhe që kanë mediat në ndërgjegjësimin e shoqërisë karshi këtij fenomeni kaq negativë.

Të pranishëm në këtë tryezë diskutimin ishin edhe koordinatori nacional për Strategjinë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Naim Qelaj, udhëheqësja e Sektorit kundër Dhunës në Familje në Policinë e Kosovës, Tahire Haxholli, zëvendës-kryetarja e Komisionit të Pavarur të Medieve, Violeta Hyseni-Kelmendi, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave, Adelina Berisha, si dhe përfaqësuese të medieve nacionale dhe lokale.