Gazetarët e sigurt: Shqetësime për kërcënimet e përdhunimit të gazetareve malazeze

    0
    49
    photo: canva

    Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim të thellë për kërcënimet e përdhunimit që morën gazetaret femra nga Mali i Zi javën e kaluar.

    Një person i panjohur i ka dërguar një e-mail me kërcënime për përdhunim redaktores së portalit M, Danica Nikolic. Kërcënimet janë drejtuar ndaj Nikolicit dhe kolegeve të tjera të saj nga media të ndryshme Tamara Nikçevic, Bojana Dabovic, Mirka Devic dhe Slavica Kruscic Vasovic. Rasti është raportuar menjëherë në polici dhe prokurori.

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi (TUMM) paralajmëron se kërcënimet që kanë marrë gazetaret kanë qenë shumë problematike, sepse kjo ishte hera e parë që një kërcënim kaq masiv kishte ndodhur në Mal të Zi dhe në shënjestër ishin të gjitha gazetaret. “Autoritetet kompetente duhet të reagojnë urgjentisht për t’i dhënë fund këtij fenomeni dhe në mënyrë që autori të dënohet në mënyrë adekuate. Vitet e fundit, TUMM shpesh thekson shpejtësinë e policisë, prokurorive dhe gjykatave kur bëhet fjalë për rastet e reja të sulmeve ndaj gazetarët, por Danica Nikoliq ka qenë disa herë në shënjestër dhe me sa dimë nuk është bërë asgjë, kështu që përvoja e saj është ndryshe dhe apelojmë që kjo të ndryshohet”, tha kryetari i TUMM, Radomir Krackovic.

    Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson profesionistët e medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të tij TUMM, dhe u bën thirrje autoriteteve që ta marrin seriozisht këtë rast dhe të gjejnë urgjentisht personin që ka dërguar kërcënimet dhe të procedojnë rastin.

    Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast dhe do të vendosë një theks të veçantë në punën e tij për sigurinë e gazetareve.

    Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

    Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 18.12.2023

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

    Shoqata e Gazetarëve të BH

    Shoqata e Gazetarëve Kroatë

    Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

    Sindikata e Mediave të Malit të Zi