Home Blog Page 18

Tre persona të maskuar pengojnë ekipin e Papirusit për të xhiruar në Zveçan

0

Redaksia e Gazeta Papirus, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se tre persona të maskuar ia kanë rrëzuar kamerën ekipit të mediumit të tyre, përderisa ishin duke filmuar automjetet e KFORit.

Në videon dërguar AGK-së, dëgjohet njëri prej personave të maskuar duke i thënë ekipit që mos të xhirojnë.

Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të raportojnë nga këto komuna pa u penguar. Njëherësh, ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit.

 

 

Tentim sulmi ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan

0
Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan.
Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.
AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.

Vandalizohet vetura e Top Channel në Zveçan

0
Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan.
Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Kosovo Police për perimetrin e raportimit.
AGK-ja, sërish u bën thirrje prezencës ndërkombëtare në Kosovë, NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe pa u penguar të medieve.

Vandalizohen dhe dëmtohen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs në Leposaviq

0

Veturat e RTV Dukagjinit dhe të KALLXOs, janë vandalizuar dhe dëmtuar nga protestuesit në Leposaviq.

Në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa.

AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale.

Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.

Fushatë linçuese kundër Dafina Demakut – kryeredaktore në Periskopi dhe analiste në KTV

0

Dafina Demaku – kryeredaktore në portalin online Periskopi, dhe analiste e rregullt në televizionin kombëtar, KTV, e ka njoftuar AGK-në për një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj saj që po zhvillohet në rrjete sociale, kryesisht në TikTok.

Në disa video, Demaku përshkruhet si “gazetare pro-serbe” dhe “e dyshuar për agjente të BIA-s serbe”.

AGK-ja, e dënon ashpër këtë fushatë kundër Demakut, që e cenon direkt sigurinë e saj dhe të afërmëve të saj. Njëherësh, AGK-ja fton organet e sigurisë të hetojnë postimet dhe të ndërmarrin masa për të zbuluar kush qëndron prapa fushatës.

Gazetarët, të rrezikuar gjatë raportimeve nga veriu i Kosovës

0
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës po përcjell me shqetësim situatën e rënduar të sigurisë në 4 komunat në veri, prej nga dhjetëra gazetarë, kameramanë, foto-reporterë dhe punëtorë të tjerë medial po raportojnë.
AGK-ja, u bën thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale. Në këtë mes, portali Koha raporton se një veturë e ekipit është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar.
AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë.

Shumë e rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Sami Kurteshit ndaj AGK-së

0

Anëtari i partisë politike Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve.

Duke komentuar reagimet për emërimin e zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, zoti Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”.

Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se “AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!”. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur “ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it”.

AGK-ja, sërish i bën thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

0
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka përcjellur me shqetësim votimin në Kuvend të zonjës Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve.
Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën kësaj partie për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.
Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.
Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit.

AGK-në e vizitojnë gazetarë shqiptarë e serbë, pjesë e programit “Media Fellowship” të OSCE Mission in Kosovo

0
Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i kanë vizituar gazetarët e rinj shqiptarë dhe serbë të programit “Media Fellowship”, të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Tetë ( 8 ) gazetarët, kanë bashkëbiseduar me Kryetarin e Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, si dhe Drejtoren Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj.
Kolegët u njoftuan nga afër me punën që bën AGK-ja për të mbrojtur dhe promovuar punën profesionale të gazetarëve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medieve, si dhe angazhimin për sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Krahas projekteve që implementon AGK-ja, në bashkëpunim me organizatat partnere, Kryetari Rexha dhe Drejtorja Mulliqi Bojaj, njoftuan gazetarët gjithashtu për strehimin e kolegëve nga Ukraina dhe Afganistani, si dhe projektet e aktivitetet që janë planifikuar të mbahen muajve pasues.
May be an image of 3 people and text
May be an image of 2 people, people studying, newsroom and text
May be an image of 4 people, beard and people studyingMay be an image of 5 people
May be an image of 2 people, people studying and people smiling