Home Blog Page 63

AGK lanson raportin e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve

0

PRISHTINË, 17.12.2016 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës lansoj të shtunën raportin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve – pjesë e projektit rajonal ku janë të përfshira pesë shtete nga rajoni.

Raporti “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve” është kryer në bazë të analizave cilësore të dokumenteve, intervista cilësore me 14 individë – shumica gazetarë, anketa me 50 gazetarë dhe në bazë të dhënave zyrtare statistikore.

Raporti është i ndarë në tri grupe: A) Mbrojtja ligjore e lirisë së mediave, B) Pozita e gazetarëve nëpër redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës, dhe C) Siguria e gazetarëve.

Legjislacioni vendor ofron garanci për lirinë e shprehjes, të mediave dhe informacionit mirëpo vlerësimi i përgjithshëm i të gjithë gazetarëve dhe ekspertëve të intervistuar është se zbatimi i garancive të tilla ligjore është i dobët në praktikë.

Ligji për qasje në dokumente publike vazhdon të jetë ligji që nuk respektohet nga institucionet shtetërore. Sipas anketës, 78% të gazetarëve kanë theksuar se institucionet shtetërore kanë refuzuar t’u japin qasje atyre në dokumente publike, të nevojshme për raportimin e tyre. Gazetarët e anketuar thonë se Kuvendi i Kosovës është më i hapur ndërsa qeveria është më e mbyllur.

Gazetarët e intervistuar kanë cekur disa brenga të tyre si mungesa e kontratave të punës, vonesat e pagave dhe borgjet ndaj tyre nga pronarët, gazetarët punojnë jashtë orarit dhe nuk kompensohen, dhe gjysma e gazetarëve të anketuar kanë thënë se pozita e tyre ekonomike është përkeqësuar ndër vite.

Kur bëhet fjalë për sigurinë e gazetarëve, ata thonë se sistemi i drejtësisë nuk është efikas në trajtimin e lëndëve të tyre kur ata kërcënohen apo sulmohen fizikisht. Sipas AGK-së, që nga viti 2014 e deri më tetor 2016, janë paraqitur 43 raste, shumica prej tyre kërcënime dhe sulme fizike. Ndërsa, sipas statistikave të policisë, që nga viti 2013 e deri më gusht 2016, 63 gazetarë kanë raportuar rastet e tyre në polici.

Raporti rekomandon partitë politike që të heqin dorë nga ushtrimi i ndikimit në transmetuesin publik. AGK rekomandon po ashtu që Kuvendi i Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje të duhur financiare për RTK-në.

Ky raport paraqet rezultatet e hulumtimit të kryer në kuadër të projektit rajonal “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për avokim për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve”, i cili zbatohet nga asociacionet kombëtare të gazetarëve në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Raporti i plotë në gjuhën shqipe http://safejournalists.net/ks/resources/

Gazeta Zëri i ndërprenë marrëdhënien e punës gazetares që raportoi shtatëzëninë

0

PRISHTINË, 14.12.2016 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim të thellë njoftimin e gazetarës Senada Halimi se gazeta “Zëri” ia ka shkëputur marrëdhënien e punës pasi ajo i ka njoftuar se është shtatëzënë.

Në njoftimin e saj për AGK-në gazetarja Halimi ka thënë se: “Unë jam njoftuar me datë 06.12.2016 se më është shkëputur marrëdhënia e punës. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi menaxhmenti e ka kuptuar se unë jam shtatëzënë”.

Duke u bazuar në këtë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon veprimin e gazetës “Zëri” pasi vendimi i menaxhmentit bije ndesh me Ligjin e Punës si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Njeherësh veprimi i gazetës “Zëri” paraqet diskriminim të drejpërdrejt.

Shkëputja e marrëdhëniës së punës në kohën e shtatëzënëisë nuk duhet të që asnjë formë të shndërrohet në praktikë të lejueshme në vendin tonë. Presim që veprimi i gazetës ‘Zëri’ të dënohet edhe nga organizata të tjera që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e posaqërsisht të grave.

Për këtë rast me kërkesë të gazetarës Senada Halimi ne e kemi njoftuar edhe Inspektoratin e Punës nga i cili institucion presim vendim të shpejtë dhe të drejtë.

Poashtu inkurajojmë gazetarën Halimi që të nisë procedurat ligjore ndaj gazetës në fjalë.

Gjykatësi i EULEX-it vendosi që rasti “Toka” do të jetë e hapur për media

0

PRISHTINË, 13.12.2016 – Gjyqtari i EULEX-it, Arcadius Sedek vendosi që të mbaj rastin e ashtuquajtur “Toka” të hapur për publikun pas kritikave publike nga shoqëria civile kundër vendimit të parë të gjykatësit për të mbyllur gjykimin.

“E kam hapur gjykimin për mediat sepse jam në dijeni që është i rëndësishëm për mediat dhe iu intereson rezultati”, Arcadius Sedek tha të martën, shkruan Koha.net.

Sedek ishte kritikuar të hënën nga shoqëria civile dhe mediat për dhënie të vendimit për mbyllje të seancave në rastin “Toka” që përfshin politikanë të profilit të lartë të dyshuar për veprime korruptive në prona tokësore. Sedek kishte vendosur të mbyll seancat për shkak se janë në fazë teknike. Gjykimi u shty për shkak të mungesës së një të pandehuri që dyshohet se ka ikur nga Kosova.

Së fundmi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar në emër të mediave duke dënuar mbylljet e fundit të gjykimeve ndaj mediave dhe publikut, duke përfshirë edhe rastin “Toka”.

Jane edhe dy gjykime tjera që po ndodhin dhe përfshijnë individë të profilit të lartë por gjykatësit dhe prokurorët vendorë kanë vendosur qº t’i mbyllin ato për media dhe publikun.

AGK dhe organizatat tjera të shoqërisë civile thonë se këto veprime nga ana e sistemit të drejtësisë po ndikojnë drejtpërdrejt në transparencë të gjyqësorit.

“Me këto veprime gjykatat kanë krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë,” thuhet në reagimin e AGK-së.

Prishtinë, 13.12.2016

AGK: Fjala transparencë e ka humbur kuptimin nëpër gjykata

0

PRISHTINË, 12.12.2016 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim jashtëzakonisht të thellë mbylljen e seancës fillestare në rastin “Toka”.

Ne nuk pajtohemi me veprimin dhe arsyetimin e kryetarit të trupit gjykues në këtë rast Arcadius Sedek, se kjo seancë është e karakterit teknik. I’a bëjmë me dije kryetarit të trupit gjykues se pikërisht kjo seancë paraqet interes të lartë për opinionin publik, pasi këtu vendoset nëse do të ketë shqyrtim kryesor apo jo.

Kohë më parë AGK-ja kishte paralajmëruar se mbyllja për media dhe publik i rastit, Mekaj do të mund të shndërrohej në precedent, gjë e cila tashmë po dëshmohet me mbylljen e rastit “Stenta” si dhe këtij të fundit. Rikujtojmë gjyqësorin në vend se në të gjitha këto raste, të akuzuar janë persona që kanë mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse dhe se paraqesin interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik. Njëherësh ia bëjmë më dije sistemit të drejtësisë se me mbylljen e seancave është duke ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e imazhit si dhe pengimin e mediave që të kryejnë punën e tyre. Njëherësh, kërkojmë edhe nga prokurorët e rasteve që të mos pajtohen me mbylljen e seancave gjyqësore për shkak se këtu dëmtohet edhe kredibiliteti i Prokurorisë.

Ne kërkojmë nga Gjykatat që t’i hapin dyert për mediet dhe publikun, pasi transparenca duhet të jetë parimi bazë mbi të cilin do të duhej të funksiononin këto institucione. Mungesa e transparencës në drejtësi krijon mundësi për spekulime të ndryshme pasojat e së cilës do t’i bartin vetë institucionet e drejtësisë. Me këto veprime gjykatat kanë krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë.

Prishtinë, 12.12.2016

Mbani gjykatat të hapura

0

PRISHTINË, 30.11.2016 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar jashtëzakonisht shumë me mbylljen e dy seancave gjyqësore gjatë ditës së sotme, rasti ‘Mekaj, si dhe rasti ‘Stenta”. Shprehim kundështimin tonë me veprimet e papranueshme të sistemit të drejtësisë.
AGK-ja ditë më parë kishte kërkuar nga gjykatësi i Gjykatës Themelore të Prishtinës Shasivar Hoti të rishikojë vendimin e tij për mbylljen për publikun dhe mediat të gjykimit në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës se Apelit Salih Mekaj. Porse sot është dëshmuar se ky insitucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë. Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije Gërguri.
Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend.
AGK iu bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparenë në drejtësi. Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore.
Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë. AGK është poashtu thellësisht e zhgënjyer me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve.
30.11.2016

Reagim ndaj Presidentit Thaçi për injorim të gazetarëve

0
Kosovo's President Hashim Thaci

PRISHTINË, 30.10.2016 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e konsideron të papranueshëm veprimin e presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë konferencës së sotme nuk pranoi pyetjet e gazetarëve. E rikujtojmë presidentin Thaçi, se ai e ka për obligim që t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve. Veprimi i sotëm i presidencës paraqet mosrespektim të gazetarëve dhe injorim të punës sonë. Njëherësh kërkojmë nga presidenca që t’iu kërkojë falje të gjithë gazetarëve për ngjarjen e sotme.
Presidenti duhet ta ketë parasysh që në daljet e tij të ardhshme përpara gazetarëve të pranoj pyetje dhe të përgjigjet në to, pasi që presidenca si institucion duhet të jetë pikë reference e transparencës.
Duke shfrytëzuar këtë rast, njëherësh iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve që të jenë më të hapur për mediet. Statuset e “Facebook-ut” nuk janë mjet i mirë i komunikimit, andaj të gjithë personat që mbajnë pozita të larta udhëheqëse në Kosovë duhet ta mendojnë seriozisht përmirësimin e komunikimit me gazetarët.

AGK dhe KMSHK reagojnë për jo-transparencë të qeverisë

0
AJK and PCK joint press conference over their exclusion by government

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) kanë reaguar nga mospërfshirja e tyre nga zyra e Kryeministrit në lidhje me një draft rregullore për mbrojtjen e fëmijëve nga mediat. AGK dhe KMSHK janë informuar rreth draft rregulloret pasi që janë pyetur nga zyra e UNICEF-it në Kosovë për të komentuar për draftin. Të dyja organizatat ishin të mendimit se kjo mungesë e transaprencës nuk mund të injorohet dhe kanë abstenuar në pjesëmarrje, dhe po ashtu kanë kërkuar shpjegime nga zyra e Kryeministrit. Fillimisht, kërkesa për një shpjegim ishte injoruar dhe në fund një shpjegim që është dhënë ishte se asnjëra organizatë kishte një rol në kontribuimin e kësaj rregullore, e cila ishte obstruktive dhe jo-transparente.