Home Blog Page 61

Rregullorja e re për fonde publike për OJQ-të, mediat më shumë qasje në informata

0

PRISHTINË, 23/06/2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kënaqësinë të ju informojë që si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, gazetarët do ta kenë më të lehtë marrjen e informacioneve nga autoritetet publike për financimin publik të organizatave joqeveritare.

Kjo është mundësuar pasi që Ministria e Financave e ka marrë parasysh shumicën e komenteve të AGK-së të dërguara gjatë procesit të konsultimit publik për Rregulloren MF-NR-04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve.

AGK ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të obligohen me rregullore që të bëjnë publike emrat e anëtarëve të komisioneve që bëjnë vlerësimin e aplikacioneve dhe planet, rregullat, rezultatet dhe raportet për dhënien e fondeve publike në sektorin joqeveritar.

Analiza ligjore dhe komentet janë përgatitur nga AGK në bashkëpunim me juristën e së drejtës së medias Flutura Kusari.

AGK do të vazhdojë të monitorojë legjislacionin dhe të ofrojë kontribut sa herë që kemi të bëjmë me lirinë e medias si dhe transparencë.

Me respekt,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Prokuroria e Shtetit paraqiti rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve

0

PRISHTINË, 21/06/2017 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit shpalosi të enjten statistikat e saj në lidhje me të gjitha rastet e kërcënimeve dhe sulmeve të gazetarëve që nga pas lufta.

Në tryezën e mbajtur në Prishtinë “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve” morën pjesë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, prokurorë nga prokuroritë e Kosovës, Policia e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.

Prokurori Besim Kelmendi tha se që nga viti 1999 e deri me sot janë të evidentuara 120 raste të sulmeve, kanosjes, kërcënimeve  ndaj gazetarëve.

Statistikat treguan se në Prishtinë janë 90 raste, në Pejë 4 raste, në Mitrovicë 16 raste, në Gjilan 9 raste, në Ferizaj 1 rast, ndërsa në Prizren nuk ka pasur asnjë rast.

“Do ti rrimë mbi kokë secilit prokuror që ka rast të gazetarëve dhe do të kërkojmë që ti trajtojnë me prioritet,” tha prokurori i shtetit, Besim Kelmendi.

Kelmendi është caktuar edhe Koordinator në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për rastet e gazetarëve që nga marrëveshja ndërmjet AGK-së dhe Kryeprokurorit të Shtetit e marë më 9 mars 2017.

Në prokurorinë themelore të Prishtinës janë dorëzuar 22 aktakuza dhe janë shtatë aktgjykime. AGK do të vazhdojë punën me gjykatën themelore në Prishtinë për të parë se cili është statusi i rasteve tjera.

Shkelqim Hysenaj, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve tha se ka pasur ndryshime pozitive sa i përket prokurorisë lidhur me punën e tyre në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe njëkohësisht përshëndeti vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit  për caktimin e nga një prokurori në të gjitha prokuroritë e Kosovës si koordinator për rastet e kërcënimeve te gazetareve.

Reagim ndaj Prokurorisë

0

PRISHTINË, 09.05.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është informuar nga anëtarja Dardanë Neziri se ajo është ndier e ofenduar nga gjuha e përdorur nga zëdhënësja e prokurorisë Liridona Kozmaqi – Hajdaraj e cila gazetarën e ka quajtur “të pa edukate dhe të pa aftë”.

Poashtu Neziri ka thënë se zëdhënësja Liridona Kozmaqi – Hajdaraj e ka këcënuar gazetën “Koha Ditore” me moskthim të përgjigjeve në të ardhmen, gjë që bije ndesh me parimet e transparencës dhe misionin e prokurorisë.

Ne e dënojmë këtë veprim duke besuar se veprime të tilla nuk do të ndodhin në të ardhmen.

AGK, thërret për bashkëpunim të zyrës për informim të prokurorisë me gazetarë pa përjashtim.
Muajt e fundit AGK dhe Prokuroria e Shtetit janë angazhuar në krjimin e raporteve profesionale, gjithmonë në shërbim të komunikimit profesional dhe informimit të drejt të qytetarëve.

AGK proteston në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

0

PRISHTINË, 03.05.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin për Mediat e Shkruara të Kosovës dhe të përkrahur nga organizata të shoqërisë civile organizuan një aksion protestues në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ”Skënderbeu” në Prishtinë.

#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në këtë protest po ashtu është ngritur zëri kundër mosndëshkueshmërisë nga sistemi i drejtësisë ndaj rasteve të sulmeve fizike dhe kërcënimeve me jetë ndaj gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial.

Komuniteti i gazetarëve po ashtu ka protestuar kundër censurës, për kushte më të mira të punës dhe për qasje me kohë në informacione nga institucionet publike.

Që nga Janari deri në fund të Prillit 2017, AGK ka evidentuar shtatë raste të kërcënimeve verbale ndaj gazetarëve.

Reagim i Organizatave të Shoqërisë Civile për ndryshimin e Kodit Penal

0

PRISHTINË, 27.04.2017 –

Organizatat e mëposhtme të shoqërisë civile kundërshtojnë fuqishëm draftligjin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Draftligji i propozuar shkel thellësisht parimet fundamentale të një shteti demokratik ku respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut. Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë që të kriminalizojë lirinë e shprehjes përbën një hap drejtë autoritarizimit të Kosovës, dhe në kundërshtim të plotë me rrugën e reformave Evropiane për të cilat Republika e Kosovës duhet të jetë e përkushtuar.

Ne vlerësojmë që draftligji i hartuar nga Ministria e Drejtësisë është hartur në një proces krejtësisht të mbyllur, pa u thirrur grupi punues përkatës, dhe është nxjerrur në publik në një mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme. Ndryshimet e propozuara përbëjnë hap drejtë kontrollit të fjalës së lirë për të kritikuar institucionet e larta të Republikës së Kosovës përmes procedurës penale, standard i cili do të ngulfaste lirinë e fjalës publike si instrument për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe politike.

Për më shumë, ndryshimet e propozuara në draftligjin në fjalë (në veçanti neni 6 i draftligjit që i referohet nenit 134 të Kodit Penal) nuk janë hapur dhe diskutuar asnjëherë në takimin e grupit punues për këtë draftligj.

Ne kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë që menjëherë të tërhiqet prej një draftligji të tillë, dhe të kërkoj falje publike për këtë veprim autoritar të saj i cili ka cënuar seriozisht kredibilitetin e institucionit dhe politikbërjes në Kosovë. Gjithashtu, i bëjmë me dije Ministres së Drejtësisë që rruga Evropiane e Kosovës nuk mund të vihet përpara sfidave të tilla në një mënyrë kaq të papërgjegjshme.

Në të kundërtën, organizatat e poshtëshënuara do të marrin çdo hap për të penguar që një draftligj i tillë të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Organizatat nënshkruese:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Grupi për Studime Juridike dhe Politike
Organizata Cohu
Instituti Demokratik i Kosovës
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

Gazetari kosovar paditet për raportim të kërcënimit të rremë ndaj vetes

0

Gazetari Musa Mustafa nga Mitrovica ka informuar Asocicaionin e gazetarëve të Kosovës më 12 prill 2017 se ka pranuar SMS që ka kërcënuar jetën e tij dhe të familjes së tij nëse “vazhdon të shkruaj për Serbët”. Mustafa është pronar i portalit “Infojeta.net” dhe ka theksuar se ka pranuar këtë kërcënim për shkak të raportimeve të tij për strukturat paralele serbe dhe çështje tjera të sigurisë në qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Mustafa i ka thënë AGK-së se e ka raportuar rastin edhe në polici në Mitrovicë. AGK ka qenë në kontakt edhe me policinë dhe është informuar për fillimin e hetimeve policore. Megjithatë, pas dy ditësh, policia ka informuar se gazetari ka bërë lajmërim të rrejshëm pasi hetuesit kanë zbuluar se në të vërtetë ai i kishte dërguar vetes atë sms. Policia e Kosovës bazuar në dëshmi ka ngritur kallëzim penal kundër Mustafës për “lajmërim të rremë”. AGK do të monitorojë zhvillimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast deri në një vendim përfundimtar.

Ne jemi të angazhuar që të bashkëpunojmë me institucionet e Republikës së Kosovës në zbardhjen edhe të këtyre rasteve si dhe çdo lloj kërcënimi, shantazhi, sulmi apo formave të tjera të presionit që ushtrohen ndaj gazetarëve. Andaj duke u nisur nga kjo, në inkurajojmë të gjitha organanet e drejtësisë që të vazhdojnë punën në zbardhjen e jo vetëm këtij rasti porse edhe të rasteve të tjera.

AGK-ja së fundi ka vendosur ura të rregullta komunikimi me institucionet duke përfshirë Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Shtetit si dhe institucionet e tejra që kanë ndikim në përpjekjen tonë për krijimin e një klime më të favorshme për të ushtruar profesionin e gazetarit në vendin tonë.

AGK dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për sigurinë e gazetarëve

0

PRISHTINË, 28.03.2017 – Përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës takuan të martën drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ku u diskutua për një bashkëpunim më të mirë për sigurinë e gazetarëve në vend.

Kryetari i bordit të AGK-së, Shkelqim Hysenaj prezantoi para drejtorit të policisë raportin e vitit të kaluar të asociacionit në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve, e në veçanti u diskutua për rekomandimet e dala për policinë.

Hysenaj kërkoi nga drejtori Maxhuni që Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Po ashtu, një nga rekomandimet tjera ishte që të organizohen trajnime me oficerë policie që kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe mediave.

AGK dhe Policia e Kosovës u dakorduan që së shpejti të fillojnë më organizimin e trajnimeve të ndryshme në të cilat do të jetë e përfshirë edhe AGK-ja.

Drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni u zotua për një bashkëpunim të ndërsjellë që do të ndikonte pozitivisht në punën e policisë dhe mediave në vend.

Në takim poashtu u diskutua për transparencën e policisë në raport me mediat ndërkohë që teme diskutimi poashtu ishte edhe trajtimi nga ana e Policisë së Kosovës të kërcënimeve që vijnë përmes rrjeteve sociale. Sa i përket kësaj cështje, drejtori Maxhuni deklaroi se institucioni që ai drejton, i trajton të gjitha llojet e kërcënimeve dhe sulmeve që mund të kenë gazetarët.

Duke ju referuar shifrave zyrtare, Maxhuni theksoi se policia ka qenë mjaft efektive në trajtimin e rasteve kur gazetarët janë viktimë e sulmeve, kërcënimeve apo kanosjeve si pasojë e punës së tyre profesionale qe bëjnë.

Gazetari kërcënohet, i dyshuari 48 orë në ndalim

0

PRISHTINË, 24.03.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e mirëpret hyrjen në fuqi të vendimit të Kryeprokurit të Shtetit Aleksandër Lumezi sa i përket trajtimit me prioritet të rasteve të gazetarëve. AGK-ja është njoftuar sot për kanosjen që një person i ka bërë kolegut Vehbi Kajtazi duke ja dëmtuar edhe veturën private. AGK ka takuar kolegun në fjalë nga i cili u kërkuan informacione për rastin, ndërkohë qe jemi njoftuar se tashmë Prokuroria është duke vepruar konform vendimit të nënshkruar nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi me datë 09.03.2017.

AGK-ja mbetet e përkushtuar në krijimin e një ambienti me të sigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarit në vendin tonë. Në këtë përpjekje rol të rëndësishëm padyshim luan efikasiteti i institucioneve të drejtësisë. AGK do të bashkëpunoj ngusht me të gjitha institucionet sa herë që është e nevojshme.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton të gjithë anëtarët që kanë qenë viktima të veprave penale dhe që kanë paraqitur rastete e tyre në institucionet relevante që duke filluar nga data 22.03.2017 deri me 07.04.2017 të dërgojnë në e-mail adresën as[email protected].

Me respekt,
Bordi i AGK-së