Home Blog Page 60

AGK do të jep kontributin në draft strategjinë e komunikimit të ZKM-së

0

PRISHTINË, 03.10.2017 – Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj dhe drejtori ekzekutiv,  Arben Salihu pritën në takim përfaqësuesit e Zyrës për Komunikim Publik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Violeta Hyseni – Kelmendi si dhe Ismet Cakiqi.

Gjatë takimit AGK u njoftua për draft / koncept dokumentin për shërbimin e komunikimit qeveritar. Përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit njoftuan se dokumenti përfshin analizën e komunikimit qeveritar dhe ofron rekomandime për përmirësimin e komunikimit me media dhe publikun.

AGK do të analizojë draft dokumentin si dhe do ta përcjell këtë iniciativë për shkak të interesit tonë të natyrshëm për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e komunikimit të institucioneve me media/gazetarë.

Kërkojmë përgjigje të shpejtë nga autoritetet Serbe për rastin e gazetës Vranjske novine

0

VRANJE, 21.09.2017. – Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 gazetarë dhe punëtorë të mediave shprehin brengën e tyre të thellë për presionet ndaj gazetës lokale Vranjske novine dhe grevës së urisë së redaktorit dhe pronarit të saj, Vukasin Obradovic.

Pas 23 viteve të operimit dhe vëzhgimit kritik të çështjeve lokale në jug të Serbisë, gazeta Vranjske novine mbyllet për shkak të presioneve konstante ekonomike dhe politike.

Para disa ditësh në një Letër të Hapur që e adresoi Obradovic te institucionet relevante dhe publikun duke kërkuar përgjigje për situatën e gazetës Vranjske novine. “Që nga themelimi i tij, gazeta ka punuar në përputhje me ligjin, e me transparencë. Nuk ka pasur luhatje të mëdha në këtë biznes, të gjitha taksat janë paguar, gazeta ka vazhduar me emër të njëjtë dhe është botuar nga publikuesi i njëjtë. Në rastet e kaluara nga kontrollet e autoriteteve shtetërore, Vranjske novine kanë respektuar vendimet e autoriteteve dhe ka vepruar sipas rekomandimeve të nxjerrra.” Është e paqartë se pse një biznesi me performansë të mirë do të meritonte inspektime financiare të shpeshta dhe ndërprerëse, që kanë zgjatur më shumë se dy javë këtë shtator, të kryera në hapësirat e gazetës.

Ne kërkojmë nga institucionet që të reagojë menjëherë në letrën e Obradovic, dhe në mënyrë adekuate t’i adresojë pyetjet teknike që ai ka parashtruar.

Para dy ditëve një delegacion i gazetarëve nga rajoni kanë vizituar Obradovicin në Vranje për të shprehur solidaritetin me të. Gjersa është e kuptueshme në këtë kontekst specifik, greva e urisë nuk është një taktik e qëndrueshme për të arritur përparim në lirinë e mediave, pasi që është një çmim shumë i lartë për të paguar nga një individ i shquar në emër të një kauze më të gjerë. Protesta e ndërlidhur e qytetarëve që ndodhi në ditën e njëjtë para ndërtesës së qeverisë në Beograd dëshmon më tej situatën e rëndë dhe përqon një porosi tek institucionet e Serbisë se mediat kritikuese janë të rëndësishme për një shoqëri dhe se Qeveria duhet të mbrojë kushtet në të cilat është e mundshme për ata që të operojnë në mënyrë të lirë.

Rrjeti do të informojë të gjitha institucionet relevante rajonale dhe Evropiane për këtë rast në mënyrë që të kërkojë përkrahjen e tyre dhe do të vazhdojë që të monitorojë atë gjersa çështja është zgjidhur.

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

AGK dënon kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

0

PRISHTINË, 14.09.2017 – Kryeredaktori i gazetës “Insajderi” Vehbi Kajtazi ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ka pranuar një kërcënim me jetën. Kajtazi ka thënë se është kërcënuar nga deputeti Bekë Berisha i cili sipas gazetarit, ka shkuar në rëstorantin e një miku të tij duke ja lënë këtë porosi: “Tregoi atij shokut tënd se nëse edhe një herë ma përmend emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”.

Bordi i AGK-së është jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë kërcënim dhe kërkon nisje të shpejt të hetimeve nga institucionet e drejtësisë.

Kosova është vend që vazhdimisht është përballur me probleme në respektimin e Lirisë së Mediave. Raportet ndërkombëtare njejtë edhe këtë vit kanë evidentuar ngecje të vendit tonë në këtë fushë. Sidomos kohëve të fundit kemi rritje të konsiderueshme të sulmeve dhe kërcënimeve serioze ndaj gazetarëve.

Kur kemi parasysh mosndëshkimin e sulmuesve/kërcënuesve të gazetarëve, në këtë fazë AGK urgjentisht kërkon përkrahje nga të gjitha institucionet relevante duke përfshirë: Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera që të aktivizohen në krijimin e një ambienti më të mirë për ushtrimin e profesionit të gazetarit.

Nëse vazhdohet me tolerimin e këtyre veprave penale në të cilat gazetarët janë viktimë, atëherë veçse do të kemi shtim të numrit të rasteve si dhe vazhdim të humbjes së besimit në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Djegie publike të gazetës javore Kroate Novosti: dënoni kryerësit

0
Zagreb, 12.09.2017 - Tiskovna konferencija Autohtone – Hrvatske stranke prava ispred sjedišta Srpskog narodnog vijeæa. Na fotografiji Nikola Krklješ i predsjednik A-HSP-a Dražen Keleminec. foto HINA/ Denis CERIÆ /dc

ZAGREB, 13.09.2017. – Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 anëtarë, fuqishëm dënojnë incidentet publike duke djegur kopje të javores Novosti dhe kërcënimet që janë bërë kundër gazetarëve nga anëtarët e Partia Autoktone Kroate e Drejtësisë (A-HSP).

Në dhjetë ditët e fundit anëtarët e partisë A-HSP kanë djegur në dy raste kopje të Novosti, magazinë javore e pulikuar nga Këshilli Nacional Serb me seli në Zagreb. A-HSP ka akuzuar gazetarët e Novosti për shpërndarje të urrejtjes kundër Kroatëve dhe kanë kërkuar bllokimin e financimit të magazinës përmes bugjetit të shtetit. Kërcënimet kundër gazetarëve të Novosti – të shprehura drejtpërdrejtë apo përmes mediave sociale – ishin pjesë të incidentit.

“Vala e fundit filloi duke akuzuar gazetarët e Novosti për frymëzimin e tyre ndaj zjarrëvënieve përgjatë bregdetit kroat me artikujt e tyre dhe vijoi me djegie të kopjeve të revistës. ” tha Sasha Lekoviç, president i Asociacionit të Gazetarëve të Kroacisë (CJA) dhe shtoi: ” Ky rast është një gjueti në baza kombëtare dhe historia na mëson se çdo gjë që fillon si fyerje, kthehet në kërcënime dhe përfundon me dhunën fizike. Ne kërkojmë nga autoritetet që të reagojnë në mënyrë adekuate dhe kryeministri Plenkoviç të dënoj publikisht këtë incident”.

Organizatat e gazetarëve në rajon, anëtarët e Platformës, i bashkohen CJA-së në kërkesën për administratën e Kroacisë dhe udhëheqësve të saj që të dënojnë këtë incident, të veprojnë dhe në mënyrë adekuate të dënoj kryerësit.

Që nga Janar 2017 CJA ka regjistruar gjashte incidente të sulmeve kundër gazetarëve në Kroaci, duke mos përfshirë dy incidentet e djegies së Novosti.

Platforma konsideron se secili sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 13/09/2071

AGK: Kryeministër bëhu bashkëpunues Jo ofendues!

0

PRISHTINË, 13/09/2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i dëshpëruar me deklaratat e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj i cili ironizoi me përgatitjen profesionale të gazetarëve. AGK e konsideron të papranueshëm veprimin e kryeminsitrit ndëkohë që deklaratat e bëra nga ai paraqesin ofendim ndaj gazetarëve në vend.
Duke përcjellur me shqetësim këtë deklarim të kryemnistrit të ri, ne rikujtojmë se misioni i gazetarëve është që të bëjnë pyetje sa herë që ata kanë nevojë për përgjigje ndërkohë që përmbajtjen e pyetje nuk do të mund ta kontrollojë askush.
Me këtë rast, AGK kërkon nga kryemnistri Ramush Haradinaj që të jetë bashkëpunues me gazetarë si dhe të punojë intenzivisht në rritjen e bashkëpunimit me media si dhe transparencës së qeverisë.

Me respekt,
Bordi i AGK-së

AGK dënon gjuhën e përdorur ndaj gazetarëve nga deputeti Milaim Zeka

0

PRISHTINË, 11.09.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon gjuhën e përdorur nga ish-gazetari, tani deputeti i Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka ndaj gazetarëve Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga Insajderi.

Gjuha akuzuese e përdorur nga deputeti Milaim Zeka nuk përkon me punën dhe misionin që ka një deputet.

AGK-ja konsideron se deputeti Zeka duhet të përfaqësojë denjësisht interesin qytetarë e jo të shndërrohet në akuzues të mediave dhe gazetarëve në vend.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga deputeti në fjalë që t’i ndalojë akuzat ndaj ish-kolegëve gazetarë dhe të angazhohet në vendosjen e raporteve profesionale me ta.

AGK dënon përzgjedhjen e mediave në mbulimin e marrëveshjes politike

0

PRISHTINË, 04.09.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon përzgjedhjen e medias nga koalicioni PAN dhe partisë Aleanca Kosova e Re (AKR) me rastin e arritjes së marrëveshjes e cila ka për qëllim që të formojë institucionet pas zgjedhore.

AGK shpreh shqetësimin e thellë  pasi që mediat nuk ishin ftuar të mbulojnë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së së Behgjet Pacollit. Në të vërtetë, Arbresh.info ishte portali i vetëm që mbuloj këtë ngjarje.

“AGK konsideron se në këtë aktivitet do të duhej të ftoheshin të gjitha mediat pa përjashtim,” thuhet në reagimin e asociacionit.

Pronari i portalit është Rrahim Pacolli, i afërm i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Marrëveshja e re do të përfundoj bllokimin e formimit të institucioneve dhe do të mbyll krizën politike pas zgjedhore në Kosovë që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor 2017.

“Veprimi i sotëm i koalicionit PAN – AKR ka për qëllim ikjen e personaliteteve të caktuara politike nga mediat dhe gazetarët. Poashtu me këtë veprim, koalicioni në fjalë ka pasur për qëllim që diktojë raportimin e mediave për këtë marrëveshje që paraqet interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik,” tha AGK.

AGK kërkon angazhim më të madh të subjekteve politike, sidomos atyre që mëtojnë ardhjen në pushtet që të jenë të gatshme të ballafaqohen dhe bashkëpunojnë me gazetarët.

Ish deputeti heq dorë nga largimi i përgjimeve online që përfshinin atë dhe kolegët partiak

0

PRISHTINË, 18/07/2017 – Ish-deputeti, Adem Grabovci heq dorë me kërkesë të tij nga largimi i përgjimeve që përfshinin atë dhe kolegët e tij partiak, të cilat u publikuan online gjatë vitit të kaluar.

Avokati i Grabovcit i tha gjykatësit të martën se klienti i tij, Adem Grabovci nuk është duke kërkuar më largimin e përgjimeve telefonike të cilat u publikuan në gazetën onlinë, Insajderi.

Vitin e kaluar, Insajderi publikoi një seri të incizimeve telefonike ndërmjet Adem Grabovcit, ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, dhe kolegëve të tij të partisë, duke përfshirë presidentin e sotëm Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Bisedat e përgjuara tregojnë se si Grabovci dhe kolegët kanë ndikuar në emërime të njerëzve në poste të larta publike.

Pas publikimit, Adem Grabovci ka paditur Insajderin duke kërkuar largimin e përgjimeve por që Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e tij.

Në nëntor të vitit 2016, Gjykata e Apelit ka prishur aktvendimin e gjykatës themelore duke urdhëruar shkallën e parë që të kërkoj nga paditësi prova të reja në lidhje me pretendimet e tij.

Sidoqoftë, në gusht 2016, zyra e Prokurorit të Shtetit ka nisur një hetim për dyshimet se Grabovci “ka shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin e tij zyrtar për të siguruar fuqi politike dhe ndikim për proceset vendim marrëse përbrenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjet publike”.