Home Blog Page 59

Fotoreporteri kosovar arrestohet në Shkup

0

PRISHTINË, 02.11.2017 – Plotësim, 18:50 – Fotoreporteri Blerim Uka është liruar pas rreth pesë orëve të mbajtur në stacion policor. Uka është mbajtur për disa orë rresht pasi ishte dërguar në stacionin policor gjatë përcjelljes së seancës gjyqësore në rastin e njohur si “Kumanova”. Policia ia kishte kontrolluar aparatin fotografik për të parë nëse ai kishte foto të gjykatëses së rastit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka në Shkup të Maqedonisë. AGK është njoftuar se kolegu Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rasti e njohur si “Kumanova”. Siç mëson AGK, kolegu Uka ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellur këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës.

AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.

AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Poashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë.

Duke shpresuar në sqarim sa më të shpejt të kësaj situate, AGK beson në lirim të shpejt të kolegut Blerim Uka.

Autoritetet kroate të reagojnë: Sulmi i 11-të ndaj gazetarëve këtë vit

0
Zagreb, 28.09.2017 - Programsko vijeæe Hrvatske radiotelevizije (HRT) održlo 48. sjednicu. Na dnevnom redu je izbor dopredsjednika Programskoga vijeæa HRT-a, Hrvatski jezik u programima Hrvatske televizije (HRT – HTV) i Hrvatskoga radija (HRT – HR), jesenska programska shema HRT-a, kao i praæenje ispunjavanja obveza odreðenih Ugovorom izmeðu HRT-a i Vlade Republike Hrvatske... Na fotografiji Maja Sever. foto HINA /Zvonimir KUHTIÆ/ zk

BEOGRAD, 31.10.2017. – Platforma rajonale e Ballkanit Perëndimore për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 7800 anëtarë, fuqishëm dënojn kërcënimin me jetë ndaj gazetares Maja Sever nga transmetuesi publik i televizionit.

Ajo ka publikuar kërcënimin e pranuar në faqen e saj në Facebook, siç tha ajo, e dërguar tek ajo për shkak të lajmit të saj për refugjatët e transmetuar më 29 tetor. Së bashku me ofendimet dhe shprehjeve tjera abuzuese, autori i porosisë kishte shkruar: “Nëse dëshiron të jetosh me zezakë, shko jeto në Angli, Francë apo SHBA, por mos promovo ato politika multikulturale masoniste në Kroaci”. Maja Sever tha se porosia ishte dërguar nga një kroat që jeton në Belgjikë.

Sasa Lekovic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve Kroat (CJA), theksoi se kërcënimet dhe ofendimet kundër Maja Sever ishin episode të fundit të kërcënimeve ndaj gazetarëve, duke përfshirë kërcënimet me jetë, dhunës fizike dhe madje edhe të vrasjeve në tentativë.

Në katër vitet e fundit, CJA ka dokumentuar 39 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve, por vetëm disa prej tyre janë dërguar në gjykatë (procedurat gjyqësore janë ende duke vazhduar) apo janë sanksionuar.

Në shumicën e këtyre rasteve të zgjidhura kryerësit e krimeve madje as nuk kanë fshehur identitetin e tyre. Në raste tjera, as CJA por as gazetarët e sulmuar nuk kanë pranuar informata për hetimet; nganjëherë as që janë hapur.

“Ne informojmë publikun kroat, organizatat ndërkombëtare të gazetarëve dhe të tjerët që merren me lirinë e mediave për secilin rast të sulmeve ndaj gazetarëve dhe bëjmë thirrje për reagim më efikas dhe të shpejtë të institucioneve kroate”, tha Lekovic. Por ai gjithashtu tha se nuk ka vullnet politik për të zgjidhur rastet e gazetarëve të sulmuar. “Madje disa politikanë i ofendojnë ata duke i pranuar ato sulme dhe kjo është një porosi e qartë për institucionet relevante që mos ti marrin në mbrojtje gazetarët në mënyrë serioze”, shtoi Lekovic.

Platforma do të dërgoj letra tek të gjitha autoritetet relevante në Kroaci duke kërkuar nga ata që të parandalojnë çdo formë të dhunës kundër gazetarëve, që hetimet të jenë urgjente dhe të plota ndaj fakteve për këtë dhe rastet tjera të dhunës. Duke e bërë këtë ata do të dërgojnë porosi të qartë tek publiku se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme. Po ashtu, Platforma do të raportojë rastin tek Këshilli i Europës që promovon mbrojtjen dhe sigurinë e gazetarëve në platformën e tyre.

Platforma rajonale fuqishëm përkrah Asociacionin e Gazetarëve të Kroacisë dhe përpjekjet e tyre për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e shprehjes. Platforma po ashtu bënë thirrje tek organizatat ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe të drejtat e gazetarëve që të nxisë autoritetet që të hetojnë këtë dhe rastet tjera.

Sulmi ndaj gazetarëve është sulm i drejtpërdrejtë në lirinë e shprehjes dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar. Më 2017, CJA ka regjistrua 11 sulme dhe kërcënime ndaj gazetarëve.

Asociacioni i Gazetarëve të BH
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asciacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë

Platforma Regjionale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve, Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 31/10/2017

Kërcënuesi i gazetarit dënohet me 500 euro gjobë

0
Building of the basic Court in Pristina

PRISHTINË, 26.10.2017- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me gjobë prej 500 euro ish-zyrtarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për shkak të një kërcënimi të bërë nga ai ndaj një gazetari në vitin 2014.

Ish-gazetari, Liridon Llapashtica kishte pranuar një telefonatë më 14 shkurt 2014 nga ish-zyrtari i MTI-së, Osman Hajdini në lidhje me një artikull të botuar në gazetën “Zëri”, me ç’rast edhe ishte kanosur. Ish-zyrtari ka kërcënuar me fjalët se ‘pasi që ligji në Kosovë nuk funskionon, kemi me zgedh këtë me Kanun të Lekës, kam me ti dërgu njerëzit se ti qenke kryeneq’.

Llapashtica tha se nuk është i kënaqur me aktgjykimin dhe se do të këshilloj në avokat për hapa të mëtejmë.

Rasti i parafundit ishte më 27 shtator 2017, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjobë një person prej 300 euro për kërënimet me jetë ndaj dy gazetarëve të Koha Vision. Gazetarët pranuan kërcënimet përmes Facebook-ut pasi që i dënuari nuk ishte i kënaqur me një lajm ku përfshihej vëllai i tij.

AGK, edhe njëherë rikujton kolegët gazetarë dhe profesionistët tjerë medial, të cilët janë të përfshirë në konteste gjyqësore, konteste këto të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me punën e tyre profesionale ta informojnë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovë, në mënyrë që kjo organizatë të mund t’i monitoroj dhe të raportoj për këto procese gjyqësore.

AGK: Të mos keqpërdoret foltorja e Kuvendit për t’i linçuar gazetarët

0

PRISHTINË, 25.10.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ja lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet në Kuvend.

Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbënë keqpërdorim flagrant të institucionit të kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti.

Insitucioni i Kuvendit gjithësecilit deputet do të duhej t’i shërbente për diskutimin e temave përmbajtësore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK, kërkon nga NISMA për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t’i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

AGK, poashtu dënon mosndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi.

AGK kërkon nga Kryetari i Kuvendit, z.Kadri Vesli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imuntetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend.

AGK monitoron gjykimin e kërcënimit ndaj gazetarit

0

PRISHTINË, 23.10.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka monitoruar nga afër shqyrtimin gjyqësor ndërmjet ish-gazetarit Liridon Llapashtica dhe një ish-zyrtari të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për çështjen penale të kanosjes.

Liridon LlapashtIca, i cili, në atë kohë ishte i angazhuar si gazetar në gazetën “Zëri”, më 14 shkurt të vitit 2014, e kishte denoncuar rastin në polici, ku sipas dëshmisë së tij, ai ishte thirrur në telefon nga zyrtari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në lidhje me një artikull të botuar në gazetën “Zëri”, me ç’rast edhe ishte kanosur.

Gjatë shqyrtimit të sotëm gjyqësor u tha fjala përfundimtare nga ana e prokurorit të çështjes, Menduhi Kastrati, nga ana e ish-gazetarit Liridon Llapashtica si palë e dëmtuar dhe nga ana e ish-zyrtarit të MTI-së si palë e akuzuar në këtë çështje penale. Vendimi për këtë rast do të merret më datën 26.10.2017

AGK inkurajon të gjithë mediet dhe gazetarët të cilët janë të përfshirë në konteste gjyqësore, konteste këto të cilat ndërlidhen drejtpërsëdrejti me punën e tyre profesionale ta informojnë Asociacionin e Gazetarëve të Kosovë, në mënyrë që kjo organizatë të mund t’i monitoroj dhe të raportoj për këto procese gjyqësore.

Konsiderojmë se monitorimi dhe raportimi i rasteve gjyqësore nga ana e AGK-së, në të cilat janë të përfshira mediet dhe gazetarët do të kishte impakt në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e institucioneve ligj-zbatuese në vend, si dhe do të kontribuoj në gjendjen e sigurisë së gazetarëve dhe kushteve të tyre të punës.

Ekipi i RTV 21 pengohet gjatë mbulimit të zgjedhjeve në Obiliq

0

PRISHTINË, 22.10.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim informatën se është penguar ekipi i televizionit 21 në Obiliq. Informatën për AGK-në e ka bërë të ditur gazetarja Fitore Ademi e cila ka thënë se ekipi I televizionit nuk është lejuar që të futet brenda ambienteve të qendrës së votimit.

“Në qendrën më të madhe të votimit në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ekipi i RTV21 u pengua që të percjellë procesin zgjedhor. Ne nuk e dimë nëse drejtuesit e kësaj qendre kanë ndjekur trajnimet e KQZ-së apo kanë dashur të fshehin diçka nga syri i kamerës sonë, por, kërkesa jonë për autoritetet përgjegjëse është që ta hetojnë këtë rast”, ka thënë gazetarja Ademi.

Duke ju referuar këtij rasti, AGK dënon veprimin e menaxherit, kryesuesit të kësaj qendre të votimit si dhe fjalorin përdorur ndaj kolegëve Fitore Ademi si dhe kameramanit Sahit Kokolli.

AGK kërkon nga të gjithë drejtuesit e qendrave të votimit që të mos pengojnë gazetarët në kryerjen e punë së tyre si dhe të respektojnë ligjet në fuqi.

Poashtu AGK, kërkon nga kolegët që të raportojnë çdo pengesë që ju bëhët në punën e tyre në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës si dhe në Policinë e Prokurori që janë të angazhuara në mbarëvajtjen e procesit të votimit.

AGK protestoi kundër sulmeve ndaj gazetarëve

0

PRISHTINË, 14/10/2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i përkrahur nga kolegë gazetarë, anëtarë të shoqerisë civile, profesorë universitarë, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar sot në Prishtinë. Protesta është organizuar si kundërshtim i sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në vend.

AGK kërkoi nga sistemi i drejtësisë që të aktivizohet në luftimin e këtyre formave të presionit ndaj gazetarëve. Kryetari i AGK-së, Shkelqim Hysenaj theksoi se ”është momenti i fundit kur të gjitha institucionet duke filluar nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Kryetarët e Gjykatave dhe të Prokurorisë të ndihmojnë komunitetin e gazetarëve i cili është i vetëm në luftën për të krijuar ambient të sigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarisë”.

AGK poashtu kërkoi trajtim më të shpejtë të rasteve të cilat gjenden nëpër gjykata dhe prokurori.

Kosova nuk duhet të shndërrohet në një vend ku gazetarët janë të frikësuar të raportojnë apo thonë fjalën e lirë. AGK rikujton edhe njëherë se sulmi ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi është rasti i 20-të, këtë vit, ndërkohë që Kosova në vazhdimësi është duke shënuar rënie sa i përket indeksit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në botë.

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

0

PRISHTINË, 13.10.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kolegut Vehbi Kajtazi. AGK ju bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast.

Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt.

Hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve.

AGK do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi në këtë situatë të rëndë për te.

Sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët.

Sulmi i zyrtarëve policor ndaj gazetarëve është i papranueshëm

0

BEOGRAD, 12.10.2017 – Platforma regjionale e Ballkanit Perëndimor për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 7800 anëtarë, fuqishëm dënon sulmin fizik të gazetarit Drago Miljus nga portal index.hr nga anëtarët e policisë së Splitit.

Drago Miljus ishe duke qëndruar para një ndërtese publike, jashtë vijave të policisë duke mbuluar intervenimin e policisë tek plazhi Obojena svijetlost në Split. Intervenimi kishte të bënte me një sulmues vetvrasës i cili fatkeqësisht edhe kreu qëllimin e tij.

Njëri nga zyrtarët policor të pranishëm filloi të largoj Miljusin, së pari verbalisht dhe pastaj duke e shtyrë. Polici e gjuajti telefonin e Miljusit në deti. Atij iu bashkua një polic nga forcat speciale i cili e goditi gazetarin në kokë, duke e rrëzuar për toke dhe duke ia qarë buzët atij.

Pas incidentit, Miljus ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital të cilët ia qepën buzët. Departamenti i policisë në Split ka njoftuar për fillimin e hetimit për këtë incident dhe do të informoj publikun për të gjeturat.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë (CJA) mirëpret reagimin e autoriteteve por paralajmëron se ka kërkuar që të informoj publikun e përgjithshëm për rezultatet e hetimit të tyre për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve për rastet e numërta”, tha Sasa Lekovic, kryetar i CJA. “Por të gjitha ishin kot. Në vend të ndarjes së informacionit, oficerët e departamentit të policisë sulmojnë fizikisht gazetarët në punë.”

Platforma regjionale përkrah përpjekjet e CJA-së dhe i bënë thirrje institucioneve kroate që të hetojnë incidentet e fundit dhe ato të kaluara kundër gazetarëve dhe të dëshmojë se këto incidente janë marë seriozisht nga ata, të zbatojë standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve, sigurinë e tyre dhe lirinë e shprehjes të cilat janë të përfshira në legjislacionin vendor e që janë të rëndësisë së madhe dhe që do të ofrojnë kushte të lira e të sigurta të punës së gazetarëve dhe mediave.

Që nga fillimi i vitit 2017, CJA ka regjistruar katër raste të sulmeve fizike dhe tri raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kroaci, duke përfshirë edhe incidentin e fundit.

Platforma regjionale fuqishëm përkrah përpjekjet e organizatave të gazetarëve dhe mediave në mbrojtjten e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme mbi interesin publik, demokraci dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.