Home Blog Page 58

AGK dënon fushatën linçuese të zyrtarit shtetëror kundër gazetares

0

PRISHTINË, 24.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fushatën linçuese nga një zyrtar shtetëror kundër gazetares së televizionit Kohavision.

Gazetarja, Ardiana Thaçi-Mehmeti ka paraqitur disa nga detajet e fushatës që është nisur kundër saj që nga 2 tetor, 2017 nga ana e kryesuesit të Agjencisë të Shërbimit të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini.
Thaçi-Mehmeti, në një nga shkrimet e saj, ka zbuluar një parregullsi në procesimin e një tenderi e cila ishte fituar nga një kompani, ku Nuredini me pronarin e kësaj kompanie fituese, është në bashkëpronësi në një kompani tjetër. Agjencia Kundër Korrupsion ka vërtetuar se ka ekzistuar konflikt i interesit të Nuredinit në këtë tender. Gazetarja Thaçi-Mehmeti ka raportuar edhe disa lajme tjera në lidhje me keqmenaxhimin në këtë agjenci.

Webfaqja e agjencisë mban një lajm që I bënë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’i besojnë gazetares Thaçi-Mehmeti dhe se ajo ka qëllime personale për të sulmuar ASHNA-në.

“Qëkur kjo Agjenci dërgoi një letër për media, më 2 tetor, në të cilën u bënte thirrje qytetarëve të Kosovës të mos binin pre e kinse “dezinformatave” të publikuara në Kohavision nga unë -Ardiana Thaçi, që në fakt ishin vetëm informacione të mirë hulumtuara dhe të bazuara në dokumente për keqmenaxhimin e këtij institucioni nga kreu i tij, Bahri Nuredini. Në ueb faqen e tyre që nga ajo ditë, vazhdon të qëndrojë emri im në formë linçimi, lajm i cili kohë pas kohe paraqitet edhe në ekranin e madh në një nga sallat e kësaj agjencie” ka thënë gazetarja Thaçi – Mehmeti.

AGK, kërkon nga ky institucion që të largojë këtë njoftim nga Ueb-faqja si dhe të mos përsërisë një praktikë të tillë në raport me gazetarët.

Kjo formë e veprimit paraqet tendencë të hapur për linçimin e gazetarëve si dhe ka qëllim të drejtpërdrejt të dëmtimit të imazhit të tyre.

AGK lansoi raportin e dytë për lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve

0

PRISHTINË, 20.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës lansoi të hënën raportin e dytë në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Raporti është vijueshmëri e vlerësimit të vitit të kaluar e cila ka prezantuar në më detaje situatën legjislative, dhe gjendjen socio-ekonomike dhe politike në lidhje me lirinë e mediave dhe sigurisë së gazetarëve.

Raporti është i ndarë në tri pjesë duke përfshirë: mbrojtja ligjore e lirive të mediave dhe gazetarëve, pozicioni i gazetarëve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës, si dhe siguria e gazetarëve.

Për pjesën e parë të treguesve është paraqitur e gjetura në lidhje me përpjekjen e dështuar të qeverisë së kaluar për të rikriminalizuar shpifjen dhe fyerjen përmes ndryshimit të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ministria e drejtësisë i ka larguar këto propozime pas reagimit të madh nga ana e shoqërisë civile në përgjithësi.

Raporti rithekson se gazetarët vazhdojnë të punojnë në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së kontratave, pagave të ulëta dhe shpesh të vonuara dh ndonjëherë edhe të papaguara. Situata e vështirë ekonomike ka ndikuar në media të cilat burimin e vetëm të tyre kanë të hyrat nga marketing.

Në pjesën e tretë të treguesve, siguria e gazetarëve, është shënuar një përparim në krijimin e mekanizmave mbrojtës nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Mirëpo, sfidat tjera mbesin përpara kur flasim për mosndëshkueshmërinë e rasteve. Brenda periudhës së raportimit, AGK ka regjistruar 11 raste të kërcënimeve dhe sulmeve dhe asnjë prej kryerësve të krimit nuk janë ballafaquar me gjykatën. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka trajtuar dy raste penale, të viteve 2014 dhe 2016, duke i dënuar të akuzuarit me dënime më gjobë, 300 dhe 500 euro respektivisht.

Përndryshe, prej Janarit e deri më sot, AGK ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve. Policia e Kosovës ka theksuar se kanë të regjistruar 24 raste kundër gazetarëve por AGK ka kuptuar se disa raste nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me punën e gazetarëve dhe disa raste kanë dashur që mos tiu publikohen ato.

Në publikimin e raportit ka qenë prezent shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu i cili inkurajoi AGK-në dhe profesionistët e tjerë medial që të qëndrojnë së bashku në mbrojtje kundër sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ai po ashtu foli për të drejtën në qasje në informacione dhe tha: “E drejta në çasje në informata është mjet i fuqishëm’.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi theksoi se prokuroria do të vazhdojë të punojë ngushtë me gazetarët në lidhje me rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj tyre. “Mediat dhe gjyqësori duhet të jenë partner të përbashkët në luftimin e korrupsionit dhe në vendosjen e rendit dhe ligjit, prandaj gjykime dhe raportime të drejta kanë rol kryesor në arenën ndërkombëtare,” tha Lumezi.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë po ashtu Riccardo Serri nga zyra e BE-së në Kosovë, zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti.

AGK dënon kërcënimet e përsëritura ndaj kolegut Refki Alija

0

PPRISHTINË, 17.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut, Refki Alija se ai është kërcënuar disa herë nga Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit.

“Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizerenit, z.Bedrija Ejupagiç, më ka sulmuar verbalisht në zyren për komunitete dhe kthim në praninë e tre zyrtarëve. Më ka kërcënuar, duke më thënë “që kam me e pa kush është ai dhe qe ka me e shkatërru familjen time, duke vazhduar të fyej e shaj profesionin tim si gazetar dhe më është afruar disa herë duke e ngritur zërin qe të kem kujdes nga ai dhe nga familja e tij”, thuhet në emailin të cilin Alija ja ka dërguar AGK-së.

Meqenëse rasti tashmë është denoncuar në polici, AGK-ja kërkon hetim të shpejt të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.

AGK kërkon nga gjithësecili zyrtar që të fokusohet në rritjen e bashkëpunimit me gazetarë e asesi të mos shndërrohen në pengues të punës së tyre.

AGK dënon sulmin ndaj gazetarit Taulant Osmani

0

PRISHTINË, 11.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin dhe kërcënimin që i është bërë gazetarit të BIRN-it, Taulant Osmani, sot në Gjilan.

Osmani, është kërcënuar, fyer dhe tentuar të sulmohet nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores së Luftës Nacional- Çlirimtare “Ushtarët e Ramë”.

“Unë si gazetar për të paraqitur atë se qytetarët janë të ndarë sa i përket kësaj problematike, filloj të incizoj debatin mes tyre, dhe personi në fjalë reagon ashpër, më vërsulet me fjalet pse po xhiron. Ne atë moment kanë ndërrhy edhe dy persona të tjerë të cilët më kanë shtyrë, sha e duke ma kapur telefonin”, tha Taulant Osmani për KALLXO.com.

AGK kërkon nga institucionet relevante të hetojnë sa më shpejt këtë rast. AGK ka kuptuar më vonë se policia ka arretuar një të dyshuar për këtë rast,

AGK: Politikanët të jenë bashkëpunues, të mos ofendojnë gazetarët

0

PRISHTINË, 08.11.2017 – AGK dënon gjuhën e përdorur nga Kryeparlamentari Kadri Veseli në një ngjarje në Prishtinë duke akuzuar një gazetare për ‘pyetjet e politizuara’.

Gazetarja Saranda Ramaj thotë se është ndier e fyer nga Kryeparlamentari Veseli pasi ajo i kishte bërë një pyetje. “Sot Kadri Veseli vizitoi QKUK-në. Pyetja ime ishte: Pse po e politizoni ndërtimin e Spitalit të Ferizajt kur paratë për këtë projekt janë zotuar dhe tenderi është shpallur në Qeverinë e kaluar?”, Rama kishte postuar në Facebook.

Veseli kishte refuzuar që të përgjigjej në pyetje. “Veseli më akuzoi se jam gazetare e politizuar dhe se bëj pyetje me porosi”, tha Ramaj.

“Duke ju referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithësecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedh forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarëve,” thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK konsideron se kryeparlamentari do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë.

Policia kërkon ndihmën e publikut për t’i gjetur sulmuesit e gazetarit

0

PRISHTINË, 07.11.2017 – Policia e Kosovës të martën ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar tre persona që dyshohen për sulmin ndaj gazetarit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka nxjerrë disa foto nga kamerat e rrugës të tre personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri.

“Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse po kërkojmë përkrahjen e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar. Andaj të gjithë ata që kanë informacion lidhur me personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre i lusim që informacionet e tilla përmes numrit 192, t’ia kalojnë policisë ashtu që të mundësohet kapja e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Parim Olluri ishte sulmuar më 16 gusht 2017 nga tre persona gjersa ai ishte duke shkuar në shtëpi së bashku me gruan e tij. Ajo kishte humbur ndjenjat për shkak të sulmit. Të dy kishin pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prishtinës.

Për më shumë foto të të dyshuarve, ju lutemi klikoni këtu.

AGK: Politikanët të mos u prijnë fushatave kundër gazetarëve

0

PRISHTINË, 04.11.2017 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e anëtares Arta Avdiu se ajo është duke u kërcënuar përmes mesazheve të ndryshme. Kërcënimet vijnë si pasojë e një postimi të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku e cila në postimin e saj ka akuzuar gazetatën Arta Avdiu për mosprofesionalizëm si dhe anime politike, pavarësisht se kjo e fundit, vetëm se po e kryente punën e saj. AGK, konsideron se mënyra e veprimit të deputetes Izmaku nuk është forma më e mirë e shprehjes së kundërshtimit në raport me punën e gazetarëve.

AGK, dëshiron të ja bëjë të qartë deputetes në fjalë se gazetarët kanë të drejt të bëjnë çfarëdolloj pyetjesh nëse ata konsiderojnë se janë në interes të opinionin publik.

AGK kërkon nga përfaqësuesit politik që të zgjedhin forma profesionale të shprehjes së kundërshtimit të tyre në raport me punën e medive dhe gazetarëve.

Në kohën kur vendi ynë është duke u përballur me situatë të rëndë sa i përket sigurisë së gazetarëve dhe respektimit të lirisë se mediave, çdo nxitje apo nisje e fushatave linçuese nga ana e politikanëve mund të prodhojë pasoja për gazetarët. Ne besojmë se gazetarët sot, më shumë asnjëherë më parë kanë nevojë për mbështetje të të gjitha institucinoneve, kjo për faktin se vetëm deri në këtë fazë të vitit në polici janë paraqitur 23 raste të kërcenimeve, sulmeve apo forma të tjera të presionit dhe shantazhit ndaj gazetarëve.

Me respekt,
AGK

Ngritet aktakuzë ndaj M.B i cili kërcënoi gazetarin Kushtrim Kadriu

0

PRISHTINË, 04.11.2017 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj M.B i cili në muajin korrik të këtij viti kishte kërcënuar me jetë gazetarin e KTV-së, Kushtrim Kadriu. Në aktakuzën e dorëzuar gazetarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se: ”Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut informativ të televizionit KTV në Pirshtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njejti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: ” se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si qoban apo bari çka është ai, ku e keni gjetur, merret me këtë rast, thuaj se do ta rrezikon kokën e vet”, me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë”.

Sipas aktakuzës, M.B ka kryer veprën penale ”Kanosje”, nga neni 185 par.1 të KPRK-së e që parasheh; “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.”

Kolegu Kushtrim Kadriu ishte kërcëNunar pasi kishte raportuar për rastin e Mihrije Berishes e cila kërkonte nga gjykata që pas vdekjes së bashkëshortit t’i njihej pjesa e shtëpisë ku jeton.

Asociaconi i Gazetarëve të Kosovës do të monitorojë nga afër këtë rast deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Poashtu AGK, kërkon nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesia që të trajtojnë të gjitha rastet e gazetarëve në kohë të shpejt dhe në mënyrë efektive, pasiqe aktualisht në vendin tonë është krijuar ambient i pasigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarit.

AGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë që t’i paraqesin rastet e kërcënimeve apo veprave të tjera penale që kryhen ndaj tyre pranë institucioneve përaktëse.

Me respekt,
AGK