Home Blog Page 44

AGK e shqetësuar me veprimin e policisë ndaj gazetares Yllka Ahmetxhekaj

0

PRISHTINË, 06.05.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dje (5 maj 2020) ka pranuar me shqetësim ankesën e gazetares Yllka Ahmetxhekaj për pengimin gjatë detyrës zyrtare që i është shkaktuar nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Referuar ankesës së drejtuar në AGK, gazetarja e portalit ‘Periskopi’ është penguar gjatë hulumtimit rreth një rasti të karantinuar, edhe pse të intervistuarit kanë qenë të relaksuar në bisedë dhe nuk kanë shfaqur hezitim për bashkëbisedim. Përgjatë punës, ajo është telefonuar nga një person i cili është paraqitur si Polic i Njësisë së Hetimeve në Gjilan. Ky i fundit i ka thënë Ahmetxhekajt se ka kryer vepër penale dhe se do të pasojnë telefonata tjera ku puna e saj në rastin në fjalë do të shqyrtohet tutje.

Meqë një telefonatë e tillë është realizuar nga numri zyrtar i Njësisë së Hetimeve në Gjilan, AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës, duke pyetur se cili zyrtar policor ka penguar gazetaren Ahmetxhekaj në kryerjen e detyrës zyrtare, mbi çfarë të drejte ka kërkuar materialin mbi të cilin gazetarja është duke hetuar temën në fjalë dhe mbi çfarë baze gazetares në fjalë i është thënë se ka kryer vepër penale. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje rreth pyetjeve tona.

AGK dënon qasjet e tilla ndaj gazetarëve dhe ua rikujton zyrtarëve shtetëror se ata duhet të përmbahen nga sulmet verbale e presionet ndaj medieve. AGK gjithashtu i bën thirrje institucioneve shtetërore, përfshirë këtu edhe Policinë, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të ndihmojnë ata në një raportim sa më të saktë dhe profesional.

Mesazhet e gazetarëve për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit

0

Për të shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kërkuam nga kolegët tanë të cilët kanë qenë, në një formë apo tjetrën, të sulmuar ndërmjet periudhës 3 maj 2019 – 3 maj 2020, të na dërgojnë thënjet apo opinionet e tyre për sulmet, kërcënimet dhe gjuhën e ashpër të përdorur nga politikanët ndaj tyre, apo për kushtet në vendin e punës dhe shkeljen e të drejtave të tyre. Albumit i janë bashkuar edhe gazetarët fitues të çmimeve vjetore të gazetarisë më 3 maj të vitit të kaluar.

To mark World Press Freedom Day, we asked our colleagues who have been, in one form or another, attacked between May 3, 2019 and May 3, 2020, to send us their quotes or opinions about the attacks, threats and harsh language used by politicians against them, or for conditions in the workplace and violation of their rights. The album also includes the quotes of the award-winning journalists of the annual journalism awards on May 3 last year.

Povodom obeležavanja Svetskog dana slobode štampe, zamolili smo naše kolege koji su, u jednom ili drugom obliku, bili napadnuti u periodu između 3. maja 2019. i 3. maja 2020. godine, da nam pošalju svoje izreke ili mišljenja o napadima, pretnjama i oštrom jeziku koji su političari koristili protiv njih,
odnosno mišljenja u vezi sa uslovima na radnom mestu i kršenju njihovih prava. Albumu su se pridružili i novinari dobitnici godišnjih novinarskih nagrada 3. maja prošle godine.

Some officials in municipalities or politicians, give themselves the right to blackmail, insult, threat and physically attack towards journalists and they do so through their subordinates, party exponents and clans. Such acts polarize society, violate freedom of expression and endanger democracy in the country, so their distancing from those actions is necessary. – Kajtaz Gecaj, Journalist

Neki zvaničnici u opštinama ili političari sebi daju za pravo da ucenjuju, psuju, vređaju, prete i fizički napadaju novinare, i to rade preko svojih podređenih, stranačkih eksponenata i klanova. Ovakvi postupci polariziraju društvo, krše slobodu izražavanja i ugrožavaju demokratiju u zemlji, pa je zato potrebno njihovo distanciranje od tih dela. – Kajtaz Gecaj, novinar

Women journalists are still excluded from decision-making positions and this is considered normal. A journalist woman is discouraged from being direct and confrontational with those who should be held accountable to the public. – Zana Cimili, Journalist

Žene novinarke su i dalje isključene iz pozicija donošenja odluka i to se smatra normalnim. Žena novinar je obeshrabrena da bude direktna i da se ne složi sa onima koji trebaju polagati račune javnosti. – Zana Cimili, novinarka

Due to the inability to face with language of arguments, some politicians unscrupulously choose attacks, threats and harsh language, sometimes directly and sometimes by their delegates. When we journalists get to this point, we call the fulfilled mission. Our truth is more “threatening” to them than their threats to us. Other difference is that their threats are criminal. – Paulina Nushi Muhaxhiri, Journalist

Neki političari u nemogućnosti da se suoče jezikom argumenata beskrupulozno biraju napade, pretnje i oštar jezik, ponekad direktno, a ponekad i putem svojih delegata. Kada mi novinari dođemo do ove tačke, misiju nazivamo ispunjenom. Naša istina je veća “pretnja” za njih nego njihove pretnje nad nama. Druga razlika je u tome što njihove pretnje predstavljanju krivično delo. – Paulina Nushi Muhaxhiri, novinarka

Attacks on journalists from whichever side they come from, I consider they are a great threat to freedom of expression in any society and danger to democracies. – Irfan Maliqi, Journalist

Smatram da napadi na novinare sa koje god strane došli, u bilo kojem društvu predstavljaju veliku pretnju slobodi izražavanja i opasnost za demokratije. – Irfan Maliqi, novinar

I am hindered from the truth, but I got up and continued the path. – Elmedina Ballazi, Journalist

Iako sam bila za istinom sprečena, ustala sam i nastavila svojim putem – Elmedina Ballazhi, novinarka

Physical attacks and threats against journalists violate and restrict freedom of expression, creating a frightening environment for reporting. Journalists needs to be and feel free to do their job. – Besnik Boletini, Journalist

Fizički napadi i pretnje novinarima narušavaju i ograničavaju slobodu izražavanja, stvarajući zastrašujuće okruženje za izveštavanje. Novinari treba da budu i da se osećaju slobodno u obavljanju svoje dužnosti. – Besnik Boletini, novinar

The conditions of media workers in general are not good. Prolonged working hours and contractless work are one of the main problems. – Arsim Rexhepi.

Uslovi medijskih radnika generalno nisu dobri. Produženo radno vreme i rad bez ugovora su jedni od osnovnih problema. – Arsim Rexhepi, Kamerman

AJK and Labor Inspectorate should do more, as many colleagues’ works without employment contracts, in difficult conditions – adding here the situation with COVID – 19 where most of them have either been fired or their monthly salary is reduced. – Nebih Maxhuni, Journalist

U vezi toga, UNK i Inspekcija rada trebaju da učine više, s obzirom na to da većina kolega radi bez ugovora o radu, u teškim uslovima – dodajmo ovde i situaciju sa COVID – 19, zbog koje većina njih je otpuštena ili im je mesečna plata smanjena. – Nebih Maxhuni, novinar

Journalists continue to face poor working conditions, especially in new media companies, where is done work on extended schedule, without contracts and with many responsibilities. AJK should raise these concerns, while the Labor Inspectorate should do its job. – Diamant Bajra, Journalist

Novinari se i dalje suočavaju sa lošim uslovima rada, posebno u novim medijskim kompanijama, gde se radi prekovremeno, bez ugovora i sa mnogim odgovornostima. UNK bi trebalo da izrazi svoju zabrinutost, dok bi Inspekcija rada trebalo da obavlja svoj posao. – Diamant Bajra, novinar

When the right of public to know what is happening inside and outside politics and other situations is threatened, the role of the free press importance increases even more! – Norë Kelmendi,

Journalist Kada je ugroženo pravo javnosti da zna šta se dešava unutar i izvan politike, kao i drugih situacija, tada se značaj uloge slobodne štampe još više povećava! – Norë Kelmendi, novinarka

Harsh language, attacks and threats are the strategy of the weak towards media. If you are trying to suppress free media, be aware that you have declared war on democracy. – Artina Muçiqi, Journalist

Oštar jezik, napadi i pretnje su strategije slabića nad medijima. Ako pokušate da potisnete slobodne medije, znajte da ste objavili rat demokratiji. – Artina Muçiqi, novinarka

Protecting media freedom means defending your freedom. Otherwise, without free journalism, you don’t matter, because your voice can’t be heard. ” – Mejreme Gashi, Journalist

Braniti slobodu medija znači braniti vašu slobodu. Inače, bez slobodnog novinarstva ti nisi bitan, jer se tvoj glas ne može čuti.” – Mejreme Gashi, novinarka

While there are many media outlets in Kosovo, not all working staff are journalists. I agree with the fact that there are editorial policies running by politics or business. What I disagree is that they are described as a newsroom, freedom fighters and guardian of the public interest. – Tatjana Lazarević, Journalist

I dok postoje mnoge medijske redakcije na Kosovu, nisu svi oni koji u njima rade novinari. Nemam ništa protiv činjenice da postoje uređivačke politike koje su pod političkim uticajem ili uticajem biznisa. Ono što nije u redu jeste to da se takve redakcije proglašavaju za novinarske, za borce slobode štampe, branioce javnog interesa. – Tatjana Lazarević, novinarka

Journalist is entity in danger and dangerous. Despite doing a noble, stressful, dynamic, and stressful job, journalists are usually low pay. They are also easily
physically assaulted and verbally lynched by politicians and powerful people. Therefore, financially and physically, they are always in dangerous. However, when journalist reports responsibly, he is a dangerous being to all those who break law. – Mirlind Behluli, Journalist

Novinar je biće u opasnosti a i opasno je. Iako obavljaju plemenit, pot pritiskom, dinamičan i veoma stresan posao, novinari su uglavnom malo plaćeni. Takođe, političari i moćni ljudi ih lako fizički napadaju i verbalno linčuju. Prema tome su, u finansijskom i fizičkom smislu, uvek izloženi opasnosti. Međutim, kada novinar izveštava odgovorno, ono je opasno biće sa sve one koji krše zakon. – Mirlind Behluli, novinar

Some politicians are surprised even themselves by their threats against journalists. Because when they think that threats will stop the truth and free speech, we boldly despair them. As more as they threat, we don’t silence, but we dare more! – Denis Galushi, Journalist

Neki političari su i sami začuđeni svojim pretnjama nad novinarima. Jer, kada misle de će pretnjama zaustaviti istinu i slobodu govora, mi ih s našom hrabrošću razočaramo. Što nam više prete, ne ćutimo, već smo čak i više smeliji! – Denis Galushi, novinar

 

AGK: Raporti konfirmon gjetjet tona

0

KOSOVA – E renditur: 70 (+ 5 vende)

Ne biseduam me kryetaren e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli

Raporti i “Reporterëve pa kufij” konfirmon atë që ne si Asociacion i Gazetarëve të Kosovës e kemi proklamuar në vazhdimësi- se mediat tona po ballafaqohen me probleme të shumta dhe të ndryshme. Edhe pse Kosova ka shënuar përparim këtë vit duke u ngritur për pesë pozita (vendi 70) dhe po ashtu qëndron më mirë krahasuar me disa prej vendeve të rajonit- për ne janë shqetësuese gjetjet e organizatës “Reporterët pa Kufij”. Konsideroj se raporti pasqyron gjendjen reale, e cila është jo e kënaqshme sa i përket lirisë së medieve në Kosovë

Disa nga shqetësimet e përbashkëta, janë sulmet fizike, kërcënimet dhe linçimet ndaj gazetarëve, por edhe sulmet kibernetike, cak i të cilave kanë qenë disa mediume. Po ashtu sfidë vazhdon të jetë mungesa e transparencës sa i përket pronësisë së mediave, fakt ky që ato i bënë më të ekspozueshme karshi ndikimeve dhe presioneve që për qëllim kanë cënimin e lirisë së fjalës dhe raportimit profesional të gazetarëve.
Ashtu siç evidentohet edhe në raport, shumë media në Kosovë ballafaqohen me paqëndrueshmëri financiare, gjë që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve politike dhe kjo shpesh çon në vetë-censurim. Kur vije puna tek mediumet e komuniteteve pakicë, shumica prej tyre janë në prag të shuarjes, duke mbijetuar kryesisht nga donacionet e huaja.
Si shumëçka tjetër në Kosovë, edhe media është e ndarë ne vija etnike, ku qasja në informacion shpesh është e kufizuar në një grup etnik dhe politik. Por, ne si Asociacion vazhdimisht jemi angazhuar që nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me kolegët e komuniteteve tjera, të tejkalohen dallimet etnike dhe mediet të inkurajohen që ta luajnë rolin e tyre për informim të saktë dhe objektiv, pavarësisht dallimeve etnike apo çfarëdo qofshin ato.
Me gjetjet e këtij raporti- ashtu siç kemi vepruar në vazhdimësi, ne do t’i alarmojmë institucionet relevante dhe do të avokojmë në funksion të krijimit të një ambienti më të sigurt të të bërit gazetari.

AGK: Raporti i “Reporterëve pa kufij” konfirmon paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të medieve në Kosovë

0

PRISHTINË, 21.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim lidhur me gjetjet e organizatës “Reporterët pa Kufij”, për gjendjen e lirisë së medieve në Kosovë, në raportin e publikuar për vitin 2020.

Kosova është renditur në vendin e 70-të në botë sa i përket lirisë së shtypit por me gjithë përparimin për pesë pozita, krahasuar me vitin 2019, AGK konsideron se raporti pasqyron gjendjen reale, jo të kënaqshme të lirisë së medieve në Kosovë.

Raporti evidenton paqëndrueshmërinë e vazhdueshme të mediave, ku pothuajse si gjithçka tjetër në vend, mbetet e ndarë në vija etnike. Ne raport theksohet se qasja në informacion shpesh është e kufizuar në një grup etnik ose politik, me shumicën e mediave që raportojnë kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me kombësinë e tyre. Disa nga shqetësimet e përbashkëta, sipas raportit, janë sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, sulmet kibernetike ndaj mediave online si dhe mungesa e transparencës sa i përket pronësisë së mediave.

Sipas indeksit të “Reporterët pa kufij”, shumë media në Kosovë nuk kanë qëndrueshmëri financiar, gjë që i bën ato të ndjeshme ndaj ndikimeve politike dhe kjo shpesh rezulton në vetë-censurim. Sa i përket mediave të komuniteteve pakicë, sipas raportit, shumica prej tyre janë në prag të shuarjes, duke mbijetuar kryesisht nga donacionet e huaja. Raporti përfundon me atë se deri më tani, fati i shumë gazetarëve në Kosovë mbetet i panjohur, përfshirë gazetarët që u zhdukën ose u rrëmbyen gjatë konfliktit të vitit 1999.

AGK vlerëson se, gjetjet e këtij raporti duhet të jenë alarm për institucionet e vendit në funksion të krijimit të një ambienti më të mirë dhe të sigurt të të bërit gazetari.

Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror për vitin 2020, i cili vlerëson situatën për gazetarët në 180 vende, në nivel botëror paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë përcaktuese për të ardhmen e gazetarisë, për shkak të pandemisë Covid-19 e cila do të prodhojë shumë kriza që kërcënojnë të drejtën e raportimit të lirë, informacionin e pavarur, të larmishëm dhe të besueshëm.

Sipas Indeksit, nga vendet e rajonit, BiH renditet në vendin e 59-të, Shqipëria e 84-ta, Maqedonia Veriore e 92-ta, Serbia e 93-ta, dhe Mali i Zi në ventin e 105-të.

AGK kundër raportimit joprofesional

0

PRISHTINË, 21.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është duke përcjellur me vëmendje raportimet e fundit rreth rastit të vdekjes së vajzës si rrjedhojë e rrëzimit nga ndërtesa dhe vdekjes së gruas shtatzënë si pasojë e infektimit nga virusi COVID 19.

AGK shpreh shqetësim për publikimin identitetit dhe fotografisë së viktimave në disa portale online.

Kjo formë e raportimit, është shkelje e Kodit Etik, ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, në raste të ndjeshme si këto të mos zbulojnë identitetin e viktimës por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, si dhe t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve e cila bazohet në respektimin e standardeve dhe kritereve profesionale duke inkurajuar informimin objektiv dhe të saktë për publikun.

AGK në bashkëpunim më KFOS-in sigurojnë materiale mbrojtëse për 313 gazetarë, kameraman dhe fotoreporterë të terrenit

0

AGK në bashkëpunim më KFOS-in sigurojnë materiale mbrojtëse për 313 gazetarë, kameraman dhe fotoreporterë të terrenit

PRISHTINË, 14.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër (15 prill) do të fillojë me shpërndarjen e materialeve mbrojtëse për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Në donacionin e mundësuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), bëjnë pjesë 313 maska respirator FFP2, 313 pako dorëza latex dhe 313 dezinfektues 500 ml. Vlera e një pako për person është 17.50 euro.

AGK ka kërkuar nga redaksitë që t’i dërgojnë vetëm emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve të terrenit, të cilët janë më të rrezikuarit nga atakimi me virusin Covid-19. Përkundër kërkesës me emrat për kolegët tanë që janë pothuajse në vijë të parë të frontit me këtë pandemi, në adresë të AGK kemi pranuar mes tjerëve edhe emra të teknikëve, moderatorëve, redaktorëve e madje edhe emra të menaxherëve të medieve.

Në pamundësi që t’i ndihmojmë të gjithë punonjësit medial dhe me qëllim që asnjë kolegë i yni që punon në terren të mos mbetet i pa pajisur me materiale mbrojtëse, stafi i AGK-së po punojnë në mënyrë vullnetare, që procedura e shpërndarjes të zgjas më shumë, me qëllim të vetëm, që mjetet mbrojtëse t’u shpërndahen kolegëve tanë që punojnë në terren, e të cilët janë në rrezik të drejtpërdrejtë nga kjo pandemi.

Duke filluar nga nesër 15 prill deri të premten më 17 prill, ora 10.00 deri në orën 16.00, gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, mund të marrin pakon e tyre në zyrat e AGK-së. Të njëjtit, mund të tërheqin pakon edhe për kolegët e tyre nga po i njëjti medium, mirëpo me vete duhet ta kenë ID-në e punës (në formë të printuar ,fotografuar, skenuar..), ku specifikohet emri/mbiemri dhe pozita që kanë në medium.

AGK do të vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve tjera, në mënyrë që të ndihmohet komuniteti që përfaqësojmë dhe kolegëve tanë t’iu lehtësohet sado pak puna përgjatë kësaj pandemie globale.

AGK dënon ashpër gjuhën linçuese të Hysamedin Ferrajt ndaj gazetarëve Berat Buzhala e Parim Olluri

0

PRISHTINË, 08.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dënon ashpër linçimet e bëra nga Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Hysamedin Ferraj ndaj gazetarit, Parim Olluri nga Gazeta Online “Insajderi” dhe Berat Buzhala nga “Televizioni 7”.

Përmes dy postimeve në Facebook të Ferrajt, gazetarët në fjalë dhe mediet që përfaqësojnë ata janë cilësuar si pjesë e një “lobimi të mendimit serbo-rus në Kosovë” që për qëllim kanë “copëtimin e Kosovës”.

“Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre”, ka shkruar Ferraj.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, cilësimet e tilla ndaj përfaqësuesve të medieve, janë tërësisht të papranueshme. Ato e polarizojnë shoqërinë, cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë demokracinë në vend.

AGK, i bënë thirrje Ferrajt që t’i ndalë akuzat e tilla, si dhe partisë së cilës i takon, Lëvizjes Vetëvendosje, që të distancohet nga kjo qasje e papranueshme ndaj gazetarëve.

MFT konfirmon: Punëtorët medial janë të përfshirë në Pakon Emergjente

0
PRISHTINË, 03.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar përgjigjen zyrtare nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) lidhur me kërkesën e AGK-së për përfshirjen e punëtorëve medial në Pakon Emergjente.
 
Nga MFT është konfirmuar se punëtorët medial janë të përfshirë në Pakon Emergjente dhe rrjedhimisht mund të jenë përfitues të ndihmës financiare, pasi që mediat në këtë rast janë konsideruar si biznese, ku mediat janë punëdhënës dhe punonjësit medialë janë punëmarrës.
 
Procedurat e aplikimit ende nuk janë publikuar pasi ministria ka konfirmuar se është në proces të finalizimit të pjesës operacionale.
 
Në vazhdim mund të gjeni sqarimet nga MFT se si mund të perfitojnë mediat nga Pakoja:
 
Pika 1.3: Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit public, si në vijim:
 
• Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;
 
• Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000.00 €) euro; dhe
 
• Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro;
Pika 1.10: Sigurimi i likuiditetit financiar për:
 
• Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit për Garntimin Kreditor të Kosovës, në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh, në vlerën deri në pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro; dhe
 
• Shoqëritë Tregtare/Kompanitë të autorizuara të ofrojnë shërbime bazike (të ngjashme me ato të ndërrmarrjeve publike) me kthim deri më 31.12.2020, në kuadër të vlerës së caktuar në pikën 1.4 të këtij vendimi;
 
Pika 1.14. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeҫare gjatë periudhës së situatës emergjente së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130 €) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milionë (6,000,000.00 €) euro
 
Në kërkesën e datës 28 mars 2020, AGK kishte kërkuar nga MFT që të përfshihen në këtë pako; gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe të gjithë punonjësit medial, pasi ata janë pothuajse në vijën e parë të frontit në betejën me pandeminë.
 
AGK rithekson se është në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e kolegëve tanë.

AGK: Plotësisht i papranueshëm largimi i punonjësve medial nga Gazeta Zëri

0

PRISHTINË, 02.04.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim për mënyrën e largimit nga puna të mbi 20 kolegëve, të cilët prej vitesh punonin në Gazetën Zëri.

Në mesin e punëtorëve të larguar nga puna, janë 3 gazetarë dhe 1 redaktor, ndërsa siç kanë lajmëruar kolegët tanë, dy prej gazetarëve, janë gra shtatzëna.

Ata u njoftuan për shkëputje të kontratës, përmes një e-maili nga drejtori i këtij mediumi, Shpend Dobranja, pa u respektuar afatet kohore të përcaktuara me Ligjin e Punës, në rast të shkëputjes së marrëdhënies së punës.

“Nuk është respektuar rregulli i njoftimit 15 ditë para largimit, përderisa lajmi na është kumtuar më 31 mars, e madje disa të tjerëve më 1 prill derisa ishin në vendin e tyre të punës. Edhe më i rëndë është fakti se dy prej gazetareve janë shtatzëna, çka përbën shkelje të ligjit.” – thuhet në shqetësimin e kolegëve tanë, drejtuar AGK-së.

Në e-mailin e tij drejtuar punëtorëve, Dobranja ka justifikuar vendimin e largimit të stafit, me pretekstin se gjatë muajve të fundit, Gazeta Zëri ka përjetuar vështirësi financiare për shkak të rënies të hyrave nga marketingu dhe shitja e gazetës.

AGK konsideron se mënyra e largimit të tyre nga puna është shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve dhe njëkohësisht rëndon edhe më shumë ambientin në të cilin punojnë gazetarët në Kosovë.

AGK do të kërkojë përgjigje nga drejtori i Gazetës Zëri rreth procedurave ligjore të ndjekura në këtë rast dhe kërkojmë nga Inspektorati i Punës që në një afat sa më të shkurtër kohor, t’i shqyrtojë rastet në fjalë.

Ne do t’i përcjellim nga afër këto raste dhe do t’i njoftojmë të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë rreth këtij veprimi, që sipas AGK-së është arbitrar dhe tërësisht i papranueshëm.

AGK apelon sërish për drejtuesit e medieve që të mos bëjnë shkelje të tilla ligjore dhe t’i trajtojnë dinjitetshëm kolegët tanë, marrë parasysh se ata ndodhen pothuajse në vijën e parë të frontit përgjatë kësaj pandemie, duke rrezikuar madje edhe veten e tyre. Lidhur me këtë situatë, AGK sot, për herë të tretë, ka kërkuar sqarim nga Ministria e Financave dhe Transfereve se a do të ndihmohen kolegët tanë dhe cila do të jetë forma e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale të Qeverisë.