Mediat shkelin Kodin e Etikës në raportimet për viktimat e dhunës gjinore

0
57
Source/Author: https://www.reporter.al/2024/02/13/mediat-shkelin-kodin-e-etikes-ne-raportimet-per-viktimat-e-dhunes-gjinore/
Source/Photo: SJ

 njoftoi të hënën arrestimin e një personazhi në platformën e TikTok, me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj një 27 vjeçareje, të cilës i kishte publikuar një foto intime në .

“I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe, për pasojë, humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari”, citon njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit.

Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat kombëtare, por edhe në disa platforma të mediave online, ku, përveç detajeve kryesore, u postua edhe fotoja e të ndjerës të cilën agresori e kishte postuar fillimisht në TikTok.

Postimi i fotos së viktimës në media është dënuar nga organizatat e që mbrojnë të drejtat e grave, si një formë denigrimi ndaj viktimës.

“E paprecedentë! Fotografia intime për të cilën një 27-vjeçare i dha fund jetës, është publikuar edhe nga media të ndryshme pa asnjë lloj filtri. Mediat nuk duhet të bëhen palë me autorin. Mediat nuk duhet të denigrojnë më tej figurën e të resë dhe familjarëve të saj”, shkruhet në reagimin publik të Rrjetit për Fuqizimin e Grave  ().

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe ekspertë të medias e dënuan postimin e fotos intime nga abuzuesi, por edhe mungesën e etikës nga portale të ndryshme që e ripostuan foton e së ndjerës për klikime.

Sipas Koloreto Cukalit, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, kjo ngjarje fatale ka pasur dy shkelje kryesore, aktin e postimit të fotos intime përpara tragjedisë, si edhe shkeljen etike të portaleve të cilat publikuan foton e të resë pas vetëvrasjes.

“Këtu kemi një shqetësim të madh që fillon me rrjetet sociale dhe ritregon bullizmin në kufijtë e kriminalitetit që ekziston në rrjetet sociale, sidomos në TikTok”, tha Cukali.

“Njëkohësisht, shohim dështimin e të gjitha organeve që duhet ta parandalonin këtë ‘pornografi hakmarrëse [revenge porn]’”, tha ai.

Edhe , aktiviste e të drejtave të njeriut dhe drejtuese e , pohoi se pandëshkueshmëria e abuzimeve me teknologjinë po shtyn gratë dhe vajzat drejt vetëvrasjes.

“Gjatë muajve të fundit kemi qenë  të disa ngjarjeve që na kanë treguar se si teknologjia ka filluar të përdoret si mjet për të dhunuar, kontrolluar dhe shtyrë vajzat dhe gratë në vetëvrasje”, tha për BIRN Xheni Karaj.

Karaj shtoi se për të parandaluar këtë kërcënim duhen ndërmarrë masa të menjëhershme legjislative.

“Duhet draftimi i një ligji që kontrollon dhe rregullon hapësirën , si edhe parashikimi në Kodin Penal i dënimeve maksimale ndaj individëve që bëjnë këto krime”, tha Karaj.

Ekspertët gjithashtu fajësojnë edhe  apo mediat online, të cilat shkelën etikën duke postuar foto të vajzës pasi ajo i dha fund jetës.

Karaj theksoi se është e rëndësishme të ndërgjegjësohet media dhe të rregullohet mënyra se si trajtohen të dhënat personale të viktimave.

“Në shumë raste gratë e vrara dhe dhunuara si edhe familjarët e tyre riviktimizohen përmes trajtimit joetik në media”, theksoi aktivistja Karaj.

Sipas Koloreto Cukalit, në këtë rast kemi të bëjmë një shkelje të tmerrshme të etikës.

“Ka një shkelje të tmerrshme etike, fakti që media tenton të bëjë lajm duke u nisur nga gjëra bastarde që ndodhin në rrjetet sociale”, tha Cukali.

“Nëse disa media kanë nxjerrë foton intime apo qoftë edhe foton e të ndjerës, ky është thjesht një perversitet për të parë fytyrën e dikujt që ka vdekur”, theksoi Cukali, duke shtuar se fotoja nuk përbën asnjë vlerë për lajmin.

Drejtuesi i Këshillit Shqiptar të Medias shtoi se duke qenë se çështjet e etikës nuk zgjidhen me legjislacion, është vetë publiku ai që duhet të ta dënojë shkeljen e etikës.

“Vendosja e fotove në portale nuk mund të jetë subjekt ligji, sepse çon në censurë, dhe meqë etika është një marrëdhënie mes medias e publikut, i takon publikut t’i thotë “ndal” këtyre mediave joetike, duke i bojkotuar derisa të mësohen ta respektojnë ndjeshmërinë e publikut me publikimet e veta”, theksoi Cukali.

Sipas tij, nëse publiku i ushqen këto media me klikime, atëherë nuk mund të ketë as vetërregullim dhe as ligj që mund ta zgjidhë këtë çështje.

Edhe Xheni Karaj theksoi se janë vetë media dhe shoqëria që duhet të ndërgjegjësohen për rolin e tyre.

 e normalizimit dhe legjitimimit të dhunës nga media, shoqëria dhe institucionet duhet të marrë fund. Vetëm atëherë vajzat dhe gratë e këtij vendi do të çlirohen nga dhuna dhe shtypja”, përfundoi Karaj.