Home Blog Page 12

Përmbyllet cikli i trajnimeve për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

0

Terre des hommes – Kosovo në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës kanë përmbyllur sot ciklin e trajnimeve për gazetarë nga mediet qendrore dhe lokale për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Për tre muaj në takime dyditore, gazetarja, Serbeze Haxhiaj, trajnoi gazetarët për rëndësinë e gazetarëve dhe medieve kundër gjuhës së urrejtjes dhe paragjykimeve, raportimin e përgjegjshëm dhe etik, pesha e gjuhës së përdorur në raportime, raportimin që shmang stereotipet, si dhe raportimin për varfërinë.

Gjithashtu, në kuadër të këtyre trajnimeve u shfaq edhe dokumentari “Mendo si verifikues faktesh”, me autore, Getoarbë Mulliqin, i cili është realizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe është mbështetur nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo.

Dokumentari është realizuar në Washington DC, Los Angeles dhe Saint Petersburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit “Drejtësia sociale për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian”, që zbatohet prej Terre des hommes – Kosovo në partneritet me organizatën Voice of Roma, Ashkali and Egyptians dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), si dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (Swiss Cooperation Agency).

Kërcënohet stafi i RTV Besa në Prizren

0

Stafi i RTV Besa në Komunën e Prizrenit është kanosur e kërcënuar gjatë ditës së djeshme nga ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Lulzim Kabashi.

Sipas një njoftimi drejtuar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, redaksia e këtij mediumi ka thënë se “Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e RTV Besa ku duke u kanosur dhe kërcënuar mediumin lokal RTV Besa. Ai ka kërcënuar me jetë për shkak të një lajmi të publikuar nga mediumi për një ish kandidat të AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale të arrestuar dje nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Rasti është paraqitur në Policinë e Prizrenit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin dhe kanosjen ndaj kolegëve të mediumit lokal, RTV Besa, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që kolegët të vazhdojnë të kryejnë profesionin e tyre pa u penguar.

Gazetarët ukrainas vizituan Maqedoninë e Veriut

0

Ekipi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i programit Journalists in Residence – Kosovo, së bashku me gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë për dy ditë qëndruan në Maqedoninë e Veriut.

Lydmila Makei, Oksana Chikanchy, Viktoriia Kaidash, Liudmyla Mekh, Serhii Shevchenko, Olga Lisnycha, Olha Praidko, Liudmyla Lukianchenko, Tetiana Kraselnykova, Liliia Vorobiova, Volodymyr Martyno, Nazar Chaban dhe Yaroslav Tkachenko, vizituan Kanionin e Matkas, qytetin e Shkupit si dhe kopshtin zoologjik.

Gazetarët ukrainas janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Nga programi “Journalists in Residence – Kosovo”, kanë përfituar 18 gazetarë nga Ukraina, gjashtë prej të cilëve kanë përfunduar me sukses programin prej gjashtë muajve strehim në Kosovë.

Kërcënohen disa medie gjatë aksionit të shkyçjes nga KRU Prishtina në Shtime

0

Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e KRU Prishtina Sulmohet fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

Krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet.

Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos incizo, se me ardh aty t’mys”.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet.

Sulmohet fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka marrë informatën se kameramani i portalit Lajmi.net është sulmuar fizikisht përderisa po xhironte aksionin e KRU Prishtina për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime.

Në pamjet e publikuara shihet se si një person i fyen dhe shanë gazetarët që kanë shkuar ta përcjellin ngjarjen, përderisa zyrtarët e Policisë së Kosovës e largojnë dhe i thonë të mos përdorë gjuhë të tillë.

Gjatë momentit të incizimit, një person e ka shtyrë kameramanin tonë në prani të Policisë së Kosovës. Madje edhe gazetarit që ishte duke përcjellë këtë ngjarje, Zgjim Sefës, i njëjti ka tentuar t’ia marrë mikrofonin”, thuhet në raportimin e Lajmi.net.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bënë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin në mënyrë që mediet të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

AGK-ja dënon fuqishëm fushatën linçuese kundër gazetarëve të Nacionales në Prizren

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar me fushatën linçuese kundër portalit online “Nacionale” dhe gazetarëve të saj.

Në një pankartë të vendosur në qytetin e Prizrenit, ku shihen fotografitë e gazetarëve, Vullnet Krasniqi e Berat Buzhala, thuhet “Drejtësi për popullin, dënim për përqarësit. Bojkoto Nacionale. Liria e shprehjes merr fund tek ofendimi”.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, një veprim i tillë është krejtësisht i papranueshëm dhe i vë në cak të sulmeve si online ashtu edhe fizike, gazetarët dhe familjarët e tyre.

AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe organet e rendit që të bëjnë punën e tyre për largimin e pankartave, dhe hetimin e veprimit që përmban gjuhë të urrejtjes dhe nxitjes. AGK-ja, njëherësh bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që gazetarët dhe mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar.

AGK-ja e dënon sulmin fizik ndaj ekipit të Nacionales në Prizren

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është i tronditur me sulmin ndaj ekipit të portalit Nacionale, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit, Arbër Latifi në Prizren.

Krasniqi dhe Latifi ishin atje për të raportuar për protestën e thirur nga imamët lokalë kundër festivalit “Dokufest”.

Sipas raportimeve të medies, ata janë sulmuar dhe shtyrë fizikisht nga një pjesë e turmës protestuese derisa po kryenin punën e tyre.

Ky është një sulm i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja, kërkon nga Policia arrestimin e menjëhershëm të sulmuesve dhe përballjen e tyre të menjëhershme me drejtësinë.

Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

0

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i bashkohet programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban.

Gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Journalists in Residence – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së KosovësOSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifiktës së binzesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë.

Në vendimin e gjyqtarit, Arnis Dumani, thuhet se “gjykata po ashtu vlerëson faktin se paditësi e ushtron funksionin e ofruesit të shërbimeve mediale audiovizuale dhe përderisa vazhdimi i ushtrimit të njëjtit funksion nuk përbën shkelje të interesit publik, gjykata në këtë rast vlerëson se mos shtyrja e ekzekutimit të vendimeve kontestuese do të ishte pikërisht në kundërshtim me interesin publik dhe garancioneve që përcaktohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë për lirinë e mediave”.

Vendimi i sotëm mundëson vazhdimin e operimit të punës së televizionit Klan Kosova, përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës për ta mbyllur atë.

AGK-ja, do të monitorojë nga afër procedurat e tjera në vazhdim, me shpresën që epilogu i shpejtë do të përmbyllë këtë episod të përpjekjes së qeverisë për të minuar lirinë e medies në Kosovë.

#AGK #klankosova