Home Blog Page 23

AGK-ja dënon gjuhën denigruese të kryetarit të Shtimes ndaj gazetarit, Agim Ademi

0

Gazetari i Grupit KOHA, Agim Ademi, e ka njoftuar AGK-në, për gjuhën fyese dhe me tone kërcënuese që Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë kundër tij në një seancë të Kuvendit Komunal.

Aliu citohet ta ketë quajtur “prontist:” Ademin, duke thënë se do ta “denoncojë” të drejtoresha e vendit të punës së tij.

“Zotri Jakupi e keni gjetur një gazetar ‘prontist’ siç është Agim Ademi, ai është prontist sikurse jeni edhe ju. E keni shfrytëzuar edhe injorancën e një punëtori teknik atje dhe po bëni storie çdo javë. Me kësi storie i bini shpullë vetes, sepse keni për ta parë se po bëni shumë zhurmë për asgjë. Sa i përket këtij gazetari që ka qëlluar fatkeqësisht korrespodent do të mundohem ta takoj pronaren e KOHËS, merru se ta kanë kap dhe ta kanë ble ai zotëria atje që bën kronika për qejf të vet, shpif dhe i godet edhe kolegët e vet”, ka thënë Aliu.

AGK-ja, e konsideron të papranueshme gjuhën e Kryetarit Aliu, dhe e fton atë të tërhiqet nga akuzat dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj Ademit, dhe në vend të kësaj të ofrojë transparencë për punën në nivel komunal.

AGK: Skandaloze sulmet publike të anëtares së OSHP-së, Kimete Gashi ndaj gazetares Saranda Ramaj

0

Gjatë një raportimi në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere të Kuvendit të Kosovës, anëtarja e Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi, ka denigruar punën e gazetares së Grupit Koha, Sarandaj Ramaj, duke sugjeruar madje edhe “marrje masash” kundër saj.

Sipas videos nga Komisioni, anëtarja e Bordit të OSHP-së, i është referuar Ramajt kur ka thënë se “është vetëm një gazetare e zëshme dhe jashtëzakonisht dezinformuese”.

“Kam kërku nga anëtarët e bordit edhe jemi duke e diskutu a me inicu një rast për këtë gazetare? A me lajmërua na Komision (të Kuvendit)”, citohet të ketë thënë Gashi.

Ajo i është referuar raportimeve të Ramajt dhe medies ku punon për kontraktimin e barnave pa certifikatën e cilësisë.

AGK-ja i vlerëson skandaloze sulmet publike të zonjës Gashi ndaj gazetares dhe të papranueshme, duke përfshirë thirrjen për masa për shkak të punës së saj, që janë të paimagjinueshme në sistemin demokratik të vendit.

AGK-ja fton institucionet publike që të sigurohen për transparencë në vendimet që marrin për shkak të interesit publik, dhe të mos provojnë të angazhohen në “aksione disiplinore” kundër gazetarëve.

Kosova strehon gazetaren e 13-të nga Ukraina

0
Në Kosovë, sonte ka mbërritur gazetarja e radhes ukrainase, Anastasiia Poia.
Poia do t’i bashkohet gazetarëve ukrainas tanimë të strehuar në vend, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
Kolegia ukrainase është mirëpritur në aeroport nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
AGK-ja shpreh sërish mirënjohjen për të gjithë partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë, që ndihmuan implementimin e projektit përgjatë vitit.

Shpërthim i ri afër një ekipi televiziv

0

Sonte në mbrëmje, një tjetër shpërthim ka ndodhur – këtë herë në afërsi të ekipit të televizionit Tëvë1, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës.

Ekipi i përbërë nga gazetari Gojart Jashari dhe kameramani Rron Agolli, ishin prezent në momentin kur ndodhi shpërthimi.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka deklaruar gazetari Jashari.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar.

Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në veri të vendit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar për sigurinë e kolegëve që po raportojnë nga veriu i vendit.

Ekipi i Klan Kosovës, i përbërë nga gazetari Haris Ademi, kameramani Agon Bejtullahu dhe shoferi Elsad Sinani, është sulmuar sot, përderisa po raportonin afër barrikadave të vendosura në fshatin Çabër të Zubin Potokut. Sulmuesit në drejtim të ekipit kanë hedhur gurë, si dhe i kanë fyer e sharë.

Ky është sulmi i tretë në drejtim të kolegëve, kështu duke rënduar dhe rrezikuar sigurinë e tyre përgjatë raportimeve.

AGK-ja, sërish bënë thirrje tek organet kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët, njëherësh kërkojmë që të lejohen të bëjnë punën e tyre pa u penguar.

Olga Lisnycha i bashkohet grupit të gazetarëve ukrainas të strehuar në Kosovë

0

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha.

Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë.

AGK-ja, falënderon partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi.

AGK-ja dënon gjuhën e U. D të Drejtorit të Financave të Telekomit, Feim Kelmendi ndaj gazetarëve të Klan Kosovës

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është njoftuar nga autorët dhe gazetarët e emisionit “Kiks Kosova” në Klan Kosova, për gjuhën denigruese dhe kërcënuese që drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka përdorur ndaj ekipit të këtij televizioni.

Në një seri emailesh, Kelmendi i është referuar Klan Kosovës si “televizion i klanit kriminal Devolli”, dhe gazetarëve si “shërbëtorë të klanit kriminal”. AGK-ja vlerëson se gjuha e tillë është e papranueshme dhe shumë e rrezikshme.

Telekomi i Kosovës, si ndërmarrje publike e ka për obligim t’u përgjigjet gazetarëve dhe medieve për financat, kontratat dhe të tjera pyetje të interesit publik.

AGK-ja i bën thirrje Bordit dhe Drejtoreshës së këtij institucioni që të distancohen nga gjuha ofenduese dhe kërcënuese e zotit Kelmendi, dhe të kujdesen që ai dhe zyrtarë të tjerë të kryejnë punën e tyre duke ofruar informatat e nevojshme për mediet.

Gazetarët vazhdojnë të rrezikohen gjatë raportimeve në veri të Kosovës

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësimin për rrezikun e vazhdueshëm që po u kanoset gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre.

AGK-ja dënon sulmin ndaj Kallxo.com në veri – kërkon siguri për gazetarët

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.

Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.

AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.