Home Blog Page 25

AGK dënon kërcënimin ndaj gazetares së KALLXO, Arjana Berisha

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për kërcënimin ndaj gazetares, Arjana Berisha të kallxo.com.

Berisha është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” – menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.

Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet.

“Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…”, dëgjohet duke thënë shoferi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve të Radio Gorazhdevcit

0

Shefi i deskut të Radio Gorazhdevcit, Milic Petrovic, është kërcënuar verbalisht sot në zyrat e kësaj medie nga ana e Momir Bulatovic, djali i një zyrtareje civile në stacionin lokal policor, e ka njoftuar AGK-në, zyra e këtij medium.

Sipas njoftimit shkak për këtë kërcënim është bërë një shkrim i Radios për një peticion sa i përket ankesave për sjelljen e një polici.

“Shtrëngoni dhëmbët nëse nuk e hiqni tekstin kundërthënës”, i ka thënë Bulatoviq gazetarit.

Policia e ka shoqëruar kërcënuesin në stacion, dhe gjithashtu ka marrë deklaratën e gazetarit.

AGK-ja e dënon kërcënimin që ndikon direkt në sigurinë e gazetarëve dhe fton organet e rendit ta trajtojnë me prioritet.

Këshilli i Evropës regjistroi dhjetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve pas reagimit të platformës SafeJournalists

0
xr:d:DAFHmUgYlMU:2,j:31602935079,t:22072709

Këshilli i Evropës që nga fillimi i vitit, ka regjistruar 23 sulme ndaj gazetarëve dhe shkelje të të drejtave të tyre në rajon në Platformën e tyre për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve. Nga këto, dhjetë raste janë regjistruar pas reagimit të Platformës SafeJournalists.

I fundit në serinë e rasteve nga rajoni i përfshirë në platformë është rasti nga Serbia. Përkatësisht, ai i Dragojlo Blagojeviq – redaktor i revistës Drvotehnika, i cili ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet telefonit pas publikimit të artikullit për industrinë e përpunimit të drurit, në muajin korrik.

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve, e ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me synimin për të ndaluar shkeljet ndaj lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, dhe për t’u mundësuar gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa e rrezikuar sigurinë e tyre. Qëllimi i platformës është të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, t’i përgjigjet më mirë kërcënimeve dhe dhunës ndaj profesionistëve të medias, dhe të inkurajojë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe kapacitetet e reagimit brenda Këshillit të Evropës.

Që nga viti 2015, platforma ka bërë mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave mbi shqetësimet serioze për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vendet anëtare të Këshillit të Evropës, siç garantohet nga Neni i 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Platforma, gjithashtu mundëson që Këshilli i Evropës të alarmohet në mënyrë më sistematike në lidhje me situatën për lirinë e medias në shtetet anëtare, të ndërmarrë veprime në kohë dhe të koordinuara nëse është e nevojshme.

Kujtojmë se Platforma SafeJournalists reagon në rastet e kërcënimeve ndaj jetës së gazetarëve, sulmeve fizike, vrasjeve, si dhe në situata të jashtëzakonshme kur të gjithë anëtarët e rrjetit bien dakord se duhet një reagim i përbashkët. Rrjeti informon të gjitha institucionet vendore të anëtarëve të rrjetit si dhe institucionet relevante evropiane për rastet në të cilat reagon, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe lirinë e medias.

Platforma SafeJournalists përbëhet nga asociacionet e gazetarëve dhe sindikatat e mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, Asociacioni i Gazetarëve të BH, Asociacioni i Gazetarëve Kroatë, Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi.

Rastet e regjistruara në platformën e Këshillit të Evropës pas reagimit të SafeJournalists:

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637504;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637047;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637704;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637566;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637182;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637517;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637171;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637349;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637458;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637797;globalSearch=false

Burimi: SafeJournalists/Anka Kovačević

Kosova strehon gazetaren e nëntë ukrainase

0

Në Kosovë ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Kateryna Bilobrova, si pjesë e programit “Journalists in Residence –Kosovo”.

Ajo në aeroport është mirëpritur nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

Bilobrova është gazetarja e nëntë që strehohet në Kosovë në kuadër të programit JiR, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky program është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, përmes së cilit gazetarëve ukrainas u siguron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Gazetaret ukrainase fillojnë kursin e Gjuhës Shqipe

0

Iryna Synelnyk, Lyudmila Makey, Maryna Zhyvotkova, Oksana Chykanch dhe Viktoriia Kaidash, sot, kanë filluar kursin e Gjuhës Shqipe.

Kursi është paraparë në programin “Journalists in Residence – Kosovo”, dhe për qëllim ka integrimin e kolegeve ukrainase në Kosovë.

Gazetaret së bashku me ligjëruesen, Mirishahe Haziraj, për dy orë në javë do të mësojnë fillimisht elementet bazike të shqipes, për të kaluar më vonë në faza tjera.

Kursi i Gjuhës Shqipe është mundësuar nga organizata humanitare Jesuit Refugee Service – JRS, e cila njëherësh në baza mujore u siguron pako ushqimore dhe higjienike gazetareve nga Ukraina.

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Teksa, është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar tetë gazetarë.

Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch – gazetaret e radhës ukrainase që strehohen në Kosovë

0

Në Kosovë, sot, kanë mbërritur dy gazetaret ukrainase Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch.

Gazetaret janë mirëpritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Synelnyk dhe Chykanch – do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists – EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë.

“Journalists in Residence – Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

Gazetaret ukrainase pritën në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

0

Lyudmila Makey, Daria Meshchriakova, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash të shoqëruara nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, sot në zyrat e AGK-së, pritën në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.

Ambasadori Davenport u njoftua nga afër me koleget nga Ukraina, përvojat e tyre personale të rrugëtimit drejt Kosovës, sfidat që kanë hasur në raportim përgjatë kësaj periudhe, si dhe ambientimin e tyre në Kosovë.

Koleget ukrainase së bashku me Kryetarin Rexha dhe znj.Kusari, u shprehën tejet falënderues për ndihmën e dhënë të Misionit të OSBE-së për akomodimin e tyre në Kosovë.

Në këtë takim prezent ishin gjithashtu Shefi i Seksionit për Media në Departamentin e Demokratizimit në OSBE, Dane Koruga dhe Arben Hajredinaj – Zyrtar vendor në Sektorin për Media.

AGK-ja dhe KMShK-ja të shqetësuar me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli

0

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.

Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.

AGK-ja kërkon hetime rreth sulmeve kibernetike ndaj portalit “Nacionale”

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar sot nga redaksia e portalit online “Nacionale”, se po përballen me një seri sulmesh kibernetike, që ndikojnë direkt në punën e gazetarëve të kësaj medie.

AGK-ja kërkon nga Policia e Kosovës, dhe Njësiti për Krime Kibernetike që të hetojnë urgjentisht burimin e këtyre sulmeve dhe gjetjen e autorëve të këtij organizimi.

Mediet kosovare kanë qenë cak i sulmeve kibernetike edhe në të kaluarën, dhe kjo ndikon përvec financiarisht edhe në lirinë e medias për të vepruar si dhe sigurinë e informacioni. Prandaj, AGK-ja fton institucionet e sigurisë së Kosovës që ta trajtojnë fenomenin me prioritet.