Home Blog Page 30

AGK dhe NDI mbajnë konferencën “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore” 

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI dhe USAID në Kosovë, në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, organizoi konferencën “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore”. 

 

Xhemajl Rexha – Kryetar i Bordit të AGK-së, ngriti nevojën e emërimit të grave në pozita vendimmarrëse në media në mënyrë që të luftohet gjuha mizogjiniste më me efektivitet.  

 

“Mediat janë shpesh burim i përhapjes së gjuhës mizogjiniste, dhe ajo çfarë ne si AGK angazhohemi vazhdimisht është që në fakt ato të shërbejnë për ta denoncuar këtë gjuhë. Në këtë aspekt, do të ndihmonte shumë emërimi i më shumë grave në pozita udhëheqëse dhe vendimarrëse nëpër media, në mënyrë që lufta e përbashkët kundër gjuhës mizogjiniste të jetë më efektive.” 

 

Ambasadorja Nancy Soderberg – Drejtore e lartë rezidente e NDI në Kosovë, tha se mizogjinia përbën një nga sfidat kryesore të hapësirës informuese në Kosovë.

“Mediat kanë rol të rëndësishëm në luftimin e kësaj dukurie përmes raportimit të ndjeshëm gjinor, identifikimit të gjuhës seksiste dhe ofenduese, si dhe përmes ofrimit të mundësive dhe përfaqësimit të drejtë dhe të barbartë për të gjithë.”

Atifete Jahjaga – Presidente e Republikës së Kosovës (2011 – 2016), tha se luftimi i dezinformatave me bazë gjinore nuk është një problem i ri në shoqëri, por që është prezent tash e sa vite me radhë, e që duhet të trajtohet me shumë seriozitet nga gazetarët dhe shtëpitë mediatike. 

 

“Gjatë kohës sa unë kam qenë Presidente e Republikës së Kosovës, por edhe pas përfundimit të mandatit, më shumë ka pasë raportime dhe lajme jo të sakta rreth privatësisë sime, ndryshimeve në pamje, jetën martesore dhe foto të montuara sesa që ka pasë raportime për punën që unë bëja. Një gjendje të tillë e kam parë dhe kam qenë dëshmitare e saj për më shumë se një dekade, por çka është më e keqja, një gjendje të tillë po e shohim edhe ndaj presidentes së vendit dhe grave të tjera që janë në politikë. Mediat në Kosovë, por jo vetëm, fatkeqësisht po i targetojnë gratë që janë aktive në politikë dhe në fushën e biznesit, duke i rritur kështu steorotipet dhe diskriminimin në baza gjinore, sepse sipas tyre nuk është rëndësishme se çfarë bënë ajo grua, por se si duket.“ 

 

Paneli përbërës nga gazetarë, hulumtues dhe përfaqësues të organizatave së bashku me gazetarët pjesëmarrës të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, diskutuan për problemet aktuale në media që ndërlidhen me mizogjininë online dhe dezinformimin gjinor, si dhe praktikat më të mira për zbutjen e këtyre sfidave. 

 

Disa nga rekomandimet e dala nga konferenca janë si në vijim: Përfshirja e treguesve të tjerë identitarë përveç atyre burra dhe grua, përfshirja e grave më shumë në debate televizive, ndërmarrja e veprimeve bazuar në kontekstin aktual në Kosovë për të përmirësuar përfaqësimin dhe portretizimin e grave në media, si dhe zhvillimi i metodave për të identifikuar dhe minimizuar në mënyrë proaktive gjuhën seksiste në media.

 

Rekomandimet e plota së shpejti do të publikohen në platformat sociale të organizatës. 

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit, AGK e dënon rastin

0

Një ekip i RTV Dukagjinit, i përbërë nga gazetari Liridon Llozani dhe kameramani Diamant Maxharraj janë sulmuar fizkisht sot derisa po raportonin në lagjen Pejton të Prishtinës për deklarimin e të hyrave në ATK.

Njëri prej pronarëve të një lokali në vendin ku ekipi po xhironte fillimisht ka provuar të ndalojë filmimin, e më pas edhe e ka goditur kameramanin, Maxharraj.

Gazetarët e kanë lajmëruar menjëherë Policinë, e cila e ka arrestuar këtë person. Ata gjithashtu e kanë dhënë deklaratën në stacionin e policisë për incidentin.

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm fizik, që shton edhe më shumë pasigurinë e gazetarëve në punën e tyre të përditshme.

AGK dhe Këshilli i Evropës mbajtën diskutimin “Mekanizmat për Financimin e Mediave në Gjuhët e Pakicave Etnike”

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Liria e Shprehjes dhe Liria e Medias (JUFREX)”, organizoi tryezën e diskutimit mbi mekanizmat specifik për mbështetjen financiare të mediave private apo jo-fitimprurëse të cilat publikojnë përmbajtje në gjuhët e pakicave të ndryshme etnike.

Paneli i përbërë nga përfaqësues të medieve që operojnë në gjuhët e paicave etnike, të organeve rregullative të medieve dhe organizatave, diskutuan mbi zgjidhjet e mundshme për tejkalimin e sfidave të ndërlidhura me qëndrueshmërinë financiare ngase nevoja për të pasur media të qëndrueshme dhe të mirë-formuara të pakicave në shoqërinë tonë është jetike.

Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi, së shpejti mund t’i lexoni në formatin online të një broshure.

 

Dezinformimi gjinor dhe dhuna ndaj grave në politikë – moduli i katërt i Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, mbajti sot modulin e katërt të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.

Pjesëmarrësit diskutuan për dezinformimin gjinor dhe dhunën ndaj grave në politikë bashkë me Leonida Molliqaj – Kryeredaktore dhe Drejtore Ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA dhe Nita Bicurri – Menaxhere e Programit në NDI Kosovë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për portretizimin e grave në media, ndikimin e dhunës ndaj grave në politikë, raportimin e ndjeshëm gjinor, dhunën ndaj grave në internet, steorotipet gjinore në media dhe përfshirjen e perspektivës feministe në politikat redaktoriale.

Akademia mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.

AGK-ja dënon sulmet e bashkëshortit të Presidentes Osmani ndaj gazetarëve

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.

Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.

May be an image of text

AGK-ja fton gazetarët dhe mediat ta respektojnë Kodin e Etikës

0

Duke marrë shkas nga një raportim joprofesional dhe joetik në disa media sot, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës edhe njëherë u kujton kolegëve gazetarë dhe punëtorëve të tjerë medialë rëndësinë për t’iu përmbajtur Kodit Etik të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Kodit Etik për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës.

Roli i medias në demokracinë e re të Kosovës është esencial për ofrimin e informatave kredibile dhe të paanshme për qytetarët e vendit, në interes të publikut.

AGK-ja dënon arrestimin e kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm 

0

Policia e ka arrestuar sot në Suharekë kamermanin e agjenicsë së lajmeve, Ekonomia Online, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tij.

AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medialë në ngjarje të tilla.

Mbahet moduli i tretë i Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot mbajti modulin e tretë të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit.

Pjesëmarrësit diskutuan për rritjen e dezinformatave dhe raportimin gjatë zgjedhjeve së bashku me Jeton Mehmetin – Drejtor i hulumtimeve në Institutin GAP / Autor i raportit vjetor të IREX-it, Indeksi i Qëndrueshmërisë së Medias / Anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Julia Brothers – Këshilltare e lartë për zgjedhje dhe procese politike në NDI.

Gjatë këtij moduli u diskutua për trendet e dezinformimit gjatë proceseve zgjedhore, teknikat dhe praktikat më të mira për luftimin e tyre, si dhe u prezantuan gjetjet e studimit të NDI-së “Sfidat e Integritetit të Informacionit: Kërcënim në rritje për demokracinë në Kosovë”.

Akademia mbështetet nga NDI Kosovo dhe USAID Kosovo.

Bordi i AGK-së mbanë mbledhjen e parë për vitin 2022

0

Anëtarët e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, kanë mbajtur takimin e parë për vitin 2022.

Në këtë takim u diskutua për planin e punës së organizatës, si dhe projektet që aktualisht janë duke u implementuar nga stafi ekzekutiv i AGK-së.

Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, diskutoi me anëtarët prezent në mbledhje për takimet që do t’i mbajë me partnerët vendorë e ndërkombëtarë për filluar projektet të reja në dobi të komunitetit.