Home Blog Page 34

Gazetarët shqiptarë e serbë sulmohen në veri

0

AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar.

AGK e shqetësuar me kërcënimet ndaj gazetarëve të Sinjalit

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet që janë bërë në drejtim të kolegëve të Gazetës Sinjali.

Gazetarët e këtij mediumi janë kërcënuar dhe ofenduar nga familjarë të personave që u arrestuan gjatë ditës së djeshme nën dyshimin se kanë përgatitur vepra terroriste.

Për AGK-në, është tejet shqetësuese dhe tërësisht e papranueshme që gazetarët vazhdojnë të jenë cak i kërcënimeve të tilla. Andaj, ftojmë organet kompetente që sa më parë të marrin në mbrojtje gazetarët dhe këtë medium për të parandaluar ndonjë incident eventual.

Vlerësojmë se qasja e tillë rrezikon rëndë lirinë e shprehjes dhe klimën e të bërit gazetari. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që rastet e kërcënimeve t’i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha merr pjesë në takimin vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve- EFJ

0

Në takimin vjetor të Federatës Evropiane të Gazetarëve – EFJ, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka përfaqësuar kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha.

Rexha ka qenë panelist në diskutimin “Gazetarët nën presion në Ballkanin Perëndimor”, ku e ka paraqitur Indeksin e fundit të sigurisë për gazetarët në Kosovë, i cili u përpilua nga AGK në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists.

Ai gjithashtu ka folur për gjendjen e përgjithshme të lirisë së medias në Kosovë, efektet e pandemisë COVID-19 në punën dhe mirëqenien e gazetarëve kosovarë, si dhe nevojën për monitorim dhe transparencë në procesin e rëndësishëm për zgjedhjen e Bordit të ri të transmetuesit publik, RTK dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KPM-së.

Bordi i AGK-së diskuton planet dhe projektet për tremujorin e fundit të këtij viti

0

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot  mbajti mbledhjen e radhës, ku prezent fillimisht ishin 7 nga 9 anëtarët.

Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, i njoftoi anëtarët më në detaje për takimet e zhvilluara me ambasadorë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, memorandumet e nënshkruara me Kolegjin AAB dhe forumZFD.

Në takim u diskutua për aktivitetet që parashihen të zbatohen në muajt në vazhdim, si dhe u ngrit nevoja që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët të kenë një akreditim të vetëm institucional, për të kryer më lehtë detyrat e tyre.

AGK dhe forumZFD-Programi në Kosovë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe forumZFD- Programi në Kosovë sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Nehari Sharri, Drejtor i forumZFD- Programi në Kosovë, për të nisur hapat e parë të një partneriteti afatgjatë në mes të palëve.

Projekti i parë i këtij bashkëpunimi do të jetë trajnimi online për gazetarë, në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte. Ky trajnim do të realizohet nga profesionist të gazetarisë dhe hulumtues të  fushës, komunikimi dhe të gjitha materialet do të ofrohen në tre gjuhë:  gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe gjuhë serbe.

Memorandumi është në dobi të dyja palëve me anë të cilit do të mundësohet trajnimi dhe profesionalizimi i mëtejmë i gazetarëve për të raportuar për gazetarinë e sensibilizuar për konflikt.

May be an image of 3 people and people standing

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha priti në takim Ambasadoren Nancy Soderberg – Drejtore e lartë rezidente e NDI në Kosovë

0

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës  – AGK, Xhemajl Rexha, sot zhvilloi takim njoftues me  Ambasadoren Nancy Soderberg – Drejtore e lartë rezidente e  Institutit Kombëtar Demokratik – NDI në Kosovë.

Duke vlerësuar lartë angazhimin e deritanishëm, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit përmes ligjëratave, trajnimeve dhe punëtorive me atë të së cilave do të mundësohet trajnimi dhe ngritja profesionale e mëtejme e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve.

Në takim prezent ishin edhe Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Pajtim Gashi –  Menaxher i Programit në NDI dhe Adea Beqaj – Zyrtare e Programit në NDI.

Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

0

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK, Xhemajl Rexha, gjatë ditës së sotme priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, Ambasadorin Michael Davenport.

Në takim u diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka dhënë AGK-së deri më tani, si dhe gatishmërinë e të dyja palëve për të punuar bashkë për përmirësimin e kushteve të punës për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët.

Gjithashtu, u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe Misionit të OSBE-së, si dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta që lidhen me sigurinë e gazetarëve, gazetarinë hulumtuese dhe avokimin e lirisë së shprehjes.

Në këtë takim prezent ishin edhe Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Shefi i Seksionit për Media në Departamentin e Demokratizimit në OSBE, Dane Koruga.

AGK nënshkruan Memorandum Bashkëpunim me Kolegjin AAB

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Kolegjin AAB.

Ky memorandum u nënshkrua për thellimin e bashkëpunimit profesional e akademik në fushën e gazetarisë dhe studimeve mediatike, duke u bazuar në avancimin dhe ngritjen e standardeve të gazetarisë.

Memorandumi i Bashkëpunimit është me interes dhe në dobi të dyja palëve, me anë të cilit do të mundësohet trajnimi dhe profesionalizimi i mëtejmë i studentëve të gazetarisë, mundësisë për bashkëpunim me gazetarë, zhvillimin e ligjëratave me interes të ndërsjellë dhe aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të mjedisit mediatik në Kosovë.

AGK mëton që të nënshkruajë memorandume të kësaj natyre me organizata dhe institucione të tjera, të cilat për bazë kanë avancimin e studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve.

AGK vazhdon angazhimin në projektin “Building Trust In Media In South Europe and Turkey” – organizuar nga EFJ

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, edhe këtë vit po vazhdon bashkëpunimin me Federatën Evropiane të Gazetarëve – EFJ, në kuadër të projektit “Building Trust in Media in South Europe and Turkey”, mbështetur nga UNESCO.

Në ciklin e parë të trajnimeve, AGK-ja u përfaqësua nga Getoarbë Mulliqi Bojaj – Drejtoreshë Ekzekutive dhe Hulumtuese në organizatë. Ajo në takimin ku morën pjesë përfaqësues të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, potencoi dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 në fushën e medieve.

“AGK në bashkëpunim me EFJ-në ka planifikuar që në javët në vazhdim të organizojë një takim jo-formal me gazetarë dhe fotoreporterë të pavarur nga Kosova ku do të njoftohet më nga afër me nevojat e tyre” tha Mulliqi-Bojaj.

Në këto aktivitete virtuale u bisedua për të drejtat e gazetarëve në vendet e tyre të punës, me theks të veçantë statusi i gazetarëve të pavarur dhe rekrutimi. Në takim, gjithashtu u prezantua puna dhe aktivitetet e asociacioneve dhe të vendeve pjesëmarrëse në takim.

Gjatë aktiviteteve vijuese do të zhvillohen punëtori me tema të ndryshme, ndër të tjera punëtori për punën në distancë, kampanja për komunikim, e të tjera.