Home Blog Page 20

AGK-ja e dënon gjuhën e Zafir Berishës ndaj Ermal Pandurit

0

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e ka parë me shqetësim statusin e ish-deputetit të NISMAs, Zafir Berisha kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri.

Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

Çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës.

AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni.

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara, Irene Khan u takua me përfaqësues të medieve

0

Në zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, sot është mbajtur takimi i Raportueses Speciale të Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, me përfaqësues të medieve.

Në AGK, Khan u mirëprit nga Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Juristja e së drejtës së Medias, Flutura Kusari, si dhe përfaqësuesit e mediave Besa Luci – Kosovo2.0, Brikenda Rexhepi – KOHA, Bojan Tomic – RTK, Leart Hoxha – ATV, Serbeze Haxhiaj – RTK.

Në këtë takim u diskutua për lirinë dhe kornizën ligjore të medieve, sigurinë e gazetarëve, si dhe zbatimin e ligjeve që ndikojnë në punën e mediave dhe shoqërisë civile.

Irene Khan do të qëndrojë edhe nesër në Kosovë, ku do të takohet edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, e organizata ndërkombëtare.

Raportuesja Speciale në fund të kësaj vizite që e zhvilloi në Kosovë dhe Serbi, më 6 prill, në Beograd do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për përshtypjet e para se ku qëndrojnë këto dyja shtete. Teksa, një raport gjithëpërfshirës, Khan do ta prezantojë në qershor të 2024, në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ambasada e Holandës në Kosovë shtroi darkë/iftar për gazetarët ukrainas dhe afganë

0

Zv. Ambasadori i Holandës në Kosovë, Ronald Goldberg, shtroi darkë/iftar për gazetarët ukrainas dhe afganë që janë strehuar në Kosovë.

Kolegët gjatë këtij takimi ndanë përvojat e tyre të ikjes së detyrusheme nga Ukraina dhe Afghanistani, u njoftuan nga afër me z.Goldberg, si dhe punën e Ambasadës së Holandës në Kosovë.

Gazetarët në këtë takim u shoqëruan nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni.

Kolegët ukrainas dhe afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt, si dhe implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Shefit të Stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela

0

Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediet e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes.

Vela në një postim skandaloz në Twitter, thotë se raportimet e medieve të Kosovës “janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhën në listën e zezë të SHBA-së”.

Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve.

Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj medieve nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre.

AGK publikoi raportin vjetor për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve

0
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, sot publikoi raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.
Raporti që është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi Bojaj, në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists, e përshkruan më gjerësisht situatën e legjislacionit dhe çështjet socio-ekonomike e politike në raport me lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Raporti fokusohet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve.
Në konferencë u prezantuan gjetjet e raportit nga hulumtuesja Getoarbë Mulliqi Bojaj, Eksperti Ligjor i raportit, Yll Zekaj, si dhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha.
Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP. Teksa, si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave nga KGjK për rastet e gazetarëve.
Raportin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://rb.gy/raywwq

Gazetarët afganë nga e hëna do të fillojnë t’i shfrytëzojnë hapësirat e Radio Kosovës

0

Gazetarët afganë të strehuar në Kosovë, që nga e hëna do të fillojnë të punojnë në hapësirat e Radio Kosovës. Përveç hapësirave, ata kanë në dispozicion për përdorim edhe mjetet e punës në këtë objekt.

Gjatë ditës së sotme, në shoqërimin e Kryetarit të Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Zyrtares Ligjore të ECPMF-së, Flutura Kusari, kolegët afganë u mirëpritën nga Drejtorja e Radios, Flora Durmishi, si dhe kolegët gazetarë me të cilët do të punojnë.

Për ofrimin e shfrytëzimit të hapësirave të transmetuesit publik, ishte zotuar Drejtori Gjeneral, Shkumbin Ahmetxhekaj, qysh në prill të vitit të kaluar, kur në Kosovë ishte strehuar edhe gazetarja e parë ukrainase.

AGK-ja dhe ECPMF-ja, falënderojnë gatishmërinë e udhëheqësisë së RTK-së, që t’u ndihmojë kolegëve afganë që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.

Presidentja Jahjaga shtroi iftarin e parë të Ramazanit për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë

0

Me rastin e fillimit të muajit të agjërimit, Ramazanit, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, iftarin e parë të këtij muaji e shtroi për gazetarët afganë të strehuar në Kosovë.

Gjatë këtij iftari, kolegët afganë patën rastin të njihen nga afër me Presidenten Jahjaga, teksa i treguan përvojat e tyre të ikjes nga Afganistani pas marrjes nën kontroll nga Talebanët, si dhe disa nga traditat e tyre në pritjen e këtij muaji.

Teksa, Jahjaha njoftoi gazetarët për Fondacionin që e drejton, si dhe punën që bënë për fuqizimin e grave në Kosovë.

Gazetarët afganë shoqëroheshin nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj.

Roma In Action dhe Lëvizja FOL prezantuan aktivitetet e realizuara nga grantet e fituara nga Safe Journalists

0
Organizatat joqeveritare Roma In Action, përfaqësuar nga Emrah Cermjani dhe Lëvizja Fol nga Burbuqe Kastrati, të shoqëruar nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, këtë të hënë dhe të martë, në Beograd të Serbisë prezantuan aktivitetet e zbatuara si përfituese të granteve të vogla të ndara nga plaftorma rajonale Safe Journalists, në tetor të vitit 2021.
Në këtë takim, organizatat joqeveritare nga të gjitha shtetet anëtare të platformës, ndanë praktikat e mira dhe vështirësitë nga periudha e zbatimit të këtyre granteve, si dhe diskutuan për aktivitetet që do të zbatohen në muajt pasues.
Mbështetja e dhënë ndaj OJQ-ve përmes këtyre granteve ishte krijuar me qëllimin që të forcohej roli i tyre në raport me autoritetet dhe qytetarët, si akterë relevantë në procesin e vendimmarrjes.

Ambasadori Abbott mirëpret gazetarët në shënimin e 100 vjetorit të BBC-së

0

Mbrëmë, në nder të shënimit të 100 vjetorit të themelimit të BBC-së, gazetarët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, morën pjesë në një koktej të organizuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Kolegët ukrainas dhe afganë patën rastin të takojnë për së afërmi Ambasadorin Nicholas Abbott, si dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre me redaktorë e gazetarë të njohur në Kosovë.

Përgjatë këtij eventi, gazetarja e parë ukrainase e strehuar në Kosovë, Lyudmila Makey, ia dhuroi një pikturë Ambasadorit Abbott, të pikturuar nga vetë ajo, e që simbolizonte paqen dhe dashurinë.

Në këtë event, kolegët nga Ukraina dhe Afganistani u shoqëruan nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari.