Home Blog Page 54

Raporti i Progresit: Zero tolerancë për kërcënimet ndaj medieve

0

PRISHTINË, 20.04.2018 – Në Raportin e Progresit 2018 për Kosovën të Komisionit Evropian është përsëritur rekomandimi që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve të hetohen menjëherë dhe të gjykohen ata që sulmojnë.

Raporti i progresit ka përsëritur edhe disa rekomandime tjera të nxjerra në raportin e fundit të saj për Kosovën duke nënvizuar nevojën për zgjidhje të qëndrueshmë financiare për transmetuesin publik dhe krijim të mekanizmave që do të ofrojnë informata transparente në lidhje me pronësinë nëpër media.

Raporti thekson se autoritetet vendore duhen të jenë më efikase në ndjekje të atyre që kërcënojnë por edhe sulmojnë fizikisht gazetarët.

“Një përgjigje më sistematike, duke përfshirë hetime të menjëhershme dhe një gjykim me kohë, është e nevojshme për të forcuar mbrojtjen e gazetarëve. Duhet të jetë tolerancë zero për kërcënimet apo sulmet ndaj medieve,” thuhet në raport.

Sipas këtij raporti, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka qenë aktiv ndaj rasteve të incidenteve dhe sulmeve ndaj gazetarëve duke trajtuar rastet falë ngritjes së bashkëpunimit me Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.

Numri i kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve është ngritur.

“Sipas AGK-së në vitin 2017 janë raportuar 24 incidente, 2 herë më shumë krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit. Ndër rastet e sulmeve, 2 redaktorë kanë marrë kërcënime me vdekje dhe një gazetar është sulmuar i cili më vonë është kërcënuar nga një anëtarë i parlamentit”, thuhet në raport.

Zbatimi efikas i legjislacionit mbetet një sfidë për vendin dhe merret si shembull mungesa e ligjit për Radiotelevizionin e Kosovës, dhe mbetet jo e kënaqshme përpjekja e kuvendit për gjetjen e zgjidhjes së financimit të qëndrueshëm për trasmetuesin publik.

Sa i përket kornizës ligjore për fushën e lirisë së shprehjes dhe medieve në përgjithësi, të gjeturat e raportit tregojnë se nuk ka ndonjë zhvillim në këtë fushë.

Raporti thekson se sfidë po mbetet liria e shprehjes onlinë e të cilën nuk e monitoron as Komisioni i Pavarur për Media dhe as Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës. “Megjithatë kjo krijon një ambient të papenguar për mediat online, dhe po ashtu minojnë privatësinë e individëve, duke shkuar në shumë raste të pretenduara të gjuhës së urrejtjes, shpifjes dhe fyerjes.

Raporti nuk la pa nënvizuar edhe sfidat me të cilat gazetarët ballafaqohen siç është mungesa e kontratave të punës. Mediat në përgjithësi nuk janë ekonomikisht të qëndrueshme. “Mungesa e një industrie të fortë e private të reklamave i bënë transmetuesit privat të varur në burime tjera të fondeve, dhe janë disa që mund të operojnë pa lidhje të forta politike dhe grupe biznesore të interesit,” thuhet në raport.

Sa i përket kornizës ligjore për fushën e lirisë së shprehjes dhe medieve në përgjithësi, të gjeturat e raportit tregojnë se nuk ka ndonjë zhvillim në këtë fushë. Ndërkaq mbetet jo e kënaqshme përpjekja e kuvendit për gjetjen e zgjidhjes së financimit të qëndrueshëm për trasmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Përkundër progresit të shënuar raporti thekson se duhet të investohet edhe më shumë në këtë fushë.

“Policia, prokurorët dhe gjyqtarët kanë nevojë për trajnim të duhur në standardet e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut për trajtimin e burimeve dhe materialeve gazetareske”, nënvizohet në raport.

Sindikatat në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi krijojnë strategji për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarë

0

BRUKSEL, 20/04/2018 – Si ta formësojmë të ardhmen e sindikatave dhe shoqatave të gazetarëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi? Grupi i ekspertëve për të drejtat e punës nga Federata Europiane e Gazetarëve e përbërë me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, janë mbledhur më 10 prill 2018 në Shkup për të reflektuar në planin e strategjisë një vjeçare për të përmirësuar kushtet e punës së gazetarëve në rajon.

Ky takim ishte i fundit në serinë e trajnimeve të organizuara përgjatë viteve 2017-2018 në kornizën e projektit Ndërtimi i Besimit në Media në Europën Jug-lindore dhe Turqi, e përkrahur financiarisht nga UNESCO dhe Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij takimi në Shkup ishte që të reflektohet në të arriturat në nivel kombëtar përbrenda organizatave në vitin e kaluar dhe cilat duhen të jenë strategjitë kryesore për 2018-2019. Pjesëmarrësit kanë ndarë raportet kombëtare duke shpjeguar sfidat kryesore dhe sugjeruan rekomandime për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarë dhe punëtorët tjerë medial në rajon. Disa shembuj konkret të veprimeve në nivel kombëtar përfshijnë si në vijim:

Në Serbi, sindikata e gazetarëve (SINOS) për momentin është duke përcjellur strategjinë për media që do të publikohet këtë viti më 2018 dhe është duke identifikuar mungesën e organizatës së punëdhënësve si problem kryesor për të filluar dialogun sektorial social. Sindikata ka krijuar një strategji për të adresuar çështjet në nivelin më të lartë dhe do të kërkojë përkrahje ndërkombëtare për të arritur këtë qëllim. Shtesë, SINOS ka përsëritur përmbajtjen e trajnimit e dhënë në Podgoricë për gazetarët Serbë.

Në Kosovë, Asociacioni i Gazetarëve ka bashkëpunuar me inspektoriatin e punës për të denoncuar shkeljet e ligjit të punës. AGK është duke e kërkuar mundësinë e mbështetjes për krijimin e një sindikate të gazetarëve në Kosovë.
Shoqata “Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë” (APJ) kanë ngritur vetëdijen në mesin e anëtarëve të tyre se pse është e rëndësishme që të luftohet për të drejtat e tyre dhe se si të caktohet një agjendë për kushtet e punës në nivel kombëtar.

Në Mal të Zi, sindikata e mediave (SMCG) ka lobuar për të përfshirë amendamentet në ligjin e mediave e cila për momentin është në diskutim dhe është në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes kolektive në nivel të degëve.
Në Maqedonia, sindikata (SSNM) ka ndërmarrë veprime ligjore sa i përket të drejtës autoriale duke i ndihmuar gazetarët që të mbrojnë të drejtat e tyre autoriale, sidomos me këshilla ligjore dhe përkrahje.
Në Turqi, sindikata e gazetarëve (TGS) kanë anketuar gazetaret për të ditur se cilat janë nevojat e tyre dhe për ti adresuar ato.

Atëherë, cili është hapi i radhës? Ekspertja Tamara Chausidis nga Sindikata e pavarur e gazetarëve të Maqedonisë ka mbajtur një prezantim se si të rregullohet e ardhmja bazuar në “menaxhment të reputacionit për sindikatat”. “Krejt ka të bëjë me reputacionin dhe brendimin e sindikatës apo asociacionit tuaj të gazetarëve,” tha ajo. Ndërtimi i besimit me anëtarët tuaj, përmirësimi i mënyrës së komunikimit, themelimi i një vizioni, një mision dhe vlerat e juaja bazë ishin disa nga pikat kryesore që ajo ka theksuar. Pjesëmarrësit kanë debatuar disa mënyra për zhvillimin e reputacionit të tyre.

Pas takimit, pjesëmarrësit janë pajtuar për të draftuar planin njëvjeçar strategjik që do të caktojë prioritete për të përmirësuar kushtet e punës për gazetarët në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Shtesë, magazina LAREG+ do të publikohet dhe një video fushatë dhe po ashtu edhe një ekspozitë me fotografi do të nisin në maj 2018.

Delegacioni i EFJ-së po ashtu ka takuar Damjan Manchevski, ministrin maqedon për informim, shoqëri dhe administratë, për të diskutuar ligjin për informim e që pritet të miratohet javën e ardhshme nga parlamenti dhe rregulloren për qasje në dokumente publike.

Ministri foli për mundësinë e lejimit të shkurtimeve të taksave për organizatat e mediave të shkruara, “por kjo qeveri nuk do të ndërhyjë financiarisht për të dhënë para në kompanitë mediatike që janë në vështirësi. Ne duam t’i heqim duart nga sfera e medias “, shtoi ai.

Ministri po ashtu konfirmoi qëllimin e tij për të zgjeruar qasjen në dokumente publike për gazetarët dhe qytetarët në Maqedoni dhe paralajmëroi lansimin e një portali me të dhëna që do të promovojnë transparencë dhe përgjegjësi në vend.

Në lidhje me lajmet e rreme, ministri është i hapur që të përkrah propozimet e reja që vijnë nga partnerët e EFJ-së (ZNM and SSNM) për të luftuar pronësitë e rreme të portaleve të lajmeve që bëjnë para duke shpërndarë lajme të rreme në online. “Vet-rregullimi është opsioni jonë më i preferuar për të identifikuar gazetarët dhe jo-gazetarët,” tha Manchevski.

Platforma rajonale: reagimi i shpejtë i policisë së Serbisë është një shenjë pozitive

0

BEOGRAD, 18.04.2018. – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avansimin e Lirisë së Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8000 anëtarë, dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Vladeta Urošević dhe kameramanit Danilo Mašojević të TV Prva. Gjithashtu mirëpret reagimin e shpejtë nga policia Serbe që arrestoi të dyshuarin pak pas sulmit.

Mašojević dhe Urošević kishin planifikuar të filmonin një intervistë me kryetarin e Komunës së Leskovcit. Megjithatë, pasi arritën pranë vendit të ngjarjes, një burrë i panjohur nga një kafene aty pranë filloi të bërtiste dhe i kërcënonte. Njeriu përdori makinën e tij për të bllokuar veturën e televizorit Prva. Kur ekipi filloi të merrte pajisjet nga makina, njeriu sulmoi kameramanin Urošević, duke shkaktuar lëndime të vogla në kokë.

Incidenti u raportua në polici dhe disa orë më vonë i dyshuari u arrestua.

Baza e të dhënave të IJAS për sulmet tregon se ky është sulmi i dytë i regjistruar fizik ndaj gazetarëve në vitin 2018, ndërsa numri i kërcënimeve dhe presioneve verbale është shumë më i lartë dhe tani është 29.

“Pavarësisht reagimit të shpejtë të policisë në këtë rast, ne paralajmërojmë përsëri se një numri i madh i presioneve dhe sulmeve ndaj gazetarëve është rezultat i nxitjes së mosndëshkimit “, tha Slaviša Lekić, kryetar i IJAS dhe shtoi: ” Shteti dhe zyrtarët e tij nuk dërgojnë një mesazh të qartë se çdo formë e frikësimit të gazetarëve për shkak të puna është krejtësisht e papranueshme “.

Platforma rajonale mbështet IJAS në përpjekjet e saj për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e fjalës dhe u bën thirrje organizatave ndërkombëtare që të ushtrojnë presion shtesë ndaj autoriteteve në Serbi për të demonstruar një angazhim të plotë për t’i dhënë fund mosndëshkimit në këtë vend, për të siguruar sigurinë e gazetarëve dhe për të respektuar lirinë e shprehjes dhe mediave.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 17.04.2018.

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje-Hercegovines

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i  Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i  Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Zgjedhen dy anëtarë të KPM-së

0

Zgjedhen dy anëtarë të KPM-së

PRISHTINË, 18.04.2018 – Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Violeta Hyseni-Kelmendi dhe Maja Sllaviq.

Nga komuniteti shumicë shqiptar, Violeta Hyseni-Kelmendi mori 54 vota, ndërsa nga komuniteti serb, Maja Sllaviq  mori 58 vota.

Ndërkaq për anëtarë të komisionit nga radhët e komunitetit tjetër u vendos të përsëritet konkursi pasi që kandidatët e paraqitur nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme.

Mandati i anëtarit të KPM-së është 3-vjeçar.

 

Gazetarët shqiptarë dhe serb diskutojnë për sfidat e tyre

0

PRISHTINË, 17.04.2018 – Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka vazhduar me fazën e dytë të projektit i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet gazetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, veçanërisht të gazetarëve shqiptarë dhe atyre serb.

Në këtë tryezë të diskutimit e cila u mbajt në Graçanicë, gazetarët e komunitetit shqiptarë dhe ata të komunitetit serb kanë diskutuar së bashku për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes tyre si dhe për sfidat me të cilat ata ballafaqohen gjatë punës së tyre informuese për qytetarët e vendit, përkatësisht komuniteteve që ata i përkasin.

Të pranishëm në këtë tryezë, përveç gazetarëve nga mediet të ndryshme nacionale dhe lokale, ishin edhe përfaqësues nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe ata nga Asociacioni i Gazetarëve serb në Kosovë.

Petrit Çollaku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës theksoi se bashkëpunimi në mes gazetarëve po rritet cdo ditë e më shumë.

“E mira e rrugës është që pak a shumë kemi fillu me pa, me kuptu. Ka pasë edhe tentativa të përbashkëta që të synohet për një punë më të mirë për gazetarët në rajon”, shtoi Çollaku.

Por ai nuk la pa përmend edhe barrierat me të cilat gazetarët ballafaqohen, duke apeluar kështu  në drejtim  gazetarëve serbë, sidomos ata në veri të Kosovës, ta vizitojnë më shumë Prishtinën në mënyrë që të njihen me problematikat si ato sociale edhe ato politike.

“Ndarja administrative e politike, problemi në Mitrovicë ende ekziston. Gazetarët mund të bashkëpunojnë kjo është mënyra më e mirë për të ngritur të gjitha çështjet që i brengosin. Bashkë në të gjitha rastet mund të ndikojmë pozitivisht”, theksoi Çollaku para gazetarëve.

AGK gjithmonë ndërmerrë masa të menjëhershme të sumeve ndaj gazetarëve, qoftë ata shqiptarë ose serbë.

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Fatmire Tërdevci nga Zyra e BE-së në Kosovë tregoi se janë të kënaqur me sukseset e projektit që ka pasur deri më tani.

“Sa i takon projektit, jemi të gëzuar pasi që kemi pasur sukses me pjesën e parë të diskutimit me gazetarët e komuniteteve të ndryshme. Projekti së bashku me BIRN do të vazhdojë për ta përforcuar më shumë bashkëpunimin mes gazetarëve”, tha Tërdevci.

Kjo iniciativë është vazhdimësi e një projekti të tillë të implementuar vitin e kaluar përmes të cilit gazetarët shqiptarë, serbë e boshnjakë kanë  shkruar artikuj të përbashkët rreth temave sociale me të cilat ballafaqohen banorët e Kosovës.

Parashkruhet aktakuza ndaj personit që e kërcënoi gazetarin

0
Justice Palace in Pristina

PRISHTINË, 11.04.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se aktakuza e Prokurorisë Themelore e Prishtinës e ngritur me datë 14.10.2013 ndaj Enver Sopjanit i cili e kishte kërcënuar gazetarin, Vehbi Kajtazi, ka arritur afatin e parashkrimit.

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës të marrë më datë 28.02.3018, bëhet e ditur se ndjekja penale ndaj të pandehurit Enver Sopjanit, ka arritur parashkrimin absolut dhe si e tillë aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës është hedhur poshtë si e vjetërsuar nga ana e gjykatës.

Në arsyetimin e këtij vendimi, gjyqtari i kësaj çështje gjyqësore, Agim Kuçi, ka bërë të ditur se kjo lëndë e ka arritur parashkrimin absolut të ndjekjes penale më datë 06.12.2017.

“Gjyqtari i vetëm gjykues pas pranimit të përgjigjes lidhur me kërkesën e mbrojtjes për hedhje të aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe pas shqyrtimit dhe vlerësimit të shkresave të saj, pas rikualifikimit të veprës penale nga ana e Prokurorisë konstatoj se në rastin konkret ka arritur afati kohorë i parashkrimit absolut i ndjekjes penale”, thuhet ndër të tjera në aktvendimin e gjykatës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës konsideron se një praktikë e tillë nga ana e pushtetit gjyqësor, duke i lënë rastet e gazetarëve me vite të tëra në sirtarët e tyre, përveç që është në kundërshtim më parimet juridike për një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme, mos zgjidhja e këtyre lëndëve ndikon drejtpërsëdrejti edhe në sigurinë dhe jetën e gazetarëve.

AGK i bënë thirrje institucioneve të drejtësisë, në këtë rast Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Prishtinës, që rastet ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet dhe seriozitet maksimal dhe kryerësit e veprave penale ndaj gazetarëve të marrin dënimin e merituar.

Intervenimi i policisë në veri të Mitrovicës ka ndikuar në sigurinë e gazetarëve

0

PRISHTINË, 30.03.2018 – Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimore për Avokimin e Lirisë së Medieve dhe Sigurisë së Gazetarëve, që përfaqësojnë më shumë se 8000 anëtare, dënon incidentet e fundit ndaj medieve dhe gazetarëve gjatë intervenimit të policisë në veri të Mitrovicës.

Incidenti ka ndodhur më 26 mars kur njësiti special i policisë ROSU në Mitrovicën veriore ka arrestuar zyrtarin e qeverisë serbe, Marko Djuric i cili sipas qeverisë së Kosovës ka hyrë në shtet pa pëlqimin paraprak nga autoritetet e Prishtinës.

Gazetarët ishin duke mbuluar takimin që Djuric dhe disa zyrtarë tjerë kishin me qytetarët në veri të Mitrovicës ku intervenimi i policisë ka ndodhur.

Gjatë intervenimit, ROSU ka përdorur shok bomba dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila kishte bllokuar hyrjen e ndërtesës ku mbahej takimi. Në këtë situatë kaotike, disa gazetarë janë lënduar dhe disa pajisje mediatike janë dëmtuar. Madje edhe disa punëtorë tjerë mediatik ishin sulmuar në një lokacion tjetër.

Përsëri po dëshmohet se gazetarët dhe njerëzit e medieve punojnë nën kushte shumë të rrezikshme. Platforma përsëri shpreh brengën e saj për sigurinë e gazetarëve dhe insiston që autoritetet e Kosovës duhen të hetojnë veprimin e policisë.

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti i tha Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës se asnjë rast nuk është raportuar nga gazetarët në polici për atë ditë.

Platforma inkurajon të gjithë gazetarët të raportojnë incidentet dhe rastet kurdoherë që ata janë të kërcënuar apo të sulmuar gjatë punës së tyre. Po ashtu, autoritetet duhen të sigurojnë që puna e gazetarëve të mos pengohet dhe ata duhen të punojnë në siguri.

Që nga fillimi i 2018-ës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë regjistruar 7 incidente kundër gazetarëve, duke përfshirë një sulm fizik dhe gjashtë raste të frikësimit e kërcënimit verbal, duke mos përfshirë incidentin e fundit.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtave të të gjithë gazetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 29.03.2018

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave të Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve të Kroacisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur të Gazetarëve të Serbisë

Safejournalists.net, Prishtinë, 30/03/2018

Policia të zbuloj arsyet e dëmtimit të vetures së gazetares

0

PRISHTINË, 29.03.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marr me shqetësim informatën se redaktores së Radio Kosovës Serbeze Haxhiajt për të dytën herë me radhë brenda muajit mars i është ngjyrosur vetura me ngjyrë të kuqe nga persona të panjohur.

Gazetarja Haxhiaj ka njoftuar policinë e Kosovës lidhur me këto dy raste, të cilat ajo i cilëson si tendencë për ta frikësuar. Haxhiaj ka thënë se veprimet e tilla po ia shqetësojnë familjen e saj.

AGK dënon këtë akt, i cili ka për qëllim kërcënimin e gazetares dhe u bënë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht në zbardhjen e rastit të Serbeze Haxhiajt dhe gjitha rastet tjera, ku gazetarët janë cak i sulmeve fshehurazi.

Gazetarët e Ballkanit Perëndimor: Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve ende në rrezik

0

BRUKSEL, 27.03.2018 – Një delegacion i projektit të Platformës Rajonale në Ballkanin Perëndimor për avokim të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve kanë vizituar Brukselin më 21 dhe 22 mars dhe kanë mbajtur takime dhe konsultime me anëtarët e Parlamentit Europian dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Europian.

Përfaqësuesit e asociacioneve të gazetarëve dhe e një sindikate nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia paraqitën situatën e mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vendet e tyre. Ata theksuan problemet e përbashkëta që ballafaqohen anëtarët e tyre dhe gazetarët e tjerë, duke përfshirë kushtet e dobëta të punës, frika nga siguria personale për shkak të punës, presionet politike dhe ekonomike që rezultojnë me censurë dhe vetë-censurë. Në këtë ambient të tillë gazetaria joprofesionale lulëzon dhe pluralizmi mediatik rrezikohet. Është vërejtur se problemet që ballafaqohen gazetarët kryesisht vijnë nga partitë politike në pushtet të cilët kanë demonstruar mungesë të vullnetit politik për të punuar në përmirësimin e gjendjes së lirisë së mediave. Është nënvizuar se mosndëshkueshmëria e sulmeve ndaj gazetarëve mbetet problemi më i madh.

Përfaqësuesit kanë marrë pjesë në sesionin e përbashkët plenar të Komitetit për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë e Mbrojtjes (AFET-SEDE) të Parlamentit Europian me fokus në strategjinë e komunikimit të KE-së, ndikimi i huaj në media, dezinformimi dhe lajmet e rreme. Duke i prekur problemet e përmendura, delegacioni tërhoqi vëmendjen se këto janë pasoja si mungesë e ambientit ligjor e social për gazetarët që të punojnë në interes të publikut dhe tu ofrojnë qytetarëve informata që ata kanë nevojë për të bërë zgjedhje informuese.

Gjatë takimeve bilateral, delegacioni ka ndarë të gjeturat e hulumtimeve të tyre për treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve për vitin 2017 duke theksuar çështjet që kanë nevojë për vëmendje urgjente nga secili shtet. Vëmendja e anëtarëve të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian është tërhequr në qendrën e të dhënave ekzistuese të sulmeve ndaj gazetarëve www.safejournalists.net, gjersa e njëjta vegël është vlerësuar si shumë e dobishme për monitorimin e situatës në regjion nga KE. Anëtarët e Parlamentit të takuar kanë njohur se liria e mediave në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për përmirësim dhe shqetësimet e gazetarëve duhet të mirren parasysh dhe të veprohet. Ata presin që këto përshtypje të jenë pjesë e raportit vijues të progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor që pritet të publikohet në prill 2018.

Vizita e delegacionit në Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian ishte e organizuar nga Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) dhe e përkrahur nga Bashkimi Europian si pjesë e projektit Platforma Regjionale për avokimin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve.