Home Blog Page 49

AGK bashkë me policinë dhe prokurorinë për mbrojtjen e gazetarëve

0

PRISHTINË, 25.12.2018 – Kërcënimet dhe sulmet e ndryshme nga politika dhe grupet e bizneseve, janë pjesë e realitetit të punës së gazetarëve në Kosovë. Vetëm gjatë vitit 2018, janë raportuar 16 raste të kërcënimeve apo sulmeve ndaj gazetarëve. I fundit është rasti i gazetarit të së përditshmes “Koha Ditore”, Agim Ademi, i cili u kërcënua nga një zyrtar i Komunës së Lipjanit. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi menjëherë duke e dënuar kërcënimin dhe gjuhën ofenduese të përdorur ndaj gazetarit, Agim Ademit, i cili ka pohuar se edhe në raste të tjera ka pasur presione e kërcënime gjatë kryerjes së punës së tij.

Edhe pse krahasuar me vitin 2017, sivjet ka më pak raste të raportimit të kërcënimeve e sulmeve ndaj gazetarëve, kjo shifër mbetet shqetësuese për AGK-në. Sipas këtij Asociacioni, në vitin 2017, janë raportuar 24 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Për t’i dalur në mbrojtje gazetarëve AGK që nga viti i kaluar ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit.

Kryetarja e AGK-së, Gentiana Begolli Pustina, thotë se institucionet shtetërore të sigurisë janë duke i përmirësuar mekanizmat për mbrojtjen e gazetarëve. Ajo ka bërë të ditur se është caktuar edhe një koordinator nga Gjykata e Prishtinës, i cili merret me trajtimin e rasteve të gazetarëve. Sipas saj, AGK dhe policia kanë bërë marrëveshje për rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve me qëllim që ato t’i drejtohen departamentit të krimeve të rënda.

“Policia edhe më tutje inkurajohet nga AGK-ja që t’i zgjerojë hetimet për disa raste të sulmeve ndaj gazetarëve, sepse ne si AGK kërkojmë më shumë rezultate konkrete në rastet e kërcënimeve të gazetarëve. Sistemi i drejtësisë sikur lëngon në të gjitha aspektet, lëngon edhe në trajtimin e rastave të gazetarëve. Megjithatë, si rezultat i bashkëpunimit tonë me sistemin e drejtësisë, që nga viti i kaluar është caktuar edhe një koordinator nga Gjykata, i cili merret me rastet e gazetarëve, dhe nëse asgjë tjetër, tani e kemi një derë se ku të trokasim për të adresuar shqetësimet tona.”, ka thënë Begolli-Pustina.

“Pa diskutim që është një nismë e mirë në drejtim të krijimit të kushteve për ndriçimin sa më të shpejtë të rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve, megjithatë, siç e potencova edhe më herët, nga institucionet përkatëse kerkojmë më shumë efikasitet në këtë drejtim.”, ka shtuar ajo.

Besim Kelmendi, koordinator në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për rastet e veprave penale ndaj gazetarëve, beson që bashkëpunimi i këtij institucioni me AGK-në, ka bërë që gazetarët të mos hezitojnë t’i raportojnë rastet e sulmeve apo kërcënimeve. Sipas tij, Prokuroria e Shtetit u jep prioritet këtyre rasteve edhe për shkak se veprat ndaj gazetarëve bëjnë pjesë në kapitullin e veprave kundër jetës së njeriut.

“Konsideroj se ka pasur ndryshime të mira në këtë aspekt, për shkak se deri vonë gazetarët kanë hezituar t’i paraqesin rastet për shkak se nuk i kanë besur sistemit të drejtësisë. Ndërsa prej momentit që jemi caktuar ne si koordinatorë dhe duke iu falenderuar kontakteve të shpeshta që kemi me vet asociacionin, por edhe me vet gazetarët të cilët janë viktima të kërcënimeve apo edhe rasteve tjera të dhunës ndaj tyre, ata kanë filluar të bashkëpunojnë më shumë me ne. Dhe jemi gjatë gjithë kohës në kontakt me ta kurdo që kanë ndonjë kërcënim.”, ka thënë Kelmendi.

“Meqenëse veprat penale kundër gazetarëve janë vepra kundër jetës dhe bëjnë pjesë në kapitullin kundër jetës së njeriut, ato kanë prioritet. Dhe ne kërkojmë nga prokurorët e rasteve që ato të trajohen me urgjencë. Duke iu falenderuar vet kapitullit që ato bëjnë pjesë, atëherë ato e kanë një prioritet.”, ka shtuar Kelmendi. Sipas tij, gjatë këtij viti në Policinë dhe Prokurinë e shtetit janë paraqitur gjithsej 10 raste.

“Në Prokurori dhe Polici janë gjithsej 10 raste të paraqitura. Ka mundësi që disa nga gazetarët të mos i kenë paraqitur rastet në polici dhe prokurori, prandaj ekziston kjo adiferencë me rastet e paraqitura në AGK.”, ka thënë ai.

Zyrtarë të policisë së Kosovës, thonë se për të mbrojtur shprehjen e lirë të gazetarëve janë ngritur kapacitete për t’iu dhënë prioritet kërcënimeve apo sulmeve ndaj tyre, si në parandalim edhe në procedimin e tyre.
Në një përgjigje nga zyra e informimit të policisë, janë përshkruar edhe detyrat që ata i ndërmarrin në mënyrë që këto raste të trajtohen më shpejt.

“Sa i përket trajtimit të rasteve që ndodhin apo paraqiten ndaj gazetarëve, ju njoftojmë se policia ka ngritur kapacitete dhe ju ka dhënë prioritet trajtimit te këtyre rasteve si ne parandalimin por, edhe ne procedim të tyre. Për ketë, policia ka caktuar që te gjitha rastet të hetohen dhe të koordinohen në nivel qendror dhe atë ne drejtorinë përkatëse përgjegjëse për hetim të këtyre rasteve; çdo rast të hetohet në mënyrë “Ex Officio” nga policia, nga cilido raportim që vjen; rasti të dërgohet me Kallëzim Penal në Prokurori kompetente menjëherë pasi të ndodh rasti dhe të gjitha veprimet të koordinohen me prokurorin kompetent, që nga ndodhja ose paraqitja e rastit; të bëhen të gjitha vlerësimet e sigurisë fizike për viktimën etj. Ndërsa, ndaj te dyshuarit (të njohur apo të pa njohur), merren te gjitha veprimet ligjore, ku do dhe cili do që ai të jetë.”, është shkruar në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, Begolli Pustina, ka thënë se përveç sulmeve e kërcënimeve ka raste kur gazetarët ndihen nën presion edhe për shkak të censurës nga redaksia përkatëse, duke mos pasur lirinë e duhur për trajtimin e çështjeve të ndryshme që janë në interes të përgjithshëm të shoqërisë. Sipas saj, këtu problematikë është vet gjendja e përgjithshme e gazetarëve dhe mungesa e motivimit, duke marrë parasysh edhe pagat e ulëta.

“Vazhdojmë të kemi gazetarë të cilët punojnë me vite të tëra nëpër medie dhe marrin nga 200-300 euro page.”, ka thënë Begolli Pustina.

Ajo ka shtuar se gjendja e gazetarëve në përgjithësi është mjaft e rëndë, mirëpo krahasuar me të kaluarën, është inkurajues fakti që gjatë këtij viti ka pasur më shumë raste të raportimit të kushteve të rënda nëpër redaksi dhe për vonesë të pagave, sinjale këto që tregojnë për ngritjen e guximit të gazetarëve për të pasqyruar të vërtetën e redaksive ku punojnë.

“Megjithatë ende nuk jemi të kënaqur marrë parasysh se jetojmë në mesin e këtij komuniteti dhe e dimë saktësisht se me cfarë ballafaqohen ata.”, ka thënë Begolli Pustina.

Për disa prej rasteve të kërcënimeve që kanë ndodhur më 2018, janë inicuar procedurat edhe në Gjykatë. AGK është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e drejtësisë që t’u ndihmojë gazetarëve.

Gazetare: Jehona Gjinovci

Ky shkrim është prodhim i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në kuadër të projektit Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e themeluar në janar të vitit 2016 me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi nuk mund të konsiderohet në asnjë rrethanë si pasqyrim i qëndrimit të Bashkimit Evropian.

Ndikimi i rrjeteve sociale në punën e gazetarëve

0

Sondazhi i “We are social” dhe “Hootsuite”, i prezantuar në raportin “Global Digital, 2018”, zbulon se tani ka më shumë se katër miliardë njerëz në botë që përdorin internetin dhe mbi tre miliardë njerëz në glob që i përdorin çdo muaj mediet sociale. Të dhënat e fundit tregojnë se gati një e katërta e përdoruesve të rinj, u shtuan vetëm gjatë vitit 2017. Sipas raportit, numri i përdoruesve të internetit në 2018 është 4.021 miliardë njerëz, duke u rritur 7 përqind nga viti në vit.

Nga rezultatet e prezantuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin “Anketa e përdorimit të teknologjisë informative dhe komunikimit, 2017”, në vitin 2017, 88.8 për qind e familjeve kosovare kanë pasur qasje në internet.  Kjo tregon se rrjetet sociale janë bërë domosdoshmëri e kohës. Shpeshherë ato i formësojnë edhe qëndrimet tona, karshi ngjarjeve të ndryshme.

Studiuesi kanadez, Mc Luhan, ka bërë një krahasim i cili lidhet pikërisht me mënyrën se si mjetet e komunikimit masiv, po ndikojnë tek ne. “Sikurse uji që është domosdoshmëri për peshkun, ashtu po bëhet edhe komunikimi masiv për njeriun. Këtë ndikim të medieve te njeriu e kuptojmë vetëm kur mbesim pa këto mjete, ashtu sikur peshku e kupton që është i lagur vetëm nëse mbetet pa ujë.”, thotë Mc Luhan.

Por, përveç lehësirave, ky zhvillim i hovshëm i teknologjisë dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i rrjeteve sociale, ka edhe anët e veta negative në raport me punën e gazetarëve dhe informimin në përgjithësi.

“Politika e facebook-ut”

Të ashtuquajturat “media sociale”, janë bërë një prirje e re edhe e politikës.

Viteve të fundit, e sidomos vitin që po e lëmë pas, shumica e krerëve shtetërorë, kanë zgjedhur rrjetet sociale, më saktësisht facebook-un, si mjet komunikimi me publikun, por edhe me mediet, duke shkëputur kështu në masë të madhe komunikimin e drejtpërdrejtë me gazetarë.  Kjo e ka vështirësuar punën e gazetarëve, sidomos në balancimin e lajmit.

Dardane Neziri, gazetare në “Koha Ditore”, thotë se deklarimi i krerëve shtetërorë përmes rrjeteve sociale e kufizon punën e gazetarëve.

“Deklarimi i zyrtarëve shtetërorë për çështje të caktuara përmes rrjeteve sociale, pamundëson dhe kufizon punën e gazetarëve për të marrë informacionet e plota rreth një çështje të caktuar. Dhe jo vetëm të gazetarëve, por pamundëson edhe publikun që të jetë i informuar mjaftueshëm. Këta zyrtarë kur deklarohen për një çështje janë të kufizuar të flasin vetëm aq sa iu konvenon atyre.”, është shprehur Neziri.

Edhe Qëndresa Fazliu, redaktore në Gazetën “Blic”, thotë se rrjetet sociale janë ikje e përgjegjësisë së krerëve shtetërorë, duke eliminuar pyetjet e gazetarëve, e duke e vështirësuar raportimin e përditshëm.

“Krerët shtetërorë të cilët kanë për obligim dhënien e përgjegjësisë për veprimet e tyre publike, para popullit, e përmes medieve, kanë gjetur një mënyrë të ikjes nga kjo përgjegjësi. Kjo duke eliminuar pyetjet direkte të gazetarëve, rrjedhimisht konferencat për shtyp. Viti i kaluar dhe ky që po e mbyllim tani, karakterizohet më së shumti për politikë të facbook-ut nga udhëheqësit institucionalë. Kjo ia vështirëson jashtëzakonisht punën gazetarit, i cili ose detyrohet ta bëjë lajmin ashtu sic e ka shitur lideri, ose të kalojë një kohë të gjatë duke bërë përpjekje për ta balansuar lajmin, duke kërkuar anën tjetër të lajmit nga burime tjera.”, ka thënë Fazliu.

Politikanët po shmangin pyetjet dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me gazetarët!

Plasimi dhe shpërndarja e informacionit përmes mundësive që ofrojnë mediet sociale, sipas profesoreshës së gazetarisë online Ilire Zajmi-Rugova, mundëson moblizimin e një audience më të gjerë në forma e mënyrë të reja.

“Ky komunikim i politikanëve përmes mediave sociale, duke anashkaluar format standarde të përhapjes së informacionit si konferenca për shtyp, komunikata, eviton kontaktin e drejtpërdrejt me gazetarin. Kështu politikani direkt kontakton me audiencë në mediat sociale, pa u “djersitur” nga ndonjë pyetje e gazetarit. Informacioni i servuar “në pjatë” nga politikani është formë më e lehtë e komunikimit. Sepse politikani e “vlerëson” çka është lajm e çka jo. Detyrë e gazetarit mbetet gjithëmonë, së pari vërtetësia e postimit të informacionit në profilin e politikanit. Së dyti, vërtetimi i llogarisë në rrjetet sociale. Dhe së treti, para se të citohet lajmi i marrë nga mediat sociale, të bëhet përpjekje të merret ndonjë konfirmim përmes telefonit, emailit apo formave tjera të komunikimit.”, thotë Zajmi-Rugova.

Profesori i komunikimit dhe gazetari shumë vjecar, Halil Matoshi, aktualisht këshilltar i kryeministrit, thotë se duhet të jemi vigjilentë në marrjen e mesazheve, sidomos nga rrjeti social facebook, sepse lajmet e rreme janë në ekspansion.

“Profilet personale në facebook, po shihen si platformë për shpërndarjen e mesazheve politike në shumë adresa mediatike, njëkohësisht dhe shpejt. Por, publiku duhet të jetë vigjilent që ta lexojë mesazhin deri në fund dhe ta shoh burimin e saktë, sepse profile të rreme dhe lajme të rreme janë në ekspansion.”, ka theksuar Matoshi.

Mediat sociale, trend i postmodernitetit!?

“Mediat sociale” kanë kthyer vëmendjen tërësisht të publikut dhe gjithë gazetarëve, me apo pa dëshirën e tyre. Miti i gazetarisë, si ndërmjetësues mes publikut , duke e çuar lart misionin e tij, është “zbehur”. Tashmë publiku, është në kontakt të drejtpërdrejt me udhëheqësit e shtetit, duke bërë që mediat dalëngadalë, ta humbin funksionin si “pushteti i katërt”.

Sociologu Fadil Maloku, thotë se komunikimi sociopolitik midis publikut të gjerë dhe politikanëve, në kohën tonë është bërë një lloj trendi i postmodernitetit.

“Në rastin e rrjetëzimit social në shoqërinë kosovare, ky trend do shtoja, akoma (më shumë po imponohet si “produkt” i një imitimi të verbër social, se sa i ndonjë fasciliteti të ri politik!) nuk e ka arritë nivelin e ndërkomunikimit masiv. Që nënkupton, se politikanët tanë akoma s’e kanë të qartë komunikimin përmes medieve (rrjeteve) sociale. E në veçanti atij të facebookut, prej nga zakonisht bëhen alternimet dhe pozicionimet pro et contra; ngarjeve, dukurive apo edhe pononcimeve politike. Sepse, duke e pamundësuar feedback-un gazetaresk, ata faktikisht publikun e gjerë e privojnë nga “sharmi, joshja” dhe gjykimi e qëndrimi spontan. Që realisht e tëhuajsojnē si politikanin, ashtu edhe qëndrimin dhe gjykimin e tij, përmes kësaj mënyre komunkimi.”, vlerëson Maloku.

E ardhmja e raportimit në këtë frymë, do të jetë problematike jo vetëm për mediet në Kosovë, por edhe për mediet më të fuqishme ndërkombëtare.

Gazetare: Vlora Azemi

Ky artikull është prodhim i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në kuadër të projektit “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve”, e financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet që reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.

“Fake news”, sfida e kohës moderne

0

PRISHTINË, 23.12.2018 – Ndër sfidat me të cilat po përballet bota bashkëkohore është lufta ndaj lajmeve të rreme, të njohura globalisht si “fake news”. Lajmet e paqena, zakonisht shfaqen, në ngjarjet me interes të madh për publikun ose në prag të tyre. Kjo sepse, mediet e shfrytëzojnë kurreshtjen e masës për përfitime të ndryshme. Gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit në SHBA, një numër i madh i lajmeve të rreme vinin nga qyteti Veles i Maqedonisë. Ato krijoheshin nga një grup adoleshentësh. Njëri prej këtij grupi deklaroi, se gjatë kësaj kohe fitonte rreth 1800 € në muaj. Për shkak të përfitimeve të mëdha, këto lloj lajmesh të paqena, u përhapën në të gjithë botën.

“Fake news” edhe në Kosovë

Fushatës së lajmeve të rreme nuk i shpëtoi as ngjarja e cila ndodhi gjatë muajit Maj të këtij viti, ku si pasojë e një aksidenti, dy policë kishin rënë në lumin Lepenc. Kurreshtja e madhe e publikut bëri që ky lajm të jetë në medie për dhjetë ditë. Përveç shkeljeve etike gjatë raportimit, rasti u mbulua edhe me shumë lajme të rreme, që prodhoheshin sidomos nga gazetarët e portaleve.

Sadat Kalisi nga Hani i Elezit është njëri nga shumë qytetarët që ra pre e këtyre lajmeve. Ai thotë se për herë të parë, në atë kohë, u përball me lajmin e rremë.

“Unë personalisht kam qenë në mesin e qytetarëve, që iu bashkuan vullnetarisht kërkimit të dy policëve në lumin Lepenc. Ka qenë njëra nga rastet më të prekshme që nga paslufta në rrethinën tonë, andaj mendoj që kjo ka bërë që çfarëdo lajmi që lexonim, ta merrnim si të mirëqenë. Por, nga ato raportime më ka rënë që për herë të parë të bie pre e lajmeve të rreme. Jepej lajmi se kinse është gjetur njëri nga policët dhe për pak minuta merrej vesh se ky lajm ishte i rremë. Mendoj se nga këto lloj lajmesh më së shumti janë dëmtuar familjet e dy policëve tashmë të ndjerë.”, bënë të ditur Kalisi.

Gjatë asaj kohe, nëpër disa portale, shpesh mund ta lexoje lajmin se ishte gjetur njëri nga policët, ndërsa realisht kërkimet në terren nuk po jepnin asnjë rezultat. Ata që ishin në vendin e ngjarjes, në njërën anë, kishin mundësi ta shihnin të vërtetën ndërsa në anën tjetër t`i lexonin lajmet e rreme që shkruanin portalet. Në thelbin e këtyre lajmeve nuk mund ta gjeje as edhe një konfirmim të vetëm, pasi i tërë informacioni bazohej në kinse burimet e medies dhe në titull, dhe pas pak minutash kuptohej se ishte lajm i rremë.

Pse biem pre e lajmeve të rreme dhe si duhet zgjidhur ky problem?

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, Lindita Tahiri thotë se dukuria e lajmeve të rreme, është e lidhur ngushtë me mënyrën se si marrësi e pranon mesazhin.

“Fake news” lidhet me vetëdijesimin se si u qasemi mesazheve të cilat i marrim nga mediet si dhe nevoja për ta zhvilluar mendimin kritik ndaj përmbajtjeve mediatike. “Fake news” parandalohet me zhvillimin e të argumentuarit logjik, kreativitetit dhe mendimit kritik, në mënyrë që individët të jenë të informuar drejt dhe të mund të marrin pjesë si qytetarë të përgjegjshëm në zhvillimin e shoqërisë demokratike.”, thotë profesoresha Tahiri.

Sipas saj, pikëpamja e medies është një faktor që nuk duhet të neglizhohet kur flitet për këto lloj lajmesh.

“Individët duhet ta dinë se të gjitha mediet janë të konstruktuara dhe përmbajnë vlera dhe pikëpamje të caktuara. Njerëzit duhet t’i shfrytëzojnë aftësitë, bindjet dhe përvojat e veta për t’i konstruktuar kuptimet e veta nga mesazhet mediatike; mediat dhe mesazhet mediatike mund të ndikojnë në besimin, pikëpamjet, vlerat, sjelljet dhe në proceset demokratike.”, është shprehur Tahiri.

Sipas sociologut Besim Gollopeni, edukimi i ulët i masës, është faktori kryesor që u mundëson lajmeve të rreme, të kenë një ndikim kaq të madh.

“Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë në përgjithësi dhe i internetit në veçanti, i ka mundësuar shoqërisë qasje permanente në plasim dhe marrje të informacioneve në drejtime shumëdimensionale, duke bërë që këto informacione, në disa raste, të jenë të pa filtruara profesionalisht apo “fake news”. Natyrisht, lajmet e rreme kanë ndikimin shumëdimensional tek masa e gjerë e shoqërisë, në momente dhe vende të caktuara. Më së shumti, viktimë e lajmeve të rreme bien qytetarët e painformuar, kryesisht me shkallë të ulët të edukimit, me mungesë stabiliteti social, psikologjik dhe ekonomik.”, vlerëson Gollopeni.

Ai thotë se duhet të ketë kontroll më të madh sidomos të portaleve sepse në shumicën e rasteve, nuk dihet kush qëndron prapa shkrimit apo kush e udhëheq një medie online të caktuar.

“Lajmet e rreme nga kushdo dhe prej ngado që vijnë ato, kanë për qëllim bindjen e qytetarit dhe përfitimin material nga qytetarët.

Ndër veprimet konkrete që duhet ndërmarrë në parandalimin e lajmeve të rreme janë: regjistrimi i medieve të shkruara dhe online nga institucionet përkatëse, identifikimi dhe regjistrimi i administratorëve të faqeve informuese të ndryshme dhe vendosja e masave ndëshkuese ligjore.” , shtoi ndër të tjera Gallopeni.

Në anën tjetër, profesori i gazetarisë Faton Ismajli, zgjidhjen e problemit me lajmet e rrejshme, e sheh përmes edukimit medial.

“Suzanne Nossel, aktiviste e të drejtave të njeriut, e përkufizon më së miri recetën për t’u mbrojtur kundër epidemisë së lajmeve të rreme. Ajo thotë se ne duhet t’i edukojmë konsumatorët që ata të ndërtojnë aftësitë e tyre për ta mbrojtur veten. Pra, edukimi medial qoftë formal (institucionet arsimore), qoftë përmes edukimit informal, përmes organizimit të tryezave e trajnimeve për grupe shoqërore, duke filluar prej mësuesve, profesorëve për të vazhduar me edukimin e prindërve, nxënësve e kategorive tjera shoqërore,” u shpreh Ismajli.

Sipas Ismajlit, edukimi i të gjitha kategorive është i nevojshëm, pasi jo vetëm qytetarët bien pre e lajmeve të rreme por edhe vetë mediat.

“Po të shikohen komentet nëpër rrjete sociale, te portalet satirike, shihet qartë se një pjesë e madhe e lexuesve s’kanë asnjë ide se ka gazetari që bëhet për të bërë hajgare.

Një portal satirik kishte shkruar se një publicist “kishte kërkuar heqjen e Skenderbeut nga Prishtina meqë nuk është kosovar,” ishte bërë informacion i “besueshëm” për mijëra komentues në Facebook madje edhe disa media, që ta publikojnë si lajm të vërtetë. Pra, edukimi i grupeve shoqërore për mënyrën e përdorimit të mediave, për verifikimin e informacioneve do të ishte jetike për ta shmangur këtë ndikim. Sikurse secila punë që nis me një veprim, një rrugë me një hap, edhe edukimi mbi mediat për lajmet e rrejshme duhet të nis me një hap për të vazhduar me plot hapa tjerë, për të luftuar për çdo ditë lajmet e rrejshme.” , theksoi Ismajli.

Sa i përket aspektit ligjor, në Republikën e Kosovës ekziston ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes, i cili në nenin 4 paragrafi 1, bënë të ditur se çdo person mund ta ndal shpifjen përmes procesit gjyqësor dhe të kërkojë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

4.1. Një person ka të drejtë të kërkojë përmes procedurës gjyqësore të ndalë shpifjen dhe fyerjen dhe premtimin se shpifja apo fyerja nuk do të përsëritet në të ardhmen, tërheqjen e informacionit shpifës apo fyes ndaj personalitetit të tij/saj dhe kompensimin për dëmin moral dhe material të shkaktuar nga shpifja dhe fyerja. (Ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes)

Por, shumë here, gjatë viteve të fundit, është shtruar nevoja që të ketë një rregullim më të mdh në skenën mediale të Kosovës dhe kontroll më të madh për pronaret e medieve, mënyrën se si dhe nga kush financohen si dhe kush qëndron prapa tyre. Shumë medie krijohen për afate të caktuara kohore duke prodhuar shpesh “Fake News” për interesa të caktuara të dikujt, pa dhënë përgjegjësi në radhë të parë para audiencës dhe më pas edhe para ligjit.

Autor: Valmir Gallopeni

Ky artikull është prodhim i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në kuadër të projektit “Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve”, e financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet që reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.

Mosinterpretimi i drejtë i ligjeve – pengesë për lirinë e mediave

0

PRISHTINË, 15.12.2018 – Gazetarët në Kosovë sot përballen me shumë sfida në ushtrimin e profesionit të tyre. Ata, pos punës me përgjegjësi që kanë, janë të shtrënguar të durojnë edhe kërcënime e shantazhe nga më të ndryshmet, raste të cilat raportohen edhe në organin që mbledh rreth vetes komunitetin e gazetarëve, në AGK, por edhe institucionet e drejtësisë. Ndonëse Kushtetuta dhe ligjet garantojnë lirinë e mediave, në terren gjendja lë për të dëshiruar. Për të parë këtë problematikë nga këndi juridik, kemi zhvilluar një intervistë me avokatin Kushtrim Palushi.

 Z. Palushi, faleminderit për gatishmërinë dhe kohën që gjetët për t`u përgjigjur pyetjeve tona!

Faleminderit nga ju, do të mundohem sadopak të jap kontributin tim, kuptohet duke u nisur nga ajo që kam parë gjatë punës sime si avokat.

Si qëndron korniza ligjore në fushën e lirisë së mediave dhe të gazetarëve në Kosovë?

Korniza ligjore në Kosovë, në lidhje me lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes, qëndron shumë mirë në letër, megjithatë zbatimi i kësaj kornize paraqet sfidën më të madhe. Rikujtojmë që Kosova ka një Kushtetutë moderne, e cila garanton të drejtat dhe liritë e njeriut në nivelin më të lartë, duke inkorporuar, përveç instrumenteve dhe konventave të ndryshme ndërkombëtare, edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë mënyrë, Kushtetuta ka krijuar një bazament të fuqishëm për ligjet dhe institucionet në Kosovë për të përmbushur detyrat e tyre në garantimin dhe mbrojtjen e lirisë së mediave dhe lirinë e shprehjes, si dhe mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet dhe sulmet në drejtim të tyre. Edhe ligjet e hartuara në funksion të zbatimit të Kushtetutës, sikurse janë Ligji Civil kundër Shpifjes, Kodi Penal i Kosovës dhe ligjet e tjera parashohin mbrojtje të lirisë së mediave në harmoni me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Cilat janë përparësitë e legjislacionit aktual në fushën e mediave në Kosovë?

Përparësia kryesore e legjislacionit aktual në fushën e mediave në Kosovë është fakti se legjislacioni është kryesisht i ri dhe i hartuar nga fillimi, duke pasur në mendje të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë dhe me Konventa ndërkombëtare. Si rrjedhojë, organet ligjvënëse kanë pasur mundësinë të marrin praktikat më të mira nga rajoni e niveli evropian dhe ato praktika dhe parime ligjore t’i inkorporojnë në legjislacionin vendës.

Po mangësitë, sa janë evidente?

Ndërkaq, mangësitë kryesore nuk janë në legjislacion sa janë në mënyrën si ai legjislacion aplikohet dhe interpretohet. Fatkeqësisht, duke qenë se Kosova nuk është ende pjesë e Këshillit të Evropës, ne duhet të mjaftohemi me interpretimin që bëjnë gjykatat e rregullta dhe përfundimisht Gjykata Kushtetuese. Gjykatat e rregullta edhe më tutje nuk po arrijnë të nxjerrin vendime të cilat janë në harmoni me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ndërkaq vendimet e Gjykatës Kushtetuese sado që janë më të avancuara se vendimet e gjykatave të rregullta në aspektin e lirisë së shprehjes, lirisë së mediave dhe të drejtat e njeriut, prapëseprapë janë mjeti i fundit që qytetarët dhe mediat kanë të drejtë të përdorin për të kërkuar mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre.

A ka ligje apo akte nënligjore që bien ndesh me njëra-tjetrën në këtë fushë dhe në çfarë raste?

Jo, kryesisht ligjet dhe aktet nënligjore janë në harmoni me njëra-tjetrën, mirëpo sikurse rëndom ndodh me lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, shpeshherë ushtrimi i të drejtave bie në konflikt apo bie ndesh me ushtrimin e të drejtave nga të tjerët. Për shembull, liria e shprehjes është në një konflikt permanent me të drejtën në privatësi të subjekteve për të cilën raportohen. Në këtë drejtim, mund të themi se ligjet nuk ofrojnë udhëzime të qarta se si zbatuesit dhe interpretuesit e tyre të bëjnë balancë të drejtë me rastin e vendosjes se cilës së drejtë do t`i jepet përparësi, së drejtës së lirisë së shprehjes apo privatësisë.

Po në praktikë si është situata?

Në praktikë kemi një situatë jo edhe aq të mirë, sepse, sikurse potencuam edhe më herët, problem kryesor në Kosovë dhe jo vetëm në lidhje me legjislacionin që rregullon mediat, është zbatimi dhe interpretimi i drejtë i ligjeve. Në këtë drejtim, kemi probleme në disa fusha, fillimisht me njohjen, respektimin dhe zbatimin e ligjit nga organet e administratës shtetërore dhe institucionet dhe zyrtarët publikë, pastaj kemi probleme me njohjen dhe respektimin e ligjit nga individët privatë; në disa raste nga vetë gazetarët dhe mediat.

Ku e shihni ju thelbin e problemit?

Mirëpo, çka është më me rëndësi, sfida kryesore qëndron në nivelin e drejtësisë, ku ky sistem përballet me probleme të natyrës specifike, sikurse janë, për shembull, numri i madh i lëndëve dhe mungesa e specializimit të gjyqtarëve individualë të gjykatave të rregullta në fushën e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes.

Sa zbatohen këto ligje, duke u nisur nga ligji i punës por edhe ligje të tjera që ndërlidhen me fushën e mediave në Kosovë?

Ligjet zbatohen, por jo në masë të kënaqshme. Ligji i Punës në përgjithësi është një çështje problematike sidomos në sektorin privat e në veçanti në fushën e mediave dhe gazetarëve. Mungesa e kontratave të punës, orari dhe kushtet e punës, mbrojtja dhe siguria në punë, pagesa dhe aspekte të tjera esenciale të një marrëdhënie pune nuk garantohen dhe nuk respektohen. Ngjashëm ndodh edhe me ligjet e tjera. Një situatë e tillë shkakton pasiguri dhe rrezik për gazetarët dhe mediat, nga kërcënimet, sulmet apo shantazhet.

A mund të bëni ndonjë krahasim me kornizën ligjore në fushën e lirisë së mediave të shteteve fqinje? Si qëndrojnë ato, më mirë apo më keq se Kosova?

Korniza ligjore e Kosovës është mjaft e avancuar dhe besoj që është edhe më e avancuar se ligjet e shteteve të rajonit, marrë parasysh që ajo qysh me rastin e hartimit janë marrë standardet më të mira evropiane për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. Shtetet e rajonit dhe Kosova pak a shumë qëndrojnë në nivel të njëjtë të zbatimit të ligjeve dhe një ambient të njëjtë për gazetarët dhe mediat. Madje disa shtete janë edhe më keq se Kosova. Shembull për këtë marrim Shqipërinë apo edhe Serbinë, ku gazetarët kërcënohen, sulmohen, paditen e madje edhe dënohen nga gjykatat. Kjo jo për të thënë se në Kosovë nuk ndodhin këto gjëra, mirëpo jo në intensitetin dhe nivelin që ndodhin në shtetet e rajonit.

Do të thotë se nuk janë gjërat vetëm zi tek ne?

Jo, harrova të shtoj më lart se Kosova qëndron edhe pakëz më mirë se disa shtete të Bashkimit Evropian. Marrim shembull Sllovakinë dhe Maltën ku vetëm dy vitet e fundit në secilin prej këtyre shteteve është vrarë së paku nga një gazetar.

I kthehemi pak temës që lidhet direkt me punën e gazetarëve, a keni pasur raste kur u keni dalë në mbrojtje atyre, nëse po, në çfarë rasti ka qenë?

Po, unë në punën e përditshme si avokat kam përfaqësuar raste dhe kam mbrojtur gazetarët në raste dhe procedura gjyqësore. Në disa raste tashmë kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj gazetarët nga paditë civile kundër shpifjes dhe fyerjes, të cilat më së shumti përdoren si tendencë për të heshtur dhe shantazhuar gazetarët në kryerjen e punës së tyre. Me punën time mundohem të edukoj jo vetëm gazetarët dhe palët e përfshira, por edhe institucion net publike dhe gjykatat mbi standardet më të mira evropiane të mishëruara në Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut.

Ju personalisht çfarë mendoni, a ka liri të mediave në Kosovë?

Unë vlerësoj se ka liri të mediave dhe të gazetarëve, mirëpo sigurisht edhe kjo gjë është një punë në progres, e cila kërkon kohë dhe edukim shoqëror për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe mediave në një shoqëri demokratike. Ne jo shumë kohë më parë ishim pjesë e një sistemi tjetër qeverisës e politik, ku nuk kishte liri të shprehjes e të mendimit, ndërsa marrë parasysh kohën që ka kaluar, vërejmë progres në këtë drejtim. Megjithatë, ende kemi raste kur njerëzit mundohen t’i mohojnë apo t’i shkelin të drejtat e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, megjithatë edhe institucionet kanë filluar të kuptojnë më mirë rolin e tyre që kanë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, mediave dhe gazetarëve.

Intervistoi: Jehona Zhitia

‘Secret’ Classification of Public Documents

0

 

Journalists can’t know the classification level of a document that is considered a state secret. In addition, according to the law in force, journalists may be sentenced to up to 12 years of imprisonment depending on the level of classification of the document they publish.

The Law on Classification of Information recognizes four levels of classification: ‘Too secret’, ‘Secret’, ‘Confidential’ and ‘Restricted’. 328019

The justification for all levels of classification is that their unauthorized could be expected to cause exceptionally grave damage [depending on the level] to security interests of the Republic of Kosovo.

When we mention security interests, we refers to defense, intelligence and law enforcement activities, security or foreign relations of the Republic of Kosovo, including its territorial integrity, integrity of its institutions, the constitutional order and economic stability and development

But, in my experience as a journalist, there have been cases when institutions have classified a public document, even if they have not shown the level of classification, they have threatened with imprisonment if it is published.

One of them is the MFA, which has failed to show why a classified document could compromise Kosovo’s security interests.

In October 2018, the Ministry of Foreign Affairs had signed a contract with a US company, a contract that was public in America, but the same was considered a ‘classified document’ by the state.

The MFA alleged that a contract with a US company is a classified document, though we found that the same is public in the US Department of Justice. It was a contract where the state would pay 540 thousand euros for legal advice and support for government relations and public communication activities.

We had asked the men who signed this contract, Anton Berisha, who comes from AAK, which services specifically are concerned and who has negotiated this contract, and it is dedicated to the same Government or Office of the Prime Minister. But he has said the contract is secret.

“You refer to a document that is classified and as such has legal limitations. Every official within the government, as well as other physical and legal persons who treat/disclosure the content outside the foreseen and unauthorized rates, will have administrative and legal consequences”, said Berisha’s office.

According to the law, the legal consequence is the imprisonment of up to 12 years, depending on the level of classification. But, this institution did not even show the classification level.

But, the contract that Berisha refers as a secret, we found it published in the US Department of Justice.

We asked them, how can be considered as a classified document a contract which is public and on which criteria it is classified the same.

“The other party has the right to publish, under the terms of the contract,” MFA replied.

But the law in its Article 4 also foresees classification criteria. A section below also shows cases where classification is not allowed.

“… preventing or delaying the publication of information, which obviously has nothing to do with security issues,” reads one of the items in Article 5.

Asked about on what basis a public contract was classified, the MFA  said that the document was classified as such in accordance with the competencies of the Government, but did not give an answer  how a public document could be classified as a secret.

The contract signed in Pristina was summoned to Government Decision No. 12/18 of 16.02.2018, but this decision is not public on the Government website.

We have also asked the Prime Minister’s Office if there is such a decision, but didn’t get any response.

On the OPM official website, which publishes Government decisions, there is no decision on this date.

The Law on Classification, in Article 11, also gives details of the duration of the classification, depending on the importance of the document. One document may remain classified for 1 to 25 years.

Documents that contain information classified as “CONFIDENTIAL” or higher, are written, translated, stored, copied, or in any other form reproduced only by persons who have valid security licenses for the classification level of the relevant document.

The Legislative Program of the Government for 2018 provided for the Law on Classification of Information and Security Verification to be amended in June this year. But the government told us that this law has not yet entered the amendment-amendment procedure

 

Gjykata vendos ndaj kërcënuesit të gazetarit

0

PRISHTINË, 11.12.2018  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mirëpret trajtimin relativisht të shpejtë gjyqësor të kërcënimit ndaj gazetarit Bujar Vitija nga zyrtari publik Zenel Kuqi, por shpreh shqetësim për dënimin minimal të shqiptuar ndaj kërcënuesit.

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar zyrtarin e prokurimit në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Zenel Kuqi me 200 euro gjobë, pasi më 8 qershor të këtij viti, kishte kanosur gazetarin Vitija përmes telefonit lidhur me një shkrim që kishte publikuar në portalin “Shneta”.

AGK konsideron se dënimet simbolike minimale reflektojnë negativisht në ambientin e të bërit gazetari dhe inkurajojnë sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

Aktgjykimi i shqiptuar nga gjyqtarja Anita Krasniqi Prenaj, mban datën 8 nëntor 2018, ndërsa është bërë i ditur për AGK-në nga gazetari Bujar Vitija i cili  e ka pranuar dje dokumentin nga gjykata. Ai ka bërë të ditur se nuk është ftuar për të marr pjesë në asnjë seancë gjyqësore. AGK kërkon nga institucionet gjyqësore që t’i ftojnë gazetarët  për t’i dëgjuar versionet e tyre lidhur me kontestet që kanë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rithekson kërkesën ndaj institucioneve të rendit dhe të drejtësisë për trajtimin me prioritet të rasteve ndaj gazetarëve, për shkak të misionit të tyre në funksion të informimit dhe mbrojtjes së interesit publik. AGK po ashtu kërkon që sulmuesit dhe kërcënuesit e  gazetarëve të marrin dënim të merituar, me qëllim të parandalimit të akteve të tilla dhe krijimit të një ambienti të sigurt veprimi për gazetarët.

Dokumentet publike, të mbyllura për publikun

0

PRISHTINË, 04.12.2018 Institucionet publike të Kosovës janë ndër të vetmet në rajon, të cilat nuk njohin obligimin për seleksionimin e dokumenteve që janë të hapura për publikun ose konfidenciale.

Edhe pse ligji për qasje në dokumente publike parasheh që prej hartimit të një dokumenti, organet publike duhet ta vendosin klauzolën, nëse ai është publik ose konfidencial, kjo nuk zbatohet në praktikë.

Për gazetarët dhe shoqërinë civile, mungesa e klasifikimit dhe refuzimi për qasje në dokumente publike, ka krijuar probleme të vazhdueshme për realizmin e hulumtimeve dhe analizave.

Qeveria e Kosovës thotë se vetëm dy kërkesa ende nuk kanë marrë përgjigje.

Mirëpo, komuniteti i gazetarëve mendon kërkesat për qasje janë të kufizuara, për shkak të perceptimit se nuk do të marrin përgjigje.

Besnik Krasniqi, gazetar në “Koha Ditore”, thotë se institucionet kanë shkallë shumë të ulët transparence, ndërsa fare pak gjen zbatim ligji për qasje në dokumente publike.

“Ky konstatim nuk mbështetet vetëm në përvojën time, por edhe në pohimet e shumë kolegëve me të cilët e ndajmë profesionin e njëjtë. Veç kësaj, edhe shumë raporte kredibile vendore e ndërkombëtare e theksojnë të njëjtin problem, përfshirë këtu edhe raportin për Kosovën që për çdo vit e publikon Komisioni Evropian.”,shprehet ai.

Për më tepër, edhe ato kërkesa që bëhen, mbeten pa përgjigje.

“Gazetarët janë insistues, në kuptimin e adresimit të vazhdueshëm në publik të shkeljes së kësaj të drejte që është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligj. Dhe, thuajse këtu përfundon insistimi. Kjo, për shkakun se gazetarët nuk e kanë luksin që t’i ndjekin të gjitha procedurat burokratike që i parasheh ligji, deri në realizimin e së drejtës për qasje në një dokument të caktuar. Fare pak media kanë të angazhuar juristë që mund t’i ndjekin të gjitha hallkat e ankimimit, pra, ta adresojnë problemin te Avokati i Popullit, e pastaj edhe nëpër gjykata.”, thekson Krasniqi.

Të dhënat tregojnë se që nga ardhja në pushtet e Ramush Haradinajt, qeveria e udhëhequr prej tij, ka marrë 53 kërkesa për qasje në dokumente publike, shifër kjo e vogël, krahasuar me numrin e gazetarëve që e përcjellin punën e qeverisë.

“Nga numri i përgjithshëm i kërkesave të pranuara pas trajtimit, qasje e plotë u është lejuar 36 kërkesave, qasje të pjesshme ka marrë një kërkesë, 2 kërkesa janë duke u trajtuar, ndërsa një kërkesë është pa përgjigje”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Monitorimin e punës së qeverisë e kryejnë dhjetëra gazetarë, ndërsa mungesa e kërkesave për qasje tregon se gazetarët kanë gjetur rrugë të tjera për të marrë dokumentet mbi të cilat raportojnë.

“Në mungesë të realizimit të kësaj të drejte, gazetarët humbin pastaj shumë kohë për të siguruar ato të dhënat që kërkohen nga institucionet. Shpeshherë gazetarët shfrytëzojnë “rrugë klandestine” për të mbërritur te dokumentat që institucionet nuk duan t’i ndajnë me publikun. Dhe, normalisht që kjo do kohë dhe një rrjet burimesh në institucione”, thotë Besnik Krasniqi.

Ministria e Infrastrukturës, institucioni më i mbyllur

Për vite me radhë, Lëvizja Fol ka mbikëqyrur kontratat publike dhe shpenzimin e parasë publike.

Organizata ka konstatuar vazhdimisht problem për qasje në dokumente zyrtare tek institucionet.

“Duke u bazuar në kërkesat që ne i kemi bërë mund te them se disa janë vërtetë korrekte dhe bashkëpunues, ndërsa disa institucione janë shumë larg përmirësimit të gjendjes nga vitet e kaluara”, thotë Mergime Demolli Nimani nga organizata Fol.

Ajo përmend raste konkrete kur organizata ka hasur në refuzim për qasje në dokumentet e kërkuara.

“Për ne si FOL, pengesë në kryerjen e punës tonë deri më tani ka qenë Ministria e Infrastrukturës. Kjo, për faktin se gjatë monitorimit të procedurave të prokurimit, shumë herë kemi kërkuar qasje në dosje të ndryshme të tenderit, mirëpo na janë refuzuar”, ka thënë Demolli.

Në kontratat e mëdha, autostrada e re në drejtim të Gjilanit pritet të shpenzojë miliona të qeverisë së Kosovës.

Kontrata e nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës, nën drejtimin e Pal Lekajt, vazhdon të jetë pjesërisht e hapur.

Edhe pse ligji për qasje në dokumente përcakton se kërkuesit e dokumenteve zgjedhin formën e qasjes, kjo kontratë i është lejuar Lëvizjes Fol, vetëm në pjesë të caktuara.

“Ministria e Infrastrukturës, e cila fillimisht na refuzoi kërkesën, pas ankesës në Avokatin e Popullit dhe pasi që publikisht kemi treguar se na është refuzuar kërkesa për qasje në dosjen e tenderit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, na kanë lejuar një qasje të pjesshme, pra nuk na kanë dhënë të gjitha dokumentet e kërkuara. Po ashtu, edhe një kërkesë tjetër të dërguar në këtë ministri nuk na janë përgjigjur”, thotë Demolli Nimani.

Avokati i Popullit ka një rol në mbikëqyrjen e ligjit për qasjen në dokumentet publike.

Pas refuzimit ose mosdhënies së përgjigjeve nga institucionet, gazetarët dhe publiku kanë të drejtë të ankohen, në këtë institucion.

Që nga fillimi i vitit deri me tash, në këtë institucion janë trajtuar 57 ankesa për refuzim të qasjes në dokumente publike.

“Nga janari 2018, e deri më sot, janë pranuar 57 ankesa, 5 nga to ishin të papranueshme”, thotë Arjola Caka nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Edhe ky inistitucion është i mendimit se qasja në kontratat dhe projektet e mëdha është problemi kryesor sa i përket qasjes në dokumentet publike.

“Nga të gjeturat e IAP-it, gjatë hetimit të ankesave të paraqitura për qasje në dokumente publike, vërehet se vështirësi në realizim të qasjes në dokumente publike më së shumti ka në kontrata publike për projekte të mëdha”, thotë më tutje Caka.

Mërgime Demolli Nimani thekson se shteti është i interesuar t`i mbyllë kontratat e mëdha.

“Kontratat publike në shumicën e rasteve qe ne kemi monitoruar, sidomos kontratat milionëshe vazhdojnë të mbesin mbyllura”

Rastet e suksesit, vetëm përmes gjykatave

Institucionet e Kosovës janë obliguar me vendime të gjykatave që në disa raste të ofrojnë qasje në dokumente publike.

Të dhënat tregojnë se Qeveria e Kosovës është obliguar të krijojë qasje në faturat e shpenizimeve të kryeminsitrit Hashim Thaçi për Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN.

Kjo organizatë pas tetë vjetësh, ka siguruar të dhënat të cilat janë publikuar gjatë verës.

Avokati i Popullit ka renditur disa prej storieve të suksesit ku është krijuar qasje me vedime të gjykatave, dy paditë e BIRN-it ndaj qeverisë për faturat e shpenzimve dhe KPK për vendimet disiplinore, padia e Fol ndaj ministrisë së transportit për autostradën Morinë – Merdarë, padia e GAP-it për kontratën e distribucionit dhe padia e Federatës Sindikale të Pensionistëve ndaj Ministrisë së Punës.

Në janar të këtij viti, Instituti GAP kishte pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e miraton si të bazuar padinë Institutit GAP për moslejim të qasjes në dokumente publike.

Gjykata ka konstatuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe KEK-u kanë shkelur nenin 41 të Kushtetutës dhe ligjin për qasje në dokumente publike, kur nuk kanë lejuar qasje në asetet e privatizimit të KEDS-it dhe në dokumentet tenderuese për termocentralin “Kosova e Re”.

Gjykata ka konstatuar se edhe dokumentet e papërfunduara janë dokumente publike, në të cilat duhet të lejohet qasja, si dhe e ka konsideruar si të paarsyetuar përgjigjen e MZHE-së se dokumentet e privatizimit të pasurisë publike, hyjnë në kategorinë e dokumenteve konfidenciale.

Përveç kësaj, gjykata konstaton se edhe KEK-u ka bërë shkelje të ligjit për qasje në dokumente publike, kur nuk ka pranuar që të përgjigjet në kërkesat për transparencë me arsyetimin se ligji për qasje në dokumente publike, nuk aplikohet edhe për ndërmarrjet publike.

Ky aktgjykim detyron Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që brenda 30 ditëve, të lejojë qasje në asetet e privatizuara të KEDS-it dhe në dokumentet tenderuese për termocentralin “Kosova e Re”.

Ky aktgjykim, i cili ka ardhur katër vjet e gjysmë pas parashtrimit të padisë, e që sipas Berat Thaçit nga kjo organizatë është i vonuar, duke marrë parasysh se gjatë kësaj periudhe, është përmbyllur procesi i privatizimit të aseteve të KEDS-it dhe lista e aseteve është bërë publike pas privatizimit.

“Vlen të përmendet se në listën e aseteve të privatizimit të KEDS janë përfshirë edhe katër hidrocentrale, shitja e të cilave është mbajtur sekret nga publiku dhe nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësuesit e Institutit GAP dhe KOSID vlerësojnë se lejimi në qasje në asetet e KEDS në kohën kur është parashtruar kërkesa, do të parandalonte dëmtimin e interesit publik. Ata shprehin keqardhje që pas tërë këtyre fakteve, prokuroria nuk e ka parë të arsyeshme të ngrit padi për procesin e privatizimit të KEDS-it.

Gazetare: Donika Voca Gashi

Ky shkrim është prodhim i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në kuadër të Platformës rajonale për avokimin e lirisë së medias dhe sigurisë e gazetarëve – SEWP (System of Early Warning and Prevention), e themeluar në janar të vitit 2016 me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Reagim: Gazetari kërcënohet nga zyrtari komunal i Lipjanit

0

PRISHTINË, 02.12.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon kërcënimin dhe gjuhën banale të zyrtarit Avni Olluri, drejtor i Administratës në Komunën e Lipjanit, ndaj gazetarit të “Kohës Ditore”, Agim Ademi.

AGK me shqetësim e ka pranuar një incizim telefonik në të cilin Olluri e kërcënon gazetarin duke i kërkuar të mos merret me të.

“Unë po të tregoj: mos u merrni me mua se nuk ja kom borxh askujt karrierën politike dhe ta keni të qartë këtë punë. Por dije se nëse vjen puna unë e heq kollaj kravatën dhe jap dorëheqje. E pastaj merrna me ty dhe ta zë rrugën”, i ka thënë Olluri gazetarit Ademi nëpërmjet telefonit.

Sipas Ademit, zyrtarët komunalë të Lipjanit, disa herë i kanë bërë presione dhe shantazhe me qëllim të zbrapsjes nga shkrimet për qeverisjen lokale.

Në telefonatën që ia ka bërë gazetarit, Olluri ka përdorur edhe gjuhë banale e denigruese.

AGK e dënon kërcënimin dhe gjuhën e zyrtarit komunal ndaj gazetarit dhe e fton Ollurin të distancohet nga kjo qasje ndaj Ademit dhe t’i kërkojë falje publike.

AGK e fton Ollurin, që në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Ademi, t’i ndjek rrugët ligjore dhe assesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese, banale e denigruese ndaj gazetarit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon gazetarët që të mos zbrapsen nga kërcënimet e tilla ndersa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë në polici dhe në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Pandëshkueshmëria nxit sulmet ndaj gazetarëve

0

PRISHTINË, 30.11.2018 – Sulmet fizike dhe kërcënimet janë bërë të shpeshta ndaj gazetarëve të Kosovës. Institucionet e drejtësisë nuk i kanë sa duhet prioritet rastet e tilla, ndërsa edhe ato pak vendime që kanë marrë gjykatat ndaj kërcënuesve, kanë qenë vetëm gjoba nga 300-500 euro. Në këtë situatë, është domosdoshme të ketë rishikim të legjislacionit që i mbron gazetarët.

Sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë janë rritur gjatë viteve të fundit. Kërcënuesit por edhe nxitësit janë kryesisht politikanë, biznesmenë dhe grupe të ndryshme të interesit. Këtij trendi në rritje po i kontribuon mosefikasiteti i duhur i sistemit të drejtësisë.

Ndër gazetarët e kërcënuar më së shumti në Kosovë është Serbeze Haxhiaj, e cila për rreth 20 vjet punon në këtë profesion. Ajo ka trajtuar tema  hulumtuese të fushave të ndryshme dhe si rrjedhojë është kërcënuar shumë herë me qëllim të frikësimit dhe të detyrimit që të heq dorë nga hulumtimet.

Gjatë karrierës së saj, gazetarja Haxhiaj thotë se nuk mban mend saktësisht numrin e kërcënimeve ndaj saj, ndërsa vetëm pesë rastet e fundit i ka paraqitur në polici. Ajo thotë se kërcënimet kanë pasur një dozë efekti në punën e saj dhe ia kanë shkaktuar ndjenjën e pasigurisë pasi që i është dashur  të përgatitej për rreziqe.

“Megjithatë nuk mendoj që kjo ka frenuar gatishmërinë time për të punuar në tema që kanë qenë mjaft të ndjeshme për ambientin e të bërit gazetari në Kosovë”, thotë Haxhiaj.

Ajo thotë se në raste të tilla, pasiguria e një gazetari ndikon edhe në familje. Haxhiaj tregon se i biri e ka përjetuar keq faktin që ajo është ndodhur në rrethana të pasigurisë dhe kërcënimit. Në një rast,  pjesë e masave të sigurisë ka qenë edhe djali i saj i cili është dashur të dërgohej në shkollë me përcjellje.

“E shoh që kjo ka pas një ndikim negativ tek ai, sepse shpesh e ka drojën se unë mund të mos jem e sigurt”, thotë Haxhiaj.

Ajo shton se nuk ka pasur përvojë të mirë me policinë rreth trajtimit të këtyre kërcënimeve. Gazetarja Haxhiaj thotë se në disa raste,  hetimet janë kryer në mënyrë profesionale, por ka pasur edhe rast abuzimi nga pjestarët e policisë të cilët, sipas saj, kanë bërë ndryshimin e  gjendjes faktike të rastit.

“Në përgjithësi mendoj që gjyqësori si në të gjitha rastet e tjera edhe në këto të gazetarëve ka qenë tepër i ngathët për t`i zgjidhur rastet”, thotë Haxhiaj.

Ajo është duke pritur epilogun e hetimeve të policisë lidhur me rastin e ngjyrosjes me ngjyrë të kuqe të veturës së saj, veprim ky që është bërë dy herë gjatë muajit mars të këtij viti. Sipas informacioneve që ajo ka, disa gjëra kanë lëvizur në drejtim të ndricimit të rastit.

“Dua të besoj se do të  ketë një epilog të mirë”, thotë Haxhiaj.

Në lidhje me këtë çështje, zyra për informim e Policisë së Kosovës bën të ditur se janë kryer hetime, por nuk ka arritur të identifikojë asnjë të dyshuar ose dëshmitar ndërsa në lokacionin ku është gërvishtur vetura dy herë, nuk ka asnjë kamerë.

Policia rastin e ka proceduar në prokurori, por kjo ka ndodhur në ditën kur ka kthyer përgjigje pas interesimit tonë për këtë çështje. Pyetjet për këtë rast janë adresuar tek zyra për informim e Policisë së Kosovës, më 19 nëntor 2018.

“Në pamundësi që deri më tani të identifikohet personi i dyshuar, hetuesi i rastit Proformen e ka shndërruar në rast, dhe me datën 27.11.2018 rasti është proceduar në prokurori kundër N.N. personave”, thuhet në përgjigjen e zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

Ambienti i punës shpesh paraqet kërcënim për gazetarët

Sipas raportit hulumtues “Treguesit e Mediave 2015”, që mbështetet në këndvështrimin e gazetarëve mbi lirinë dhe kushtet e mediave në Kosovë,  gazetarët shprehen se ambienti ku punojnë paraqet një kërcënim për ta dhe se nuk ka reagim të duhur të policisë për t’i mbrojtur ata. Në kuadër të këtij hulumtimi, janë intervistuar 175 gazetarë të Kosovës. Përkatësia etnike e të anketuarve bazuar në mostrën e zgjedhur ka qenë: 81% shqiptarë, 14% serbë dhe pakicat e tjera janë të përfaqësuar me 5%.

Në pyetjen se a janë gazetarët të kërcënuar nga dhuna fizike gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, 22% u përgjigjën plotësisht; 62% deri në një masë po; 10% deri në një masë jo; dhe aspak 6%.

Në pyetjen se a u ofrohet mbrojtje gazetarëve nga policia në rastet kur kërkohet, 14 % prej të anketuarve kanë thënë plotësisht; 56 % deri në një masë po; 19 % janë shprehur deri në një masë jo; dhe 11% aspak.

Ndërsa në pyetjen se a i trajtojnë institucionet e drejtësisë rastet e kërcënimit ndaj gazetarëve në mënyrë adekuate, 7% kanë thënë plotësisht; 46 % janë shprehur deri në një masë po; 27 % deri në një masë jo; dhe 20% kanë thënë aspak.

Ndërkaq, të dhënat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës tregojnë se përveç sulmeve fizike dhe kërcënimeve, në vitet e fundit kanë filluar edhe sulmet ndaj pronave të gazetarëve dhe medieve.

      Numri i sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve në Kosovë ndër vite

           Viti Sulme fizike Kërcënime                Dëmtim prone Arrestime Arbitrare Burgosje
Të gazetarëve Të mediumeve
2014 6 9
2015 1 12 1
2016 2 8 2 1 2
2017 3 19 1 1
Nëntor 2018 2 11 1

Burimi: AGK

Rastet e sulmeve fizike dhe kërcënimeve nuk janë trajtuar si duhet

Flutura Kusari juriste e fushës së medieve thotë se një nga arsyetimet më të shpeshta të prokurorisë dhe policisë lidhur me atë se pse nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për gjetjen e kërcënuesve të gazetarëve është se gazetarët nuk i raportojnë rastet.

Ajo thotë se problemi nuk është tek gazetari i cili nuk raporton, por tek prokuroria e cila e ka humbur besueshmërinë. Kusari thotë se edhe për rastet që janë raportuar, ndjekja nuk është kryer si duhet.

“Si mund të shkojë për shembull një gazetar në prokurori, nëse ai nuk i beson atyre”, thotë Kusari.

Ajo thotë se rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve nuk do të duhej të trajtoheshin sikur ndaj një qytetari të rëndomtë, por duhet që me Kodin Penal të parashihen vepra penale të veçanta kundër kërcënimit të gazetareve. Kjo sipas Kusarit do të kishte efekt në dy aspekte.

“E para, do të krijohej bindja në publik se nëse e kërcënon një gazetar, dënimi do të jetë shumë më i lartë. E dyta, do ta vëresh me policinë dhe të tjerët se është problem të klasifikohen rastet të cilat kanë të bëjnë me gazetarët, sepse hyjnë në të njëjtën kategori me rastet tjera”, thotë Kusari.

Ajo thotë se çështja e statistikave është mjaft problematike si në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi, kështu që kjo do të kishte ndihmuar edhe në aspektin e klasifikimit të veprave ndaj gazetarëve.

Kusari thotë se për shkak të rritjes së numrit të kërcënimeve ndaj gazetarëve kohëve të fundit, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ketë rishikim të legjislacionit që i mbron gazetarët.

Sipas saj, ndodhë që policia dhe prokuroria nuk janë të përgatitur se si të merren me rastet e gazetarëve dhe ky element sipas saj, është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse e përcakton komplet rezultatin e hetimeve.

“Kjo normalisht se është e lidhur me ndjekjen penale, e cila idealisht do të duhej të rezultonte me një aktgjykim. E tash këtu është problemi tjetër me gjykatat”, thotë Kusari.

Ajo thotë se edhe ato pak aktgjykime që janë marrë për rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve, dënimetqë kanë marrë kërcënuesit kanë qenë vetëm 500 euro.

“Kjo jep një mesazh të gabuar në shoqëri se çfarë ju ndodhë atyre që kërcënojnë gazetarët”, thotë Kusari.

Hetimet duhet të fokusohen edhe te organizatorët e sulmit apo kërcënimit

Petrit Çollaku, drejtor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), thotë se Policia dhe Prokuroria e Shtetit kanë përmirësuar mekanizmat për mbrojtjen e gazetarëve. Ai thotë se edhe Gjykata Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm me emërimin e koordinatorit që do t`i trajtojë rastet e gazetarëve në lëndët penale dhe civile.

Megjithatë, AGK kërkon që të tri këto institucione të jenë më efikase në mënyrë që hallka e këtij zinxhiri të funksionojë në rregull, thotë Çollaku.

“Një rast e kemi ku një aktakuzë ndaj një personi zyrtar që kishte kërcënuar një gazetar kishte arritur afatin e parashkrimit”, thotë Çollaku.

Ai thotë se Policia duhet t`i zgjerojë hetimet dhe t`i zbulojë organizatorët e sulmeve apo nxitësit e akteve të tilla ndaj gazetarëve.

Çollaku thotë se sivjet është ngritur aktakuzë ndaj një biznesmeni dhe një kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

“Të dy kanë kërcënuar me jetë gazetarët”, thotë Çollaku.

Ai thotë se gjatë këtij viti, gjykatat e Kosovës kanë trajtuar disa raste që përfshijnë gazetarët dhe mediet. Së fundmi, Gjykata Themelore e Mitrovicës, dega në Vushtrri ka dënuar dy persona me burg, për sulm fizik ndaj një gazetari në vitin 2016.

Çollaku thotë se në fillimvit, Gjykata Themelore e Pejës ka nxjerr verdikt në favor të një gazetari i cili ka qenë pre fushatës linçuese të një kompanie private. Ndërsa kompania është dënuar me 15 mijë euro kompensim ndaj gazetarit.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës,  Gjykata Themelore e Prishtinës ka trajtuar disa raste civile ndërsa tri padi për shpifje kundër medieve, i ka hedhur poshtë. Kjo gjykatë poashtu ka sjell një aktgjykim në favor të një organizate joqeveritare në lidhje me qasjen në dokumente publike.