Home Blog

Raporto rastin

0

Raporto rastin

    PoJo

    PoJo


     

    Publikimet

    0

    Lajmet e Fundit

    0

    Kërcënime të tjera ndaj gazetarve, Elvin Luku, 30/06/2024, Tirana

    0
    Në mëngjesin e 30 qershorit 2024, faqja personale e Facebook-ut e administratorit Elvin Luku, nga e cila menaxhoheshin rrjetet sociale të portalit www.medialook.al dhe...

    Kërcënime të tjera për gazetarët, nga mjekja Alketa Ymeri Pere, 27.06.2024,...

    0
    Pas skandalit të fundit në Spitalin Onkologjik në Tiranë, mjekja Alketa Ymeri Pere iu drejtua gazetarëve me gjuhë joetike dhe intimiduese gjatë një interviste. Doktoresha...

    Kërcënime të tjera për gazetarët 21.06.2024, Tiranë, Elbasan.

    0
    Më 21 qershor, gjatë zgjedhjeve për rektoratet dhe dekanët në universitetet publike në Shqipëri, gazetarët u përballën me pengesa të konsiderueshme në Universitetin e...

    Sulmet aktuale ndaj gazetarit Freard Rista dhe grupit të xhirimit, Vlorë,...

    0
    Më 18 qershor 2024, ekipi hetimor i emisionit “Piranjat” udhëtoi në Vlorë pas një ankese nga zonja Sabihe Likaj për hedhjen e paligjshme të...

    Kërcënime të tjera ndaj gazetares Odeta Gjevori, Fier, 30/05/2024

    0
    Kërcënimet e noteres Anila Haxhiu ndaj gazetares së emisionit "Stop" Odeta Gjevori janë alarmante për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme programi STOP,...

    Kërcënime të tjera ndaj gazetarit, Arbër Hitaj, Tiranë, 29.05.2024

    0
    Më 29 maj 2024, Arber Hitaj, prezantues televiziv i Studio Live dhe drejtues i Shoqatës së Gazetarëve Evropianë, Seksioni Shqiptar (AEJ Albania) u sulmua...

    Kërcënime të tjera ndaj gazetarëve nga Garda e Republikës, Tiranë, 30.05.2024

    0
    Më 30 maj 2024, gjatë një seance plenare në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët duhej të votonin mbi krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar Kundër...

    Kërcënime ndaj gazetarit Freard Rista, 05.10.2024, Tiranë

    0
    Administratori i një kompanie ndërtimi i është kundërpërgjigjur në mënyrë agresive gazetarit investigativ Freard Rista. Alfred Beqaraj, administrator i një kompanie ndërtimi në Tiranë, është...

    Sulme ndaj gazetarëve gjatë protestës pranë Bashkisë së Tiranës, Tiranë 28/05/2024

    0
    Gjatë një proteste të mbajtur nga opozitarët politikë para godinës së Bashkisë së Tiranës mëngjesin e sotëm, një koktej molotovi shpërtheu aksidentalisht pranë gazetarëve...

    Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike, 17/05/2024, Tiranë

    0
    Mediat pengohen nga filmimi i takimit me gazetarët e shkarkuar të RTSH Më 17 maj 2024, deputetja Ina Zhupa zhvilloi një takim në Kuvendin e...

    Kërcënimet ndaj mediave dhe organizatave mediatike, Tiranë, 23/04/2024

    0
    Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar disa media shqiptare si “tuba kanalizimesh” në dy përgjigje të veçanta publike më 23 prill në lidhje me...

    Sulm ndaj mediave dhe organizatave mediatike, Citizens Channel, 02/04/2024, Tiranë

    0
    Më 2 prill, Citizen Channel, një media jofitimprurëse dhe e pavarur në Shqipëri, po përballet me një situatë shqetësuese. Postimet e tyre në Facebook...

    Safejournalists – Index – Tirana

    0

    Western Balkans Journalists’ Safety Index

    Treguesi i Nivelit të Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor

    Raport përshkrues Shqipëria 2021

     

    Mjedisi ligjor dhe organizativ

    Treguesi 1.1 – Dispozitat ligjore në lidhje me shpifjen dhe zbatimi e tyre nuk prodhojnë efekte frenuese për gazetarët dhe mediat

    Pikët (2.91) – Në Shqipëri, shpifja është ende një kundërvajtje penale dhe ka pasur përpjekje të kohëve të fundit nga zyrtarët qeveritarë për të rritur sanksionet. Në vitin 2020, u bë një përpjekje për të futur ndryshime në Kodin Penal në lidhje me shpifjen që nwnkuptonin ndryshime deri nw penalizimin e mundshëm të përmbajtjes në internet. Në Shqipëri ka të dhëna të kufizuara në lidhje me dënimet e vendosura ndaj gazetarëve për shpifje dhe përdorimin e precedentëve nga vitet e kaluara. Gazetaria hulumtuese dhe kritike janë veçanërisht më shpesh objekt i padive për shpifje të nisura nga politikanët dhe përfaqësuesit e bizneseve të mëdha, të cilat mund të prodhojnë një efekt rrëqethës në mediat kritike dhe investigative.

    Treguesi 1.2 – Konfidencialiteti i burimeve të gazetarëve garantohet me ligj dhe respektohet nga autoritetet

    Pikët (4.51) – Mbrojtja e burimeve konfidenciale të informacionit është e garantuar me ligj. Megjithatë, gjyqtarët zakonisht priren të kërkojnë burimet në padi me anë të një interpretimi të lirshëm të asaj që përbën interes publik. Ka pasur raste kur autoritetet (gjyqësore) u kanë kërkuar gazetarëve të zbulojnë burimet e tyre edhe pse si pjesë e hetimeve zyrtare dhe në përputhje me kuadrin ligjor. Në vitin 2020, nuk u regjistruan raste sanksionesh ndaj gazetarëve që refuzuan të zbulojnë identitetin e burimit.

    Treguesi 1.3 – Ligjet e tjera zbatohen me objektivitet dhe u bëjnë të mundur gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të medias të punojnë lirshëm dhe të sigurt

    Pikët (3.41) – Përdorimi arbitrar i legjislacionit tjetër si gjendja e jashtëzakonshme dhe kufizimet kundër COVID-19 ishin të dukshme gjatë vitit 2020. SLAPP po rritet në peizazhin mediatik shqiptar si një mekanizëm për të censuruar, frikësuar ose heshtur mediat e pavarura. Në vitin 2020, ka pasur paralajmërime të rëndësishme në lidhje me sigurinë e gazetarëve që raportojnë gjatë protestave. Qasja në informacionin në kohë, cilësor dhe të besueshëm është sfiduese për shkak të mungesës së përgjithshme të transparencës dhe kulturës së llogaridhënies në institucionet publike. Situata aktuale me qasjen në informacionin publik e bën të vështirë për gazetarët të kryejnë raportime investigative dhe të bëjnë shkrime kritike.

    Treguesi 1.4 – Gazetarët janë të lirë të ndjekin profesionin e tyre dhe të krijojnë, të anëtarësohen dhe të marrin pjesë në shoqatat e tyre.

    Pikët (3.96) – Gazetarët ndonjëherë janë nën presion, gjë që i pengon ata të realizojnë plotësisht profesionin e tyre. Për shkak të kufizimeve të COVID-19, por jo vetëm, në disa raste gazetarët nuk kanë qenë në gjendje ose nuk janë lejuar të raportojnë ngjarje qeveritare, seanca gjyqësore dhe spitale. Edhe pse gazetarët janë të lirë të organizohen në shoqata profesionale, akoma shoqata të tilla përballen me shumë dobësi në aspektin e burimeve, kapaciteteve, rrjetëzimit dhe aftësisë së përgjithshme për të advokuar qeverinë për ndryshimet drejt një mjedisi mediatik mundësues.

    Treguesi 1.5 – Vendi i punës i gazetarëve është i garantuar dhe i mbrojtur në mjedisin e punës

    Pikët (2.66) – Të drejtat e punës për gazetarët nuk respektohen plotësisht, veçanërisht në mediat private, mediat lokale, mediat online. Gjithashtu, gazetarët e rinj dhe gratë gazetare përballen me më shumë sfida. Mungesa e kontratave të punës, politikat e papërshtatshme të sigurisë sociale dhe të mirëqenies mbeten çështje shqetësuese, si dhe kushtet e përgjithshme të punës së gazetarëve, të cilat u përkeqësuan gjatë pandemisë COVID19. Asnjë marrëveshje kolektive nuk nënshkruhet për mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve në mediat private. Nuk ka sindikata të gazetarëve në mediat private në Shqipëri. Jo të gjithë gazetarët kanë qasje në ndihmën juridike falas të ofruar nga media që ata janë të punësuar.

    Parandalimi i duhur


    Treguesi 2.1 – Gazetarët dhe aktorët e medias kanë akses te masat e menjëhershme dhe efektive mbrojtëse kur ndjehen të kërcënuar

    Pikët (2.85) – Institucionet shtetërore të Shqipërisë nuk kanë krijuar ende mekanizma efektivë të veçantë për gazetarët dhe stafin e medias për tu siguruar atyre amasa mbrojtëse kur ata kërcënohen. Shërbim ligjor i specializuar për gazetarët ende nuk ka. Shumica e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2020 i referohen arrestimeve të paligjshme të policisë ose ndalimit të gazetarëve gjatë mbulimit të protestave ose raportimit nga terreni. Masat pasuese, të tilla si hetimet dhe sjellja e autorëve para drejtësisë në rast të sulmit ndaj gazetarëve, janë të ngadalta dhe joefektive. Institucioneve shtetërore u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbrojtur gazetarët në hapësirën online dhe offline.

    Treguesi 2.2 – Gazetarët dhe aktorët e tjerë të medias (jeta ose integriteti fizik i të cilëve janë në rrezik real dhe të menjëhershëm) kanë akses te mekanizmat specifikë mbrojtjeje/sigurie

    Pikët (2.78) – Mekanizmat e mbrojtjes dhe sigurisë së viktimave të parashikuara në ligj nuk janë posaçërisht për gazetarët dhe viktimat nuk mund të përfitojnë mbrojtje të mjaftueshme ose alternative për zhvendosje brenda në vend, Nuk ka të dhëna në dispozicion se sa gazetarë kanë përfituar nga ky mekanizëm mbrojtjeje dhe sigurie ose nëse e kanë përdorur këtë mekanizëm në vitin 2020. Disa organizata joqeveritare u japin këshilla dhe mbështetje ligjore gazetarëve për të marrë mbrojtje dhe siguri nga mekanizmat ligjorë në vend.

    Treguesi 2.3 – Gazetare gra kanë akses te masat ligjore dhe mekanizmat e mbështetjes kur përballen me kërcënime, ngacmime dhe dhunë me bazë gjinore.

    Pikët (3.49) – Shqipëria ka ratifikuar dhe raporton rregullisht në KiE për Konventën e Stambollit, por ende nuk e ka zbatuar atë në mënyrë efektive. Mekanizmat ekzistues për të mbështetur viktimat e dhunës me bazë gjinore janë ende të dobëta dhe jo të pajisura mjaftueshëm për të ofruar këshilla dhe ndihmë për gazetaret femra. These mechanisms are not specific to women journalists and the threats they face in their work.

    Treguesi 2.4 – Është krijuar praktika e rregullt e dënimit publik të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

    Pikët (2.73) –Praktika e dënimit të qartë dhe pa ekuivok i sulmeve ndaj gazetarëve nuk është krijuar ende. Përkundrazi, vetë zyrtarët e qeverisë i sulmojnë verbalisht gazetarët. Edhe në rastet kur ka një dënim publik, ai bëhet në kontekstin e konfrontimeve politike.

    Treguesi 2.5 – Organet e policisë janë të ndjeshme ndaj çështjes së mbrojtjes së gazetarëve.

    Pikët (2.98) – Oficerët e policisë nuk treguan ndjeshmëri në veprimet e tyre gjatë vitit 2020 për gazetarët, disa raste u raportuan për ndalime të pabazuara të gazetarëve, veçanërisht gjatë mbulimit të protestave ose ngjarjeve të drejtpërdrejta. Autoritet policore kanë njohuri bazë se si të sillen me gazetarët dhe profesionistët e mediave, por nuk ka protokolle apo udhëzime për mbrojtjen e gazetarëve në praktikën e tyre të përditshme të punës. Ekzistojnë gjithashtu burime dhe kapacitete të kufizuara për të trajtuar një çështje të tillë të ndjeshme.

    Proces i rregullt

    Treguesi 3.1 – Njësitë dhe/ose oficerët e investigimit të specializuara janë të pajisur me ekspertizën përkatëse për hetimin e sulmeve dhe dhunës ndaj gazetarëve

    Pikët (2.96) – Agjencitë e zbatimit të ligjit janë të pajisura në mënyrë të moderuar me njohuritë dhe burimet për të hetuar sulmet dhe dhunën kundër gazetarëve. Mungojnë protokollet specifike të hetimeve për të siguruar zbulimin dhe ndjekjen efikase të agresionit dhe dhunës ndaj gazetarëve. Sfidat e përgjithshme që lidhen me reformën e vazhdueshme të drejtësisë dhe procesin e vetingut ndikojnë në kapacitetet dhe burimet e prokurorive dhe gjykatave për t’u marrë me rastet e gazetarëve.

    Treguesi 3.2 – Hetimet për sulme të rënda fizike ndaj gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të mediave kryhen në mënyrë efikase (të pavarur, të plotë dhe të menjëhershme).

    Pikët (2.61) – Sulmet fizike kundër gazetarëve gjatë viteve të fundit nuk janë hetuar siç duhet. Disa raste mbeten të pazgjidhura dhe ka transparencë të kufizuar në procesin hetimor edhe për shkak të fshehtësisë së hetimit. Zakonisht këto procese janë të gjata, të ngadalta dhe me informacion të kufizuar publik.

    Treguesi 3.3 – Gazetarët dhe aktorët e tjerë të mediave mbrohen me efikasitetet nga format e ndryshme të ngacmimeve online.

    Pikët (2.58) – Autoritetet shtetërore nuk kanë njohuri, kompetenca, burime dhe procedura për mbrojtjen e gazetarëve nga ngacmimet online. Nuk janë marrë masa specifike për të mbrojtur gazetarët nga sulmet online. Ngacmimi online është veçanërisht shqetësues për gazetaret femra.

    Treguesi 3.4 – Hetimet e të gjitha formave të sulmeve dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe aktorëve të tjerë të mediave kryhen në mënyrë transparente.

    Pikët (2.57) – Nuk ka tregues që të evidentojë se kryhen hetimet për rastet e sulmeve ndaj gazetarëve. Autoritetet nuk japin të dhëna të përditësuara për rastet kryesore të sulmeve fizike ndaj gazetarëve.

    Treguesi 3.5 – Autoritetet shtetërore krijojnë sisteme cilësore të mbledhjes së statistikave për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

    Pikët (2.28) – Asnjë nga autoritetet kompetente shtetërore dhe gjyqësore nuk kanë krijuar sisteme cilësore dhe specifike të mbledhjes së statistikave mbi sulmet kundër gazetarëve dhe mbi pandëshkueshmërinë. Institutions Institucioneve shtetërore u mungojnë burimet dhe kapacitetet për të mbledhur dhe publikuar të dhëna të tilla.

    Siguria aktuale

    Treguesi 4.1 – Kërcënime dhe ngacmime jo-fizike

    Pikët (3.60) – Disa raste janë identifikuar si kërcënuese për punën e pavarur të gazetarëve në Shqipëri nëpërmjet shtimit të padive kundër gazetarëve, veçanërisht gazetarëve investigativ. Këto padi zakonisht ngrihen nga zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe korporata të mëdha biznesi.

    Treguesi 4.2 – Kërcënimet kundër jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve

    Pikët (4.26) – Kërcënimet kundër jetës dhe sigurisë fizike të gazetarëve ekzistojnë në mënyrë të nënkuptuar dhe të qartë dhe disa raste u raportuan në vitin 2020 nga Rrjeti i Sigurt i Gazetarëve dhe platforma të tjera ndërkombëtare për lirinë e medias. Sidoqoftë, raste të tilla nuk janë sistemike.

    Treguesi 4.3 – Sulme aktuale

    Pikët (3.43) – Sulmet aktuale kundër gazetarëve janë regjistruar në vitin 2020 siç janë dëmtimet fizike aktuale, ndalimi arbitrar, konfiskimi i pajisjeve dhe ndërprerja e raportimit veçanërisht gjatë protestave në maj dhe dhjetor 2020.

    Treguesi 4.4 – Kërcënime dhe sulme ndaj mediave dhe shoqatave të gazetarëve

    Pikët (3.84) – Në vitin 2020, ka pasur vetëm disa raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj mediave dhe asnjë rast sulmi ndaj shoqatës së gazetarëve.

    Sulmet ndaj gazetarëve

    0

    Mbi raportin vjetor të transmetuesit publik në Kuvendin e Shqipërisë

    0
    Paraqitja e raportit vjetor të transmetuesit publik (RTSH) para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik më 24 qershor 2024 u prit...

    Platforma SafeJournalists po mban në Prishtinë, punëtorinë dyditore për monitorimin e...

    0
    Hulumtuesit e Platformës Rajonale të Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists, në një punëtori dyditore që po mbahet në Prishtinë, do të trajnohen për monitorimin e shkeljeve...

    Rreth konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe...

    0
    Rreth konstituimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera...

    Mbi raportin vjetor të rregullatorit të medias në Kuvendin e Shqipërisë

    0
    Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) i Shqipërisë paraqiti raportin e tij vjetor për vitin 2023 në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik....

    Shqetësime mbi Trajtimin dhe Qasjen ndaj Mediave në Parlamentin Shqiptar

    0
    Më 30 maj 2024, gjatë një seance plenare në Parlamentin e Shqipërisë, deputetët ishin caktuar të votonin për krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar...

    Deputetet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike (PD) “Rithemelimi” dorëzuan në...

    0
    Në datën 23 maj 2024, Partia Demokratike (PD) “Rithemelimi” e Shqipërisë paraqiti në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë që synon rritjen e mbrojtjes së...

    Women MP-s of the Democratic Party (PD) “Rithemelimi” submitted a draft...

    0
    On May 23, 2024, the Democratic Party (PD) “Rithemelimi” of Albania submitted a draft resolution to the Parliament aimed at enhancing the protection of...

    Liria e medias po tkurret, si mund të mbrohen gazetarët nga...

    0
    Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të ushtruar profesionin e gazetarit. Raportet nga organizata të besueshme ndërkombëtare flasin për një situatë të përkeqësuar...

    Deputetja e opozitës Ina Zhupa takohet me gazetarët e shkarkuar të...

    0
    Deputetja e opozitës Ina Zhupa organizoi një takim me 28 gazetarë dhe operatorë të shkarkuar së fundmi nga Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Të pranishmit...

    Mungesa e sigurisë së gazetarëve bën bashkë palët e interesit

    0
    Gazetarë, organizata të medias dhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës u mblodhën bashkë në një tryezë diskutimi për të folur mbi sigurinë e gazetarëve,...

    Kryebashkiakut i Tiranës, Erion Veliaj akuzon publikisht gazetarët dhe analistët e...

    0
    Më 30 prill 2024, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri një sërë komentesh nxitëse drejtuar analistëve të kanaleve...

    Komisioni i Dezinformimit, vigjilencë apo kërcënim për lirinë e medias

    0
    Më 28 mars, shtatë deputetë të Partisë Socialiste, në qeverisje në Shqipëri që nga viti 2013, propozuan krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar...

    TË DREJTAT E JUAJA

    0

    TË DREJTAT  TUAJA

    Mbrojtja e të drejtave dhe sigurisë së gazetarëve, si dhe mbrojtja e lirisë së medias në tërësi, kërkon angazhim dhe veprim proaktiv jo vetëm nga shoqatat e gazetarëve dhe sindikatat, mediat, por edhe nga gazetarë individualë, redaktorë, kameramanë, fotoreporterë. dhe profesionistë të tjerë të medias.. Njohja se cilat të drejta dhe liri u garantohen gazetarëve dhe punonjësve të medias në përputhje me legjislacionin kombëtar në Ballkanin Perëndimor, si dhe me aktet dhe konventat ndërkombëtare, është imperativ për ruajtjen dhe mbrojtjen e lirisë së medias.Të drejtat e gazetarëve dhe liria e medias janë pjesë e Neni 10 i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore: “Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të mbajtur mendime dhe për të marrë e për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrje nga autoriteti publik dhe pavarësisht nga kufijtë. Ky nen nuk i pengon Shtetet që të kërkojnë licenca për transmetim, televizion ose kinema. Për shkak se mbart detyra dhe përgjegjësi, ushtrimi i këtyre lirive mund t’i nënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose gjobave të tilla që parashikohen me ligj dhe janë të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike për të parandaluar trazirat ose krimet, për të mbrojtur shëndetin ose moralin, për të mbrojtur reputacionin ose të drejtat e të tjerëve, për të mbrojtur zbulimin e informacionit konfidencial ose për të ruajtur autoritetin dhe paanshmërinë e gjyqësorit”.

    E drejta e lirisë së shprehjes

    E drejta e lirisë së shprehjes përfshin: të drejtën e mendimit, të drejtën për të marrë informacion dhe ide, të drejtën për të dhënë / shpërndarë informacion dhe ide dhe të drejtën për gazetari hulumtuese. E drejta për të dhënë mendim është kushti themelor për të gjitha kushtet tjera dhe gëzon mbrojtje absolute. E drejta për të dhënë informacione dhe mendime është i një aspekti vital i jetës politike për të gjitha shtetet dhe qytetarët e tyre. E drejta për të marrë informacion apo ide është e drejtë për të mbledhur dhe kërkuar informacion nëpërmjet të gjitha burimeve të mundshme ligjore dhe i referohet lirive të shtypit/mediave, duke përfshirë lirinë për të shtypur dhe shpërndarja e të përditshmëve dhe publikimeve tjera të shtypura, liria për transmetimin e programeve të radiove dhe televizioneve, liria për të publikuar përmbajtje në internet, po ashtu edhe obligimet dhe përgjegjësitë që vijnë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces. Në interpretimin e saj të nenit 10 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka zgjeruar të drejtën e lirisë së shprehjes në përfshirjen e jo vetëm lirisë së publikimit, por gjithashtu edhe lirinë e hulumtimit, që është vendimtare për gazetarinë hulumtuese. E drejta e gazetarëve dhe mediave që të mblidhen, hulumtojnë dhe qarkullojnë informacione nuk duhet të rrezikohet apo të jetë subjekt i ndalesave apo sanksioneve. Standardet e BE-së në lirinë e shprehjes kërkojnë nga qeveritë të propagojnë, mbrojnë dhe respektojnë lirinë e shprehjes, shumëllojshmërinë e mediave dhe misionin e tyre politike, kulturor dhe shoqëror.

    E drejta në lirinë e informacionit

    E drejta e lirisë së informacionit është njëra nga gurthemelët në një shoqëri demokratike. Sigurimi i qasjes publike në informacione është domosdoshmëri për të gjitha autoritetet publike. E drejta për informacion qëndron mbi një parim themelor ku të gjitha informacionet të mbajtura nga autoritetet publike duhen të jenë të hapura dhe kjo rregull mund të shkilet vetëm në disa rrethana të kufizuara. Gazetarët dhe mediat kanë të drejtë për qasje të papengueshme në të gjitha informacionet dhe burimet, duke përfshirë edhe ato të huaja. Shtetet dhe institucionet që kontrollojnë shtetin kanë marrë përgjegjësinë (përmes legjislacionit vendor dhe/ose konventave ndërkombëtare) për të mos kufizuar lirinë e informacionit për gazetarët dhe mediat dhe për ti përkrahur ato në mbledhje dhe kërkim të informacionit. Ndonëse e drejta në lirinë e informacionit i përket të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm për gazetarë, dhe është me një rëndësi të veçantë për gazetarinë sepse është kriteri më i madh për një shoqëri të lirë dhe media të lira. Duke ushtruar të drejtën për lirinë e informacionit, gazetarët dhe mediat mund të ndihmojnë për të siguruar përgjegjësinë dhe transparencën e qeverisë dhe të avokojë në pjesëmarrje të qytetarëve në procesin e vendim-marrjes nga ana e autoriteteve publike.

    Të drejtat për punësim

    Gazetarët dhe profesionistët në media po ashtu edhe punëtorët tjerë kanë garancione themelore në të drejtat për punë. Të drejtat individuale për punësim përfshijnë: e drejta për punë, mbrojtja kundër diskriminimit, siguria në punë, kushte të duhura për punë, pagesa të drejta, e drejta për sindikatë, e drejta për marrëveshje kolektive, e drejta për t’u informuar dhe këshilluar dhe mbrojtje e veçantë për kategori të caktuara të punëtorëve: fëmijët dhe të rinjtë, gratë, anëtarët e grupeve minoritare, punëtorët migrant, etj. Të drejtat individuale të punësimit mbrohen nga rregulloret e ndryshme, kryesisht nga ligji i punës që përcakton se punëdhënësit duhet të kenë përfunduar me kontrata të punës me gazetarët dhe profesionistët e mediave dhe të sigurojnë dalje në pension dhe mbulesë të kujdesit shëndetësor, pajtohet me dispozitat ligjore duke rregulluar kohën maksimale të punës, duke iu dhënë punëtorëve pushim vjetor me pagesë, duke paguar pagën e arritur me marrëveshje, me një fjalë të garanton të gjitha të drejtat që i gëzojnë të gjithë qytetarët tjerë.

    Liria për të kritikuar zyrtarët publik

    Liria për të kritikuar zyrtarët publik iu jep gazetarëve dhe mediave mundësinë për të vëzhguar punën e zyrtarëve publik dhe figurave publike në përgjithësi. Politikanët, zyrtarët publik dhe figurat tjera publike në mënyrë “vullnetare” vendosin për të fituar besimin publik dhe vëjnë në dukje vetveten në debate publike politike. Për këtë arsye, ata i nënshtrohen vëzhgimit publik dhe potencialisht mund të kritikohen ashpër nga mediat për mënyrën se si ata kryejnë detyrat e tyre. Mediat pra veprojnë si vëzhgues publik, duke kontribuar në transparencën dhe llogaridhënien e autoriteteve publike dhe mbrojtjen e të drejtës në debat politik dhe të drejtën e qytetarëve për të diskutuar të gjitha çështjet që ndikojnë në jetën e tyre. Politikanët nuk duhet të mbrohen nga kritikat më shumë se kushdo tjetër, dhe gazetarët dhe mediat nuk duhet të përballen me sanksione të rënda për komente kritike ose ekspozim të figurave publike dhe politike të shqyrtimit publik. Ky parim vlen edhe për zyrtarët publikë; përjashtime mund të bëhen vetëm në një numër të kufizuar të rasteve kur ajo ndërhyn me punën e zyrtarëve publikë (p.sh. në gjyqësor).

    Fshehtësia e burimeve dhe materialeve gazetareske

    Fshehtësia e burimeve të gazetarisë dhe e drejta e gazetarëve për të përdorur burime pa emra duhet plotësisht të respektohet. Kërkimet policore të zyrave dhe hapësirave tjera të mediave, përgjimi i komunikimeve në mënyrë që të zbulohet burimi apo për të rrezikuar besueshmërinë e procesit redaktues është e papranueshme në shoqëritë demokratike. Edhe kur kërkojnë për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve, agjencitë e zbatimit të ligjit apo institucionet gjyqësore nuk duhet të urdhërojnë profesionistët e mediave të dorëzojnë informacione ose materiale (p.sh. shënime, fotografi, audio ose video) të fituara për qëllime të raportimit në një situatë krize, po ashtu nuk duhet atë material të tillë të konfiskojnë dhe të përdoret në procedurat ligjore. Çdo devijim nga këto parime do të përbënte shkelje të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

    Ndërhyrja në privatësi për të mirën publike

    Jeta private dhe familjare e politikanëve dhe zyrtarëve public nuk duhet ti nënshtrohet raportimit nga mediat, pasi që ato mund të shkelin nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Lirive Themelore. Sidoqoftë, informacioni në lidhje me jetën e tyre private mund të zbulohen në qoftë se ajo është e lidhur direkt me kryerjen e detyrave të tyre publike, pa dëme të panevojshme ndaj palëve të treta (fëmijët ose anëtarët e tjerë të familjes). Kur flasim për ndërhyrjen në privatësinë e politikanëve dhe zyrtarëve publik për hir të interest publik, “interesi publik” duhet të kuptohet si veprime apo/dhe informacion që kanë për qëllim të ndihmojnë publikun që të krijoj opinion apo të merr vendime sa i takon çështjeve apo ngjarjeve të caktuara, duke përfshirë edhe zbulimin e krimeve ose kundërvajtjeve, dhe për të parandaluar publikun që të mashtrohet nga deklaratat apo veprimet e individëve apo organizatave.” Gazetarët dhe redaktorët duhen të vlerësojnë interesin publik në baza të secilit rast para se të shpalosen informacionet private. Ngjajshëm, kur politikanët dhe figurat publike tërheqin vëmendje në disa aspekte të jetës së tyre private, mediat kanë të drejtë të raportojnë dhe informojnë publikun. Në rastet kur njerëzit të cilët janë nën hetime dhe vuajnë tragjedi personale, mediat duhet të tregojnë vëmendje dhe ti qasen çështjes me dhembshuri dhe maturi të duhur.

    Të drejtat e autorit

    Gazetarët përgjegjës dhe mediat duhet të respektojnë të drejtat e autorëve, qoftë të drejtat e autorit apo të tjera të lidhura, veprat e të cilëve ata janë duke përdorur. Këto janë të drejta themelore që mbrojnë çdo përpjekje krijuese ose intelektuale. Ato sigurojnë mbështetje për autorët në formën e njohjes apo honorareve dhe të ofrojnë siguri se puna e tyre do të jetë e mbrojtur nga dublikimi i paautorizuar. Të drejtat e autorëve janë të mbrojtura nga ligjet për të drejtën e autorit dhe të drejtave tjera të lidhura me të, si dhe kodet e gazetarëve të etikës dhe sjelljes për mediat dhe gazetarët, të cilat u japin pronarëve të drejtën për të autorizuar ose të ndalojnë ndonjë riprodhim të punës së tyre. Në të vërtetë, këto vepra nuk gëzojnë mbrojtje adekuate pasi që mediat shpesh ato që shpërndajnë, përdorin dhe i paraqesin ato në publik në një mënyrë shkelin të drejtat e autorit. Mediat mund të përdorin përmbledhjet dhe citatet në një gjatësi të arsyeshme, materiale nga botime të tjera dhe mbajtësve të tjerë të së drejtës së autorit pa leje, me kusht që të citojnë burimin e tyre. Çdo përdorim i konsiderueshëm apo riprodhimi i materialit të mbrojtur nga e drejta autoriale kërkon leje të veçantë nga mbajtësi i së drejtës autoriale, përveç rasteve kur leja autoriale është dhënë tashmë në material.

    Liria e satirës

    Përdorimi i satirës në gazetari është plotësisht formë legjitime e shprehjes. Humori dhe satira, të mbrojtura nga neni i 10 i Konventës, i lejon medias të teproj dhe madje të provokojë, përderisa ato nuk çorientojnë publikun. Për më tepër, roli i medias nuk është vetëm të informojë publikun – një demokraci pluraliste dhe liria e debatit politik presupozon informimin e publikut mbi të gjitha çështjet e interesit publik, dhe kjo përfshin të drejtën e mediave për të raportuar informacion negativ dhe kritikojnë politikanët dhe zyrtarët publikë, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar. Si pasojë, gazetarët dhe mediat kanë të drejtën legjitime për të publikuar informacion në lidhje me figurat publike dhe zyrtarëve që janë “tronditëse”, “shqetësuese”, apo edhe “fyese” për sa kohë që i shërben interesit publik dhe të drejtën e publikut për t’u informuar për të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe ato të diskutueshme.

    Ndalimi i censurës

    Censura duhet të ndalohet në mënyrë strikte. Gazetaria e pavarur në të gjitha mediat duhet të jetë e lirë nga persekutimi, presioni politik apo ndërhyrjeve te rregullatorët nga autoritetet publike. Mediat e shtypura dhe online duhet të përjashtohen nga kërkesa për liçensë shtetërore.

    Mbrojtja gjyqësore e gazetarëve

    Të gjitha shtetet kanë nevojë të sigurojnë që mediat dhe puna që ato bëjnë gëzojnë mbrojtje të plotë nga gjyqësori dhe autoritetet e pavarura. Gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave duhen të jenë të sigurtë nga sulmet fizike dhe ngacmimet. Autoritetet gjyqësore duhen të kryejnë hetime të plota dhe dënojnë të gjitha dhunimet dhe kërcënimet për dhunime.

    Presioni ekonomik në media

    Qëndrueshmëria dhe pavarësia ekonomike e medias nuk mund të rrezikohet as nga shteti, por edhe as nga kompanitë apo organizatat publike apo private. Kërcënimi me sanksione ekonomike është e papranueshme në shoqëritë demokratike dhe shteti duhet të mbrojë mediat nga presionet ekonomike dhe/apo përpjekjeve të “shantazhit” përmes financimit publik, marketingut apo reklamave të paguara. Kompanitë private duhen të respektojnë pavarësinë e mediave dhe të përmbahen nga ushtrimi i presionit apo mjegullimi i vijës në mes të gazetarisë dhe reklamimit.

    Publikimet

    0

    SafeJournalists: Të ndalojnë fushatat keqdashëse ndaj medieve të pavarura në Serbi

    0
    Dje, tre televizione me frekuenca kombëtare transmetuan një video të manipuluar me autor të panjohur, në të cilën mediat e pavarura e që janë...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Gazetarët e KRIK-ut përballen me padi...

    0
    Rrjeti i SafeJournalists (SJN) dhe organizatat partnere e Media Freedom Rapid Response (MFRR), dënojnë veprimet ligjore të paraqitura nga gjyqtarja Dušanka Gjorgjeviç dhe bashkëshorti...

    SafeJournalists: I papranueshëm vandalizimi i zyrave të QIKAs në Prishtinë

    0
    Logoja e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Veprim – QIKA nga Prishtina, e cila operon edhe si media feministe, është vandalizuar sot....

    SafeJournalists: Urgjentisht të adresohen kërcënimet online ndaj Lepa Dzundeva dhe gazetarëve...

    0
    Platforma e SafeJournalists është e alarmuar nga ngacmimet dhe kërcënimet e bëra online drejtuar Lepa Dzundeva të TV 24. Kjo armiqësi erdhi pas intervistës së...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Solidaritet dhe mbështetje e plotë për...

    0
    Këshilli i Gjykatës së Lartë vendosi më 10 prill 2024, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta, të cilat kishin përcaktuar...

    Deklarata e Rrjetit SafeJournalists për Votimin e Ardhshëm në Komisionin Special...

    0
    Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë përgatitet të votojë Projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve...

    Deklarata e Përditësuar nga Rrjeti SafeJournalists në lidhje me Arrestimin e...

    0
    Rrjeti i SafeJournalist ka ndjekur nga afër zhvillimet rreth arrestimit së fundmi të gazetarit Ervis Hasanaga në Shqipëri. Hasanaga u arrestua më 30 maj...

    Rrjeti SafeJournalists, partnerët e MFRR dhe Koalicioni për Lirinë e Medias...

    0
    Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias dhe Koalicioni për Lirinë e Medias dënojnë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në...

    Deklaratë e SafeJournalists për arrestimin e gazetarit në Shqipëri

    0
    Kemi marrë dijeni për arrestimin e gazetarit Ervis Hasanaga dhe po ndjekim nga afër zhvillimet në këtë rast. Jemi duke kërkuar në mënyrë aktive...

    SafeJournalists dhe MFRR dënojnë mosndëshkimin e për dy dekadave të vrasjes...

    0
    Në 20 vjetorin e vrasjes së gazetarit malazez Duško Jovanović, SafeJournalists dhe MFRR, bëjnë thirrje për veprime më të forta nga autoritetet. Organizatat për lirinë...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Kërcënime me vdekje ndaj redaksisë së...

    0
    Redaksia e revistës së përjavshme Nacional mori kërcënime me vdekje nëpërmjet një mesazhi të hënën, 20 maj 2024. Rrjeti i SafeJournalists dhe partnerët e...

    SafeJournalists: E papranueshme fushata ndaj të përjavshmes Novosti në Kroaci

    0
    Gazeta e përjavshme “Novosti” prej disa kohësh po përballet me kërcënime, të cilat nisën pas një fushate të rrezikshme nga partia politike “Domovinski pokret”...

    Aktivitet

    0

    SafeJournalists: Të ndalojnë fushatat keqdashëse ndaj medieve të pavarura në Serbi

    0
    Dje, tre televizione me frekuenca kombëtare transmetuan një video të manipuluar me autor të panjohur, në të cilën mediat e pavarura e që janë...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Gazetarët e KRIK-ut përballen me padi...

    0
    Rrjeti i SafeJournalists (SJN) dhe organizatat partnere e Media Freedom Rapid Response (MFRR), dënojnë veprimet ligjore të paraqitura nga gjyqtarja Dušanka Gjorgjeviç dhe bashkëshorti...

    SafeJournalists: I papranueshëm vandalizimi i zyrave të QIKAs në Prishtinë

    0
    Logoja e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Veprim – QIKA nga Prishtina, e cila operon edhe si media feministe, është vandalizuar sot....

    SafeJournalists: Urgjentisht të adresohen kërcënimet online ndaj Lepa Dzundeva dhe gazetarëve...

    0
    Platforma e SafeJournalists është e alarmuar nga ngacmimet dhe kërcënimet e bëra online drejtuar Lepa Dzundeva të TV 24. Kjo armiqësi erdhi pas intervistës së...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Solidaritet dhe mbështetje e plotë për...

    0
    Këshilli i Gjykatës së Lartë vendosi më 10 prill 2024, duke rrëzuar vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta, të cilat kishin përcaktuar...

    Deklarata e Rrjetit SafeJournalists për Votimin e Ardhshëm në Komisionin Special...

    0
    Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë përgatitet të votojë Projektvendimin “Për përbërjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve...

    Women MP-s of the Democratic Party (PD) “Rithemelimi” submitted a draft...

    0
    On May 23, 2024, the Democratic Party (PD) “Rithemelimi” of Albania submitted a draft resolution to the Parliament aimed at enhancing the protection of...

    Liria e medias po tkurret, si mund të mbrohen gazetarët nga...

    0
    Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të ushtruar profesionin e gazetarit. Raportet nga organizata të besueshme ndërkombëtare flasin për një situatë të përkeqësuar...

    Deputetja e opozitës Ina Zhupa takohet me gazetarët e shkarkuar të...

    0
    Deputetja e opozitës Ina Zhupa organizoi një takim me 28 gazetarë dhe operatorë të shkarkuar së fundmi nga Televizioni Publik Shqiptar (RTSH). Të pranishmit...

    Mungesa e sigurisë së gazetarëve bën bashkë palët e interesit

    0
    Gazetarë, organizata të medias dhe përfaqësues të qeverisë dhe opozitës u mblodhën bashkë në një tryezë diskutimi për të folur mbi sigurinë e gazetarëve,...

    Kryebashkiakut i Tiranës, Erion Veliaj akuzon publikisht gazetarët dhe analistët e...

    0
    Më 30 prill 2024, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri një sërë komentesh nxitëse drejtuar analistëve të kanaleve...

    Komisioni i Dezinformimit, vigjilencë apo kërcënim për lirinë e medias

    0
    Më 28 mars, shtatë deputetë të Partisë Socialiste, në qeverisje në Shqipëri që nga viti 2013, propozuan krijimin e një komisioni të posaçëm parlamentar...

    Tirana

    0

    Photo By: Andrija Vukelic

    Rastet e sulmit të gazetarëve

    Lajme

    Safe Journalists Reports

    Indeksi i Gazetarëve të Sigurt është një renditje vjetore e vendeve të përpiluar dhe publikuar nga ekspertë të Gazetarëve të Sigurt bazuar në vlerësimin e vetë organizatës për gjendjen e lirisë së shtypit në vendet në vitin e kaluar.

    Aktivitetet

    SafeJournalists: Të ndalojnë fushatat keqdashëse ndaj medieve të pavarura në Serbi

    Dje, tre televizione me frekuenca kombëtare transmetuan një video të manipuluar me autor të panjohur, në të cilën mediat e pavarura e që janë të zëshme e...

    SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Gazetarët e KRIK-ut përballen me padi SLAPP pas publikimit të profilit të gjyqtares Dushanka Gjorgjevic në databazë

    Rrjeti i SafeJournalists (SJN) dhe organizatat partnere e Media Freedom Rapid Response (MFRR), dënojnë veprimet ligjore të paraqitura nga gjyqtarja Dušanka Gjorgjeviç dhe bashkëshorti i saj kundër...

    SafeJournalists: I papranueshëm vandalizimi i zyrave të QIKAs në Prishtinë

    Logoja e organizatës joqeveritare Qendra për Informim, Kritikë dhe Veprim – QIKA nga Prishtina, e cila operon edhe si media feministe, është vandalizuar sot. Në deklaratën e...

    Publikimet

    Publikimet